Ekonomi
2/5/2012 3:10:41 PM
Duhet bėrė gjithēka pėr tė nxitur rritjen ekonomike
Berisha: Modeli ekonomik i Shqipėrisė do tė vazhdojė tė bazohet nė standarde liberale
TIRANĖ - Kryeministri Sali Berisha, deklaron se, modeli ekonomik i Shqipėrisė do tė vazhdojė tė bazohet nė standarde liberale, tė cilat zgjerojnė hapėsirėn e iniciativės sė lirė dhe nxisin bizneset, nė mbyllje tė vizitės sė tij nė Mynih ku mori pjesė nė Konferencėn e 48-tė tė Sigurisė.
Sipas Kryeministrit tė vendit, pėrsosja do tė mundėsohet falė standardeve tė tjera liberale dhe nė kėtė kontekst analizohen dy modele, ai i bazuar nė njė faturė shumė tė madhe sociale dhe taksat tė larta dhe modeli i nxitjes dhe rritjes ekonomike. Vizioni apo mėsimi qė nxirret ėshtė qė tė bėjmė gjithēka pėr tė nxitur rritjen ekonomike, pėr tė shfrytėzuar tė gjitha potencialet qė kemi nė vend pėr ta nxitur atė, pėr tė zgjeruar hapėsirėn, pėr tė vazhduar pėrpjekjet pėr njė zhvillim jeshil tė vazhdueshėm tė Shqipėrisė, tha Sali Berisha.
Kryeministri Sali Berisha qė prej datės 3 shkurt ka ndjekur punimet e Konferencės sė 48-tė tė Sigurisė, konferenca mė e rėndėsishme vjetore qė bėhet nė kuadrin e sigurisė euroatlantike.