Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 83 here

On line 11 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 669 here

On line 155 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 581 here

On line 155 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 500 here

On line 156 dite

video »

5/2/2008 8:43:43 AM

Kosta

Nga Albert Zholi


Atė ditė Fuati mė dukej mė i ēuditshėm se kurrė. As i mėrzitur, as i gėzuar. Nuk fliste por as qe i vemendshėm tė tė dėgjonte. Mė telefonoi e mė ftoi qė tė pinim njė kafe tek Omonia. Shkova pa mėdyshje. U ulėm nė njė lokal. Fuati, i pėrhumbur nuk po fliste.

-Ore Fuat. Ē’dreqin ke sot? As mish, as peshk. Je bėrė pamje pėr eksplorim tė imėt.

Doli nga mjegulla dhe mė pa nė dritė tė syrit.

-As vetė s’di ē’kam. Sot kam pėrjetuar njė moment tė pabesueshėm. Siē e di, kam tre muaj qė punoj me njė bojaxhi grek. Jemi katėr shqiptarė e njė kurd. Ne shqiptarėt thuajse i bėjmė tė gjitha punėt, ndėrsa kurdi ėshtė pėr punė tė vogla. Pronari-grek ėshtė fjalėpak e shumė serioz. Kur ikėn pėr ndonjė punė tė tij, si pėrgjegjės na le Kostėn nga Gjirokastra. Me Kostėn e ndjejmė veten mė tė frikėsuar se me pronarin-grek. Gjithė ditėn bėrtet vend e pavend: “lėvizni duart, dembela, ju zuri gjumi, palo alvanozė!”, se veten e mban pėr grek-disa breza. As cigare nuk na le tė pijmė. Kur shihte pronarin nga larg i shtonte tė bėrtiturat. Kur pronari kontrollonte punėn Kosta i shkonte nga pas e i flet nė vesh, saqė ai e sheh me bezdi. Kėto ditė puna ra. E ndjenim qė, nė mos sot, nesėr, njėri nga ne do tė largohej nga puna. Sot, kur na pagoi, pronari na tha:

-Siē e shihni puna ka rėnė. Pėr tre-katėr muaj do tė jetė kjo gjendje. Dy vetė do tė ikin nga puna-duke na pare nė sy. Me tė njėjtin shikim po na shihte dhe Kosta.- do tė largohen pėrkohėsisht nga puna: Muhameti(kurdi) dhe Kosta.

Ne mbetėm si tė ngrirė. Kosta pa nga pronari dhe s’u besonte veshėve.

-Mos ngatėrruat emrin tim?-pyeti ai pronarin me njė ngėrdheshje.

-Jo, jo Kosta, pikėrisht ti do tė largohesh. Mėsohu t’i duash mė shumė shokėt.

-Kjo ishte e pabesueshmja e asaj dite-mė tha Fuati dhe u kujtua tė rrufiste kafen…

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 143 here