Ekonomi
11/7/2011 9:36:51 AM
Greqi, qytetarėt duan Qeveri uniteti (update)
52 % e grekėve duan Qeveri tė emergjencės kombėtare
19:46 - Nė favor tė njė qeverie tė emergjencės kombėtare shprehet 52 pėr qind e qytetarėve, gjatė njė sondazhi tė publikuar nė tė pėrjavshmen Proto Thema, ndėrkohė qė 36 pėr qind kėrkon zgjedhje tė parakohshme. Nė njė sondazh tjetėr, tė gazetės Ethnos, 45 pėr qind e qytetarėve mendojnė se duhet tė ketė njė marrėveshje pėr njė qeveri tė shpėtimit kombėtar, 41,7 pėr qind shprehet nė favor tė zgjedhjeve tė parakohshme dhe 10,3 pėr qind mendojnė se qeveria duhet tė pėrmbushė mandatin e saj katėrvjeēar.
16:00 Formimi i njė qeverie tė bashkimit kombėtar nė Greqi do t'i mundėsojė vendit mbajtjen e premtimeve pėrsa i pėrket kursimeve, tha sot ministri grek i financave i qeverisė nė ikje, Evangjelos Venizelos. ''Kjo qeveri e bashkimit kombėtar ėshtė provė e angazhimit dhe e kapacitetit tonė kombėtar pėr zbatimin e programit pėr kursimet e parashikuara'', tha Venizelos nė Bruksel, ku po pėrgatitet tė marrė pjesė nė njė takim ministrash tė Financave tė zonės euro.
12:37 - Mediat greke pėrshėndetėn sot marrėveshjen "historike" pėr njė qeveri tė unitetit, pėr tė cilėn socialistėt nė pushtet dhe opozita e djathtė ranė dakord "nė minutėn e fundit" nėn presionin e kredidhėnėsve tė Greqisė. "Mė nė fund, hapi i parė i madh pėr shėndetin e vendit, u hodh", shkruan nė faqen e parė e pėrditshmja e madhe Ta Néa. "Greqia jetoi njė ditė historike pas njė fundjave makthi". Gazeta sė bashku me disa tė tjera pėrmendėn si kryeministėr tė mundshėm tė vendit ish-presidentin e Bankės Qendrore Europiane, Lucas Papademos, qė gėzon njė reputacion tė mirė nė qarqet financiare. Pėr gazetėn liberale Kathimerini, marrėveshja Papandreu-Samaras pėr krijimin e njė qeverie "ėshtė fitorja e parė". "Marrėveshja e fundit pėr unitetin kombėtar pėrpara katastrofės", ishte titulli i faqes sė parė tė sė pėrditshmes financiare "Naftémporiki, duke nėnvizuar se ėshtė fjala pėr "njė marrėveshje historike" pėr tė shpėtuar vendin nga falimentimi, duke cituar burime qeveritare.
GREQI - Dy partitė kryesore politike greke qė arritėn tė dielėn nė mbrėmje njė marrėveshje politike pėr krijimin e njė qeverie tė unitetit kombėtar, ranė dakord qė 19 Shkurti ėshtė data mė e pėrshtatshme pėr zhvillimin e zgjedhjeve, njoftoi Ministria greke e Financave. Gjatė njė takimi paralel me atė tė dy shefave tė partive, Jorgos Papandreu dhe Antonis Samaras, dy delegacione tė Pasok-ut (socialiste) dhe tė Demokracisė sė Re (e djathtė) ranė dakord qė data mė "mė e pėrshtatshme pėr zgjedhje tė parakohshme tė jetė ajo e 19 shkurtit", tha Ministria nė komunikatė.