Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 83 here

On line 11 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 670 here

On line 155 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 581 here

On line 155 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 501 here

On line 156 dite

video »

5/10/2008 2:11:02 PM

Dinamo / Trajneri Daja: Tė ruajmė atė qė kemi ndėrtuar

info@hermesnews.org


Nga Gjergj Vyshka

10 Maj 2008, AlbaniaSport.net - Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, i ka kėrkuar lojtarėve tė tij nė prag tė ndeshjes me Besėn nė "Selman Stėrmasi", qė tė ruajnė atė ēka kanė ndėrtuar deri mė tani. "Jemi pėrsėri pėrpara njė sfide shumė tė vėshtirė, - deklaron Daja. - Besa ka zhvilluar njė kampionat tė mirė, ėshtė me meritė nė vendin e tretė dhe, nė kėto javė tė fundit, duke lėnė mėnjanė humbjen e javės sė kaluar me Partizanin, ka patur rezultate pozitive."

Mė tej, ai ka shtuar: "Duke e ditur qė ata kėrkojnė dhe Kupėn Intertoto, atėherė ndeshja bėhet dhe mė e vėshtirė. Por do ta marrim fitoren". Sipas Dajės, kjo ndeshje, tė paktėn nė anėn psikologjike, nuk ėshtė nė shkallėn e fortėsisė sė derbit tė javės sė kaluar me Tiranėn. "Nėse javėn e kaluar - tregon Daja - skuadra ishte e ngarkuar psikologjikisht, sepse kėrkohej fitorja me ēdo kusht, nė kėtė sfidė me kavajasit gjėrat ndryshojnė."

"Nuk do tė kemi pėrballė njė kundėrshtar qė ėshtė i liruar, siē ishte Tirana, dhe luante pa motive, por njė Besė tė vendosur pėr tė marrė rezultatin pozitiv, - ka vijuar kreu i pankinės blu. - Nė kėtė sens, si Dinamo, ashtu dhe Besa nisen nga i njėjti start, kur luajnė me objektiva; ne pėr tė ruajtur kreun dhe kavajasit pėr tė "ēimentuar" vendin e tretė. Kemi 90 minuta nė dispozicion, tė cilat duhet t'i shfrytėzojmė me qetėsi pėr tė marrė fitoren".

Daja pranon qė njė gol i shpejtė i jep skuadrės dhe qetėsinė pėr tė administruar atė qė do. "Sigurisht - thotė tekniku i bluve - njė gol i shpejtė i jep qetėsinė e duhur skuadrės, qė tė menaxhojė mė mirė ndeshjen. Por gjithēka duhet marrė me qetėsi". Daja ėshtė i vetėdijshėm qė kavajasit kanė qenė njė "kockė e vėshtirė" pėr dinamovitėt, sidomos nė kryeqytet. Por tekniku i bluve i jep kurajo vetes dhe skuadrės, duke pėrdorur shprehjen: "ndeshja, ndeshjes nuk i gjan".

"Asnjėherė ndeshjet nuk janė njėsoi, madje ndodhin tė tilla fenomene dhe brenda kampionatit. Dhe shembujt i kemi konkret, kur kemi barazuar me Besėn nė "Qemal Stafa", por kemi fituar me ta nė Kavajė. Na ka mundur Flamurtari nė Tiranė, por e mundėm nė Vlorė dhe mė pas thellėsisht po nė "Selman Stėrmasi". Ndeshja ka vėshtirėsi, por kjo nuk do tė thotė qė duhet tė nisemi nga ajo ēfarė ka ndodhur nė sezonet e kaluara", ka nėnvizuar Daja.

Pyetjes sonė se a mund tė luajė Besa pėr tė tjerė, tekniku i bluve i ka anashkaluar paksa nė pėrgjigje. "Besa ka objektivat e veta - thekson tekniku i bluve - dhe nuk besoj se do tė luajė pėr palė tė dyta, apo tė treta. Por asnjėherė nuk duhet besuar kjo qė po them, sepse nė futbollin shqiptar ēfarė nuk ndodh. Megjithatė ne duhet ta fitojmė vetė".




© 2008 HermesNews

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 29 here