Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 613 here

On line 150 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1149 here

On line 294 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1039 here

On line 294 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 897 here

On line 295 dite

video »

10/11/2008 12:06:36 PM

Ari Haan: Do te marrim pike ne HUNGARI

'E repsketojme kundershtarin, por nuk e kemi frike ate.'


11 Tetor 2008
Meriton Sheholli


Traineri i kombetares shqiptare Ari Haan do te kerkoje te dale me pike, qofte kjo edhe 1, nga transferta e veshtire e Hungarise dhe kjo duket nga formacioni qe pritet te luaje qe nga minuta e pare perballe vendasve ne stadiumin "Pushkash".

"Nuk e mendoj aspak humbjen ne ndeshjen e te shtunes", ka deklaruar ne nje konference per shtyp trajneri i kombetares shqiptare Ari Haan.

"E repsketojme kundershtarin, por nuk e kemi frike ate. Formacionin e pare e kam menduar, por nuk do ta publikoj ate. Lojtaret tane jane ne gjendje shume te mire fizike. Do te dalim ne fushe per pike. Nese arrijme te bejme te njejten gje sic beme me Suedine dhe pjeserisht me Malten, nuk do te jete cudi qe te bejme suprizen ne Hungari", ka perfunduar tekniku holandez.

Pritet qe Bogdani te jete arma jone e vetme ne sulm, nderkohe qe do te ndihmohet nga mesfusha qe eshte e mbipopulluar. Jane 5 lojtare: Agolli, Lala, Cana, Skela dhe Duro, ata qe kane per detyre te shkaterrojne ende pa filluar sulmet e hungarezeve, nderkohe qe do te mbeshtesin dhe furnizojne me topa Bogdanin.

Porta padyshim do t'i besohet Arjan Beqaj, i cili po kalon nje periudhe mjaft te mire te Anorthosis. Reparti i mbrojtjes pritet te jete i njejti me ate te ndeshjes me Suedine, Dallku ne te djathte, Vangjeli ne te majte, ndersa ne qender dyshja Beqiri-Curri.

© 2008 HermesNews





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 44 here