Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 613 here

On line 150 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1148 here

On line 294 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1038 here

On line 294 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 896 here

On line 295 dite

video »

10/11/2008 9:45:01 AM

Kriza do tė prekė dhe Shqipėrinė

Shqipėria duket se ėshtė ende nėn izolimin e epokės komuniste dhe ajo ēfarė ndodh nėpėr botė nuk i pėrket asaj. Por ne fakt, ‘nė tė mirė e nė tė keq’, nuk ėshtė me kėshtu: nė lojėn e madhe tė globalizimit gjithēka ėshtė e lidhur, pra dhe Shqipėria ėshtė lidhur me pjesėn tjetėr tė botės.


Pėr HermesNews Paolo Picci
paolopicci@yahoo.it
11 Tetor 2008
© 2008 HermesNews


(Autori punon ekspert marketingu pranė kompanive)

Teksa po mbyllet java, sė bashku me tėrmetin financiar qė vazhdon tė shkund ekonominė dhe qeveritė e gjithė botės, qė nga SHBA nė Japoni, e nga Kina nė Europė duke kaluar nėpėr Indi e Brazil, duket se pak kush mendon; Shqipėria preket nga kjo krizė.

Kudo qeveritė japin plane, pak se shumė efikase, pėr tė pėrballuar krizėn qė po pėrhapet, por akoma me shumė pėr atė qė do tė ndodhė. Dhe kudo gazetat u lėnė faqe tė tėra kėtyre argumenteve qė hera herės pėrhapin lajme qetėsuese te dhėna nga qeveritė. Kėto te fundit duan tė evitojnė panikun qė sjellin lajmet tragjike e tė mos trembin lexuesit.

Shqipėria duket se ėshtė ende nėn izolimin e epokės komuniste dhe ajo ēfarė ndodh nėpėr botė nuk i pėrket asaj. Por ne fakt, ‘nė tė mirė e nė tė keq’, nuk ėshtė me kėshtu: nė lojėn e madhe tė globalizimit gjithēka ėshtė e lidhur, pra dhe Shqipėria ėshtė lidhur me pjesėn tjetėr tė botės: Ku?

Mbi tė gjitha sistemi financiar tashme ėshtė bėrė njė sistem ‘nevrik’ qė lidh gjithė planetin, e pėrhapet pėrmes tij. Duhet tė mbajmė parasysh se bankat shqiptare pėr mė shumė ato tė kontrolluara nga grupet e mėdha ndėrkombėtare janė te pėrfshira ne krizėn kombėtare. Kur kėto tė fundit do t’u duhet tė ‘shpėrndajnė’ ato pak rezerva tė disponueshme, do te jenė tė obliguara te shtrėngojnė financimet e aktiviteteve prodhuese dhe nė Shqipėri. Prandaj kompanitė (firmat) do t’a kenė dhe me te vėshtirė tė marrin financimet e nevojshme pėr rritjen ekonomike dhe zhvillimin.

Bankat e mėdha do te pėrpiqen drenazhojnė (heqin paratė) nga vendet ku ekonomia ėshtė me pak e goditur pėr te mbuluar humbjet e veta financiare. Dhe pėr institucionet publike do tė jetė mė pak e vėshtirė pėr tė marrė financime nga institucionet financiare botėrore dhe nė tė njėjtėn kohė do t’u duhet tė mbėshtesin kosto tė mėdha. E gjithė kjo do te ēoje nė njė ngadalėsim tė madh tė rritjeve te investimeve me vend.

Nuk kemi arritur te mėsojmė akoma sesa nga te ashtuquajturat ‘tituj toksik’ te shpėrndarė ne gjithė boten, mund te kenė ardhur dhe ne Shqipėri, ne xhepat e qytetareve dhe institucioneve shqiptare.

Nė Europė, marrėsit me tė fortė tė kėtyre titujve janė administratat publike, qė pėrdornin kėto instrumente fillimisht pėr tė mbuluar rreziqet e lidhura me borxhin, por, ato kane filluar dhe kėrkimet pėr burime fitimprurėse, qofshin ato me apo pa rrezik.

Bashkitė, Prefektuat, ente te tjera, fonde private dhe publike, po kėrkojnė tė gjithė tė marrin vesh sa rrezikojnė te humbasin nė vrimėn ekonomike qė po u hapet poshtė kėmbeve, si e ēara e njė tėrmeti.

Sa here qe dikush arrin te llogarisė surprizat thuajse gjithnjė negative, vrima hapet gjithnjė e me shume: flitet pėr miliarda euro. Ne Shqipėri nuk dihet asgjė pėr ketė dhe pėr sa kėrkuam informacion pranė Bankės se Shqipėrisė, mė parė morėm nje pėrgjigje tė vakėt dhe pas kėsaj vetėm heshtje. Informacioni i rezervuar ėshtė vetėm i shtetit. Nuk na mbetet gjė tjetėr vetėm te shpresojmė pėr mirė.

Kompanitė, siē thashė dhe me lart do t’a kenė gjithė e me shume te vėshtire pėr te gjetur financime, pėr zhvillim, por dhe pėr eksportim. Konsumet po bien nė tė gjithė boten. Importimet amerikane kane rene qė nė Gusht me 2,4%, nė njė muaj kur pritej ende tė vinte buumi i madh.
Sot nėpėr dyqanet e qendrės se New York-ut, mallrat janė me zbritje deri ne 70% mallra neper merkato dhe askush nuk e ndjen se mund te beje parashikime pėr shitjet e periudhės se Krishtlindjeve.

Situata nuk ėshtė shumė ndryshe dhe ne gjithė pjesėn tjetėr tė botės. Nje vend i madh eksportues si Kina, nuk ėshtė me ndryshe nga vendet e tjera. Kina ėshtė realisht shume e shqetėsuar dhe konkurrenca pėr ēmimet do te jete dhe me e forte. Dhe pėr nje ekonomi si ajo shqiptare qė duhet tė mbahet mbi eksportin, duke pare dimensionet e reduktuara te tregut te brendshme, kėto nuk janė lajme aspak te mira.

Nje tjetėr burim fitime pėr Shqipėrinė ėshtė ne rrezik. Kur kompanitė amerikane, angleze, gjermane, italiane do te kėrkojnė tė presin fondet pėr shkak te rėnies se shitjeve, do te shpengohen te reduktojnė vendet e punės, papunėsia do te rritet, meqė politikat sociale te vendeve do te pėrpiqen te mbrojtjen krahun e punės, pra votuesit dhe do te godasė fort mbi te gjitha shqiptaret qe banojnė jashtė vendit. Pėr kėta te fundit do te jete gjithnjė e me e vėshtire, t’u dėrgojnė para familjareve ne atdhe. Pra ky fluks parash qė ka njė rendėsi themelore, do te pėsojė nje reduktim te madh.

Kėto duhet tė jenė te mjaftueshme si arsye, pėr te filluar te mendohet sesi duhet ta pėrballohet kjo krize, pa e lėnė veten te biem pre e frikave irrazionale, por pa u habitur kur kriza financiare do te infektoje ekonomike reale dhe si e tille domosdo do te godasė dhe Shqipėrinė.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.






Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 115 here