Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Bulevard
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Media Al
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
10/10/2008 7:09:13 PM
Cmimi Nobel dhe shqiptari Kadare
Shpesh eshte e cuditshme ne menyren e gjykimit te gjerave madhore per vendin tone, pasi ato me se shumti degjenerojne ne gjera te vogla personale, cka dhe e bejne qesharake oponencen si ne politike po keshtu dhe ne letersi.
10 Tetor 2008
Nga Kozeta Zylo
Edhe pse kritiku i mirenjohur amerikan, Richard Eder, ka botuar here pas here per librat e Kadarese, ne gazeten me prestigjioze ne Bote, New York Times, ai perseri javen e kaluar ne prag te cmimit Nobel per letersine ne bote, publikoi shkrimin per Kadarene rreth librit Gjenerali i Ushtrise se Vdekur.
Ne kete shkrim kritik nder te tjera do te lexoje se: te lexosh romanet e ketij shkrimtari te madh shqiptar, do te thote te hysh ne nje makth ku ne nuk mund te banojme, por qe ne ndjejme se e kemi brenda nesh.
Me siguri kritiku amerikan ka ndjere nje makth te tmerrshem, qe nuk kishte se si kete ngacmim te fuqishem ne tru, te mos e pasqyronte, kur ka lexuar romanin e Kadarese, ne New York Times, qe vetem pena e Kadarese di ta jap mjeshterisht dhe realisht cfare ka ndodhur ne shekuj dhe tani ne vendin tim!
Sigurisht mjaft intelektuale amerikane, ne bote, apo me se shumti shqiptare prisnin qe cmimin Nobel ta merrte Kadareja, meqense ndahej me 9 Tetor, 2008, d.m.th sot!
Por edhe pse shume shqiptare e prisnin kete me padurim sot ne oren 1:00 ne Stokholm te Suedise, te dites se sotme per dhenien e cmimit Nobel shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadarese, nga juria, prape zhgenjimi qe morem nga mosdhenia e cmimit, nuk te ben qe te mos e besosh se nje dite ky cmim do ti jepet atij heret ose vone!
Ai eshte shkrimtari i vetem shqiptar, me fame ne bote, qe po vleresohet dhe cmohet se tepermi per inteligjencen e te shkruajturit me art dhe temat e larmishme qe ka zgjedhur per vendin e tij, cka po befason kritiket me ne ze te botes!
Ajo qe me ben me shume pershtypje eshte kundershtia qe behet nga vete bashkatdhetaret e tij, ose nga letrare qe e vendosin tehun e kritikes se gjoja ka qene shkrimtar oborri
ose i ka sherbyer diktatures
Qe do te kete kundershti dhe opozite mendimi ne nje bote te lire demokratike, ne qente keshtu dhe ne Shqiperi, kjo nuk diskutohet, por kjo opozite mendimi behet e besueshme kur flet realisht, pa mllefe, pa shpifje, pa cmire, pasi me se shumti ndihen keto te fundit ne kundershtite, jo vetem per Kadarene, por dhe per shume te tjere, qe i perkasin sferave te larta intelektuale!
Shpesh eshte e cuditshme ne menyren e gjykimit te gjerave madhore per vendin tone, pasi ato me se shumti degjenerojne ne gjera te vogla personale, cka dhe e bejne qesharake oponencen si ne politike po keshtu dhe ne letersi, meqense jemi pikerisht ne kete teme!
Edhe pse shpesh ngazellehem kur lexoj konstatimin qe ka bere perkthyesi i veprave te Kadarese, prof.David Bellos, i cili thote se ndjehet i magjepsur nga mėnyra sesi shqiptarėt e admirojnė shkrimtarin e tyre, duke thėnė se: "nuk ka shembull ekuivalent tė fenomenit Kadare nė Francė, nė Gjermani apo nė Britani qė nga ditėt e Viktor Hygos apo Gėtes", prape brenda ngazellimit tim vjen ndjenja e trishtimit.
Kjo ndodh kur lexon se tashme po botohen libra kunder Kadarese, kandidatit te vetem shqiptar per cmimin Nobel qe nga viti 90-te dhe keto botohen nga bashkatdhetaret e tij, por gjithesesi Bellos nuk do ti zvetenitet magjepsja, pasi dhe Amerika, profesoret kolege ku ai jep mesim, ne nje nga unversitetet me me emer ne bote, Princeton, po e lexon dhe studjon nepermjet perkthimit te tij ose kritikeve te tjere, se cili eshte Shekspiri shqiptar, pra ai po hyn ne bote si nje shkrimtar i madh, me veprat e tij, packa se spo i jepet akoma cmimi Nobel nga jurite, apo dhe nga disa kundershti shqiptare qe pervecse urrejtjes si atavizme, kurrkund nuk kane kritike dhe art!
Edhe pse eshte kandidat i cmimit Nobel per vite me radhe, packa se nuk e fitoi per kete vit, ai dhe keshtu po na sherben si shqiptare, sa askush tjeter lindur dhe rritur brenda Shqiperise pak milioneshe.
Ai po i sherben Kombit me emrin e tij Ismail Kadare duke konkurruar ne boten disa miliardeshe vetem me libra shqip shkruar per historine shumeshekullore te Kombit te tij!
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 64 here