Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 83 here

On line 11 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 669 here

On line 155 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 581 here

On line 155 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 501 here

On line 156 dite

video »

5/9/2008 3:56:07 PM

Sot protestohet para OKB-se

Shqiptaret ne Amerike, behen gati per proteste pėr lirimin e tė burgosurve politik, qė mbahen ende nė burgjet famėkeqe tė Podgoricės. 'Tė marrim nė mbrojtje shqiptarėt e burgosur nė njė proces tė montuar krejtėsisht politik nga ana e pushtet mbajtėsve nė Mal tė Zi.'


Beqir Sina/ New York
BeqirS@aol.com


9 Maj 2008 - Kjo demostratė, ka pėr qėllim demostrimin e vullnetit tė pėrbashkėt duke shprehur botėrisht pakėnaqėsinė dhe revolėtėn ndaj politikės antishqiptare, qė po ndiqet nga Podgorica, politik, kjo, e cila ėshtė vazhdimėsi e keqtratimit tė burgosurve politik me procedura antijuridike dhe si raritet nė gjyqėsorin botėror qė nga maji i vitit 2006.

Kėshilli organizues i Mėrgatės Shqiptare, i cili ka marrė pėrsipėr kėtė protestė, nė dekleratėn pėr medien kėtu nė SHBA-sė, thotė se "Duke demostruar nė djepin e demokracisė botėrore, kėtu nė SHBA, pranė OKB-sė, duhet ta njohim opinionin mbarė botėror; se shqiptarėt e burgosur janė pjesė e popullit autokton nė trojet e veta, popull ky i cili dėshiron lirinė dhe paqėn. Pra, duan t'i gėzojnė liritė dhe tė drejtat njerėzore si ēdo popull nėn ombrellėn e civilizimit evropian, qofshin kėto shumicė apo edhe pakicė.

Aksioni i montuar i Podgorices kundra shqiptarve

10 shtatori 2006 ishte dita qe duhej te mbaheshin zgjedhjet parlamentare dhe lokale ne Mal te Zi. Dy dite para shenimit te 5 vjetorit te 11 shtatorit-aktit terrorist ne SHBA, me daten 9 shtator 2006, u arrestuan 17 shqiptare. Keshtu Republika Malazeze, perkatesisht policia, ne treven e Tuzit-Malesise pikerisht ne kete date zhvilloi aksionin e ashtuquajtur "Fluturimi i Shqiponjes", i cili si rezultat pati arrestimin e 17 personave, malesore, dhe bastisjen pa leje te shume shtepiave dhe keqtrajtimin e qytetareve deri edhe ne moshen 80 vjecare.

Gjithcka u krye gjoja ne kerkim te nje grupi te organizuare terrorist. Sipas deshimtarve thuhet se per cudi te gjithe te arrestuarit, qe me pas u shpallen terroriste u arrestuane ne dhomat e tyre te fjetjes, prane bashkeshorteve dhe femijeve te vegjel dhe asnjeri nga ata nuk u mbrojt me force. Poashtu ne bastisjet e shtepiave u zbuluan vetem arme te ftohta si thika, pistoleta, gaz-maske, disa ombinezone ushtarake qe mund te blehen edhe ne tregun e lire dhe disa revista si Zeri i Shna Ndout, Beselidhja e Malesise, dhe libri kushtuare vellezerve Lucaj - qe para gati 20 vjetesh u likuiduane nga njerezit e UDB-se, sherbimit policor te ish "Jugosllavis" e cila u shkerrmoq dhe nuk egzistone me.

Armet tjera si automatike, pushke te vjetra, mitraloza dhe bomba dore u gjeten ne nje shpelle ne fshatin Koje e Kuci,t ne piken me te larte veriore te Malesise. Me pretendimin e Podgorices, se "terroristat" keto i kishin pregaditur per perdorim ne rastin e duhur. Nderkohe te dielen, me 10 shtatore u mbajten zgjedhjet dhe per cudi partite pushtetare qe fituane perqindjen apsolute ne nivelin republikan ne qendrat shqiptare, pra ne nivelin lokal i humben zgjedhjet.

Kjo ndodhi per here te pare. Nderkohe, policia malazeze deklaroi se e kapi "grupin terrorist" qe per qellim kishin likuidimin e disa qytetareve shqiptare nga e njejta treve, si dhe shkatrrimin e disa objekteve fetare, historike dhe kulturore, por ata nuk ceken as personat dhe as objektet me emer. Po ashtu ata grupin e akuzuan edhe per lidhje me AL-QAIDA-n. Ata po ashtu thane se aksioni eshte zhvilluare ne bashkepunim me policine e shqiperise SHPK-ne e Kosoves dhe UNMIK-un, qe te te tri keto institucione me pase e mohuan zyrtarisht kete deklerat.

Shqiptaret ne Malesi jane shprehur te ndergjegjeshem se ky aksion ka patur vetem nje qellim, presionin ndaj shqiptareve qe te mos votojne partite shqiptare, e ndoshta edhe shkaktimin e ndonje incidenti nderfetare e qe me pas policia do te nderhynte duke rrahur arrestuare e ndoshta edhe duke vrare, gjoja se po i shpeton shqiptaret nga velllavrasja. Por kjo shkaktoi kunderefekt-shqiptaret te qete dhe te vetdijshem votuan per vehten e vet si asnjehere. Po ashtu te gjitha subjekte shteterore malazeze perkrahen aksionin e me ta edhe ndonje parti-shqiptare. Ndersa te gjithe lideret e tjere shqiptare akuzuane qeverine malazeze per provokim dhe dhune ndaj shqiptareve, nje dite para zgjedhjeve.




Sondazh/ Cila eshte emergjenca qe keni?

© 2008 HermesNews

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 62 here