Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 614 here

On line 151 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1151 here

On line 295 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1041 here

On line 295 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 899 here

On line 296 dite

video »

10/10/2008 7:22:55 PM

Tė duash, do tė thotė tė arrish/ Gruaja biznesmene

INTERVISTA/ Evanthia Manthiu: 'Duhen dhe ndryshime nė mentalitetet e njerėzve pėr respektin e punės nė pėrgjithėsi dhe ndaj pronės private nė veēanti'.


10 Tetor 2008
Nga Albert Zholi


Nė respektimin e ligjit nuk duhet tė hyjė miqėsia, tarafet
Evanthia Manthiu emigruar nė Greqi qysh nė rini, tashmė ėshtė kthyer si biznesmene nė Tiranė. Sipas saj ndryshimet janė tė dukshme, por ende nuk ėshtė fituar nė mėnyrėn mė tė plotė respekti pėr punėn dhe pronėn e tjetrit. Pėr “Hermesews” ajo jep mendimet e saj nė lidhje me raportet punė-korrektėsi-pronė.

Znj. Evi, ju u kthyet nė atdhe si biznesmene… Nėn syrin tuaj si duket Shqipėria postkomuniste duke parė nė kėndvėshtrimin e marrėdhėnieve me punėn dhe respektin ndaj saj?

E kemi diskutuar dhe mė parė, Shqipėria ka bėrė shumė ndryshime. Po bėhen shumė ndėrtime. Po punohet kudo. Ndryshimet janė tė prekshme, reale, tė impresionojnė, por ka dhe ndėrtime pa projekte prespektive, tė nxituara (mendimi im). Duhen dhe ndryshime nė mentalitetet e njerėzve pėr respektin e punės nė pėrgjithėsi dhe ndaj pronės private nė veēanti. Ligji duhet zbatuar sė pari nga institucionet shtetėrore, pastaj tek qytetari i thjeshtė. Kėtu ka njė boshllėk. Disa herė punohet me mendėsi komuniste nė njė shoqėri kapitaliste. Nė respektimin e ligjit nuk duhet tė hyjė miqėsia, tarafet, njohjet personale aq mė keq kur vijnė pėr shkak tė zvarritjeve burokratike.

Mendoni se ėshtė e vėshtirė, qė njė femėr tė drejtojė njė biznes tė veēantė apo i keni kaluar kėto vėshtirėsi?

Them se i kam kaluar vėshtirėsitė e mėdha, ndryshe nuk do tė isha nė kėtė pozicion. Kur i thėrras vetes pėrgjigja e brendshme mė thotė se i kam aftėsitė personale, por duhet tė jem koshiente qė kam dhe gjėra qė duhet t’i pėrmirėsoj. Fillimisht kur mė shihnin mua, ashtu tė re, pak tė vockėl dukej se nuk i jepja shumė besim sepse biznesi i kėtij lloji do shumė tipare burrėrore. Por duke treguar seriozitet dhe pėrkushtim, mendoj se njė grua mund tė japė shumė. Bile aq sa dhe njė burrė.

Nė pėrgjithėsi biznesmenėt e ruajnė paranė, nuk janė shpėrdorues, pasi e kanė vėnė me mund dhe vėshtirėsi. Evi …?

Raportin me paranė nuk e kam shumė tė mirė. Jam tip qė e shpėrdoroj pak paranė. Si shqiptare bėj pjesė tek ajo kategori qė jam shumė e lidhur me familjarėt dhe pėrpiqem tė ndihmoj tė tjerėt. Nuk e mohoj qė kam punuar shumė dhe i njoh vėshtirėsitė e njerėzve tė vuajtur. Nė Greqi (siē e di dhe ti) paraja nuk fitohet lehtė. Punoja nga mėngjesi deri nė darkė pėr t’u sistemuar. Ndoshta kam punuar mė shumė se bashkėmoshatarėt dhe bashkėkombaset e mia. Kam bėrė punė nga mė tė vėshtirat, si gratė shqiptare nė sistemin komunist. Me shumė vėshtirėsi arrita tė futesha nė atė qė mua mė takonte. Nė rrugėn qė i kisha premtuar vetvetes.

Pėr paranė ka pėrkufizime tė ndryshme. Disa thonė tė jep lumturi, tė tjerė siguri, tė tjerė tė bėn tė fortė, pėrkufizimi juaj pėr kėtė element tė rėndėsishėm tė jetės?

Edhe unė kam lexuar shumė pėr paranė. Po aq shumė kam dėgjuar. Mendimi im ėshtė se lumturinė njeriut ia jep diēka shumė mė e lartė se paraja. Shėndeti, harmonia, dashuria familjare, prindėrore, shoqėrore, vėllazėrore. Pra ka njė kuptim mė tė gjerė. Siē kam thėnė dhe nė njė intervistė para tre vjetėsh kam pėrjetuar humbjen e nja nga njerėzve tė mijė mė tė dashur vėllait tim, tashti e shikoj jetėn nė njė kėndvėshtrim tjetėr, e cila mė ka bėrė tė reflektoj shumė pėr njeriun dhe marrėdhėnien me tė tjerėt.

Biznesi tė ndan nga shoqėria, do shumė pėrkushtim, orar pa orar…

(Qesh). E drejtė. I privon vetes shumė tė drejta por edhe detyrime. Kjo punė nuk ka orar. Nė kėtė rrugėtim mė gjen gjithnjė me njė valixhe nė dorė. Vetė orėn nuk e shoh. Vetėm kur mė thonė apo kur kam ndonjė udhėtim tė kronometruar, e shoh me mosbesim…

Njė punė intensive sa nė Greqi tashmė mė shumė nė Shqipėri, e ndjeni mungesėn e fėmijėve dhe si i mbani lidhjet?

(Loton). Eh, kur flitet pėr fėmijėt ndryshon ēdo gjė. Ku ka si fėmijėt? Krijesat mė tė bukura, mė tė dhimbshme, mė tė bukura, mė tė brishta, mė delikate?! Ata janė vetė drita, gėzimi, hareja, mrekullia. Janė diēka hyjnore. Jam e kėnaqur se kam fėmijė shumė korrektė. Mė merr malli shumė pėr ta, por ato janė shumė tė lidhur me njėri -tjetrin dhe mė ndihmojnė shumė me qetėsinė e tyre. Mė japin krahė qė unė vazhdoj. I kam mėsuar dhe jam e kėnaqur qė janė shumė tė pavarur. Jam pėrpjekur qė tė edukoj dėshirėn pėr punė qė ato tė bėhen tė zotėt e vetes, dhe tė ndjehen tė pėrgjegjshėm, pa harruar qė duhet tė jetojnė dhe moshėn e tyre. Jam e lumtur deri tani me fėmijėt e mi. Besoj se do bėhen ashtu si e mendoj. Lidhem ēdo ditė nė telefon dhe zėrat e tyre mė qetėsojnė mė shplodhin, mė japin forcė. Tek zėri i tyre aq i ėmbėl gjej sekretet e vėshtira pėr tė hapur dyert e e suksesit nė jetė. Nė gjumė bie duke parafytyruar fytyrat e tyre ėngjėllore dhe tė pafajshme.

Nė kohėn qė keni qenė nė Greqi sigurisht keni ndjerė dhe shenja racizmi apo nėnvleftėsimi. Si e keni pėrjetuar dhe kaluar kėtė situatė ?

Nuk i harroj vitet e para. Vite tė mbushura me ngjarje nga mė tė ndryshmet. Jetė tjetėr, nė njė vend tjetėr tė panjohur aspak mė parė. Vitet 1991-1996 ishin vitet e para shumė tė vėshtira. Nuk e mohoj aspak se opinioni pėr shqiptarėt ishte shumė i rėndė dhe nė shumė raste nuk kishin faj. Por mė vonė puna, serioziteti, fėmijėt mė dhanė vendin e duhur. Personalitetin nuk e kėmbej me asgjė..

Puna dhe paraqitja. Nė rastin konkret, a ka ndikuar pamja fizike nė suksesin e biznesit?

Unė jam njė femėr e zakonshme. Nė biznes nuk mendoj se primare duhet tė jetė bukuria. Njė femėr ėshtė mirė tė jetė e bukur, por jo detyrimisht tė evidentohet nė kėtė drejtim. Biznesmenė nuk do tė thotė modele. Por nuk e nėnvleftėsoj aspak edhe kėtė element. Asnjėherė nuk e kam mbivlerėsuar veten nė kėtė drejtim. Ėshtė njė shprehje nė lidhje me punėn qoftė pėr meshkujt dhe pėr femrat. Kur kėrkon punė apo partneritet me njė firmė, tė presin sipas kostumit, prerjes fizike dhe tė pėrcjellin sipas kokės. Pra mendjes.

Njė nga armėt e arritjes sė suksesit nė jetė (gjithmonė sipas jush)?

Tė duash. Pra tė duash njerėzit, punėn, dėshira pėr tė bėrė diēka tė pėrbashkėt, nė tė mirė tė tė gjithėve. Kur niset njė punė nė kolektiv ajo bėhet pėr tė mirėn e tė gjithėve, pra tė njė bashkėsie. Dhe biznesin unė e shoh si bashkėsi, ku secili ka interesat e tij, por nė fund tė fundit dhe njė ideal pėr tė ndarė me tė tjerėt.

Ndjeheni me fat?

Nuk e mohoj. Jam shumė e kėnaqur nga jeta. Punėn time zoti e ka shpėrblyer. Kryesorja ėshtė se kam shėndet, punoj, kam ideale pėr tė ardhmen, plane, projekte serioze, kam fėmijė tė mbarė dhe miq tė mirė. Ēdo gjė drejt sė ardhmes e kėrkoj konform ligjit, aftėsive tė mia, kėrkesave tė kohės duke mos dėmtuar asnjė dhe duke ndihmuar gjithkėnd qė ėshtė nė mundėsitė e mia.

Kur flasim pėr rolin e femrės shqiptare nė politikė, cili ėshtė mendimi juaj?

Ende nuk kam njohurin tė plota. Nuk jam marrė me politikė. Por duke ndjekur lajmet kohėt e fundit shoh qė po bėhen pėrpjekje serioze qė femra shqiptare tė marrė aq sa i takon. Besoj se i takon mė shumė. Le tė shpresojmė se e ardhmja do i buzėqesh meritave tė tyre.

Veshja serioze...

Puna ime duhet t’i pėrgjigjet respektit tė ndėrsjelltė tė bashkėpunėtorėve, bashkėbiseduesve, delegacioneve, zyrtarėve tė institucioneve. Veshja ėshtė shenjė respekti ndaj vetes dhe ndaj tė tjerėve. Jam korrekte nė veshje.

Jeni ambientuar me Tiranėn?

Sigurisht. Tashmė jam lidhur me miqtė e vjetėr dhe kam zenė miq tė rinj. Tirana ėshtė njė qytet plot dinamizėm. Eshtė njė qytet pa gjumė. Dalengadalė po vendos raportet e duhura me tė gjithė. Vetėm trafiku mė bėn tė jem e kujdeshme sepse humbas shumė kohė tė dobishme.

E keni menduar ndonjėherė veten nė politikėn shqiptare?

Tani pėr tani jo. Puna ėshtė primare nė kėto momente.

I keni vendosur lidhjet e rregullta me shtypin shqiptar?

Ditėt e fundit po. Eshtė e domosdoshme. Duhet tė punoj shumė nė kėtė drejtim. Koha larg atdheut ka bėrė punėn e vet.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.








Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 54 here