Kulturė
12/8/2011 4:38:50 PM
8 Dhjetori, Bumēi apel tė rinjve
Pėrkujtohen lėvizjet e viteve '90. Bumēi: 'Tė rinjtė kanė jo vetėm lirinė e munguar tė diktaturės, por edhe mė shumė pėrgjegjėsi individuale qė i dikton sistemi demokratik'
TIRANĖ - 8 Dhjetori i viti 1990, dita kur njė grup studentėsh u bėnė iniciatorė tė kthesės sė madhe historike, lindjes sė demokracisė, u pėrkujtua sot nga Akademia e Lidėrve tė Rinj.
I pranishėm nė aktivitetin kushtuar Ditės Kombetarė tė Rinisė, Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve Aldo Bumēi u shpreh se sot, pas 20 vitesh, tė rinjtė janė tė mirėpėrfaqėsuar nė shoqėrinė shqiptare, nė pozicione drejtuese.
"Sot, ne kemi tė rinj qė janė drejtues nė shumė fusha tė jetės. Ky ėshtė njė realitet qė ka ndodhur pėr shkak tė njė ndryshimi radikal qė ndodhi nė vitin '90 dhe kishim nevojė pėr njė ndryshim brezash"- tha ministri Bumēi.
Sipas tij, sot tė rinjtė kanė jo vetėm lirinė e munguar tė diktaturės, por edhe mė shumė pėrgjegjėsi individuale qė i dikton sistemi demokratik.
"Kjo shoqėri, nė kėto 20 vite, ka qėnė e hapur, i ka dhėnė mundėsi tė rinjve nga tė gjitha forcat politikė, nė tė gjitha fushta e jetės si nė sistemin privat, nė media, tė rinjtė mbizotėrojnė", tha Aldo Bumēi.
Tė pranishėm nė aktivitetin e Akademisė sė Liderėve tė Rinj ishin edhe shumė protagonistė tė 8 dhjetorit tė vitit 1990, ndėr to edhe deputetja e PD-sė, Mesila Dode e cila u shpreh se rinia ėshtė forca aktive qė e ēon pėrpara shoqėrinė pasi ėshtė brezi qė ka mė pas interesa dhe bėn mė pak kompromise se brezi i mėpėrparshėm.
Mė 8 dhjetor 1990, njė grup studentėsh e pedagogėsh tė Universiteteve tė Tiranės, banorė tė qytetit "Studenti", u bėnė iniciatorė e protagonistė tė kthesės sė madhe historike: protestave paqėsore qė sollėn rėnien e komunizmit dhe lindjen e demokracisė.
Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund nė mėnyrė paqėsore epokės sė gjatė tė vetėizolimit dhe tė sundimit ideologjik, duke i hapur kėshtu rrugėn ekonomisė sė tregut dhe shoqėrisė. Dita e Rinisė Shqiptare, 8 Dhjetori, ėshtė shpallur nga Kuvendi i Shqipėrisė si Dita Kombėtare e Rinisė, nė kujtim tė Lėvizjes Studentore tė vitit 1990. //HermesNews - © 2011//