Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 83 here

On line 11 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 669 here

On line 155 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 580 here

On line 155 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 500 here

On line 156 dite

video »

4/13/2008 4:52:21 PM

Kete vit, vera do te jete e fresket

Shkencetaret thone se kete ulje te temperaturave e shkakton 'la nina' rryma qe ka ulur nen mesataren temperaturat ne paqesor.


info@hermesnews.org

13 Prill 2008 - Na pret nje pranvere me e ftohte se zakonisht dhe nje vere e lagesht. Teoricientet e ngrohjes globale kane mbetur pa goje kur moren vesh te rejat e Organizates Meteorogjike Boterore (Omm) e cila ka deklaruar se temperaturat per 2008 do te jene nen mesataren e stines.

"Faji eshte i ‘la nina’, shpjegon francezi Michel Jarraud", keshtu quhet ftohja, qe vjen periodikisht, nga ujerat ekuatoriale te oqeanit paqesor, i shkaktuar nga alizat qe spostojne ujerat e ngrohta ne siperfaqe te detit. ‘La nina’ eshte ne nje fare menyre e kunderta e ‘el nino’ qe ngroh deterat dhe atmosferen.

Ne keto muajt e fundit, fenomeni ka shkaktuar shira te intensifikuara dhe permbytje ne Indonezi, Malajzi, Australi, dhe Afrike. Ka shkrire akullin ne Amerikan Veriore dhe ka sjelle stuhi mbi Adriatik.

Tani ajo i ka hedhur syte mbi Europe. Ekspertet e organizates nen udhheqjen e OKB-se i druhen faktit se "La Nina", do te zgjase deri ne vere, duke mbyllur nje cikel prej 12 muajsh.

Sipas treguesve te fundit te sateliteve, ftohja po sjell te gjithe fuqine e saj dhe temperaturat ne siperfaqen e paqesorit jane nen norme. Shkencetaret thone se nuk behet fjlae per ‘Ngirjen e madhe’ qe u provokua nga ‘la nina’ ne 88-89.

Kete jave 164 vendet qe kane firmosur traktatin e Kyotos jane mbledhur ne Bangkok per te gjetur nje mareveshje te re ne reduktimin e gazit sere. ‘Renia e temperaturave e 2008 nuk duhet te na mashtroje’ thote Jarraud. "Kur flitet per ndryshime klimaterike-shton-nuk duhet pare temperaturat vit pas vite por ato ne periudha me te gjata’.

‘La nina’ do te kaloje ndersa toka do te vazhdoje te ngrohet gjithnje e me shume. Dhe shkencetaret e Omm jane gati te vene bast se brenda pese viteve te fundit, ne Europe duhet te presim kulme te te nxehtit.


Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 104 here