Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Bulevard
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Media Al
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
10/10/2008 2:27:39 PM
Beogradi reagon ashpėr ndaj njohjes sė Kosovės nga Mali i Zi dhe Maqedonia
Vendimet e Podgoricės e tė Shkupit pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, mbrėmė nė Beograd janė pritur nė mėnyrė tė ashpėr
info@hermesnews.org
10 Tetor 2008
Beograd- Vendimet e Podgoricės e tė Shkupit pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, mbrėmė nė Beograd janė pritur nė mėnyrė tė ashpėr, kurse Qeveria serbe ia ka shkurtuar mikpritjen ambasadorit malazez nė Beograd, e masa tė ngjashme priten edhe ndaj Maqedonisė Ani se mund tė flitet vetėm pėr reagimet ndaj vendimit tė Malit tė Zi, meqė vendimi i Maqedonisė ėshtė kumtuar bukur vonė, emėrtues i pėrbashkėt i tė gjitha reagimeve ėshtė se kėto vendime do ta destabilizojnė rajonin dhe do tė kenė pasoja afatgjata nė marrėdhėniet e ndėrsjella.
Si hap konkret i Qeverisė serbe ėshtė vendimi pėr shpalljen person tė padėshiruar ambasadorin e Malit tė Zi nė Beograd, Anka Vojvodic, tė cilės pėr kėtė i ėshtė dorėzuar edhe nota zyrtare. Ky vendim ēudit pėr faktin se Qeveria serbe dje ka marrė vendimin pėr kthimin e tė gjithė ambasadorėve nė vendet qė e kanė njohur Kosovėn, e nga tė cilat ata janė tėrhequr mė parė, me arsyetimin se ēėshtja e Kosovės tani ka kaluar nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.
Ministri i Jashtėm Vuk Jeremic, i cili e ka kumtuar kėtė vendim ka thėnė se ky hap ėshtė parashikuar me Planin aksional dhe paraqet masėn adekuate duke marrė parasysh se vendet e rajonit kanė pėrgjegjėsi tė veēantė pėr ruajtjen e paqės e tė stabilitetit nė Ballkan. Jeremic ka cekur se vendimi i Malit tė Zi ėshtė edhe mė i rėndė pėr shkak se ėshtė marrė pas miratimit tė kėrkesės serbe nė KB pėr vlerėsimin e legalitetit tė pavarėsisė sė Kosovės.
"Duhet tė tregojmė fortėsi dhe vendosmėri nė mbrojtjen e tėrėsisė tonė tokėsore e tė sovranitetit, dhe pas votimit nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė KB, reagimi ynė ndaj rrezikimit tė integritetit tonė do tė jetė mė i prerė", ka thėnė shefi i diplomacisė serbe.
Njė vendim tė ngjashėm Qeveria serbe pritet ta marrė edhe ndaj Maqedonisė. Zv/kryeministri serb Ivica Daēic, ka vlerėsuar se evidente qė vendimi i Podgoricės ėshtė marrė nėn trysni, por Mali i Zi nuk ėshtė dashur ta bėjė kėtė, dhe ka nėnvizuar se ky hap i udhėheqjes malazeze do tė lė pasoja tė pėrhershme nė marrėdhėniet midis dy shteteve, por edhe tė popullit serb e malazez. Gati nga tė gjitha partitė politike arrijnė reagime negative ndaj vendimit tė Malit tė Zi dhe tė Maqedonisė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, me konstatimin e njė vendim i tillė mund ta destabilizojė rajonin. Partitė nė pushtet kanė thėnė se "tė gjithė fqinjėt tė cilėt nėn trysni e njohin pavarėsinė e Kosovės, e marrin mbi vete pėrgjegjėsinė pėr stabilitetin nė rajon. Nė kėtė koalicion madje ka edhe propozime pėr bllokadėn ekonomike ndaj Podgoricės e Shkupit, si dhe pėr bojkotimin e bregdetit malazez nga qytetarėt e Serbisė.
Ashpėr ka reaguar edhe opozita
Ish kryeministri Vojisllav Koshtunica ka thėnė se Serbia duhet ta rendisė Malin e Zi nė shtetet kundėr tė cilave duhet ta iniciojė padinė nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė. Kjo do tė ishte pėrgjigje adekuate dhe paralajmėrim i shteteve tjera, tė cilat vendosin tė lėshohen nė kėtė njohje kundėrjuridike tė Kosovės, ka thėnė Koshtunica dhe ka shtuar se po tregohet se paditė janė hapi mė i mire dhe mė i fuqishėm qė Serbia duhet ta marrė me qėllim tė ndalimit tė njohjeve tė reja tė pavarėsisė sė Kosovės.
Shefi i grupit tė ri parlamentar, ish kryeradikali Tomisllav Nikoilic, ka kėrkuar qė Kuvendi i Serbisė tė debatojė nė mbledhjen e rregullt mbi vendimin e Malit tė Zi pėr njohjen e Kosovės. Ai ka thėnė se me kėtė akt janė rrezikuar marrėdhėniet me Malin e Zi dhe ėshtė vėnė nė pikėpyetje edhe fati i popullit serb nė atė republikė fqinje. Radikalėt serbe vlerėsojnė se Mali i Zi, falė tradhtarėve, me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės ka bėrė njė akt mė tė turpshėm nė historinė e vet. Sipas kėsaj partie vendimi i tillė do tė ketė pasoja afatgjata pėr popullin serb, sepse njohja e Kosovės qė e bėnė ēdo shtet, nuk mund tė dhembė si njohja e saj nga Mali i Zi, i cili pėrherė ėshtė konsideruar si Sparta serbe.
Pėr dallim nga kėto reagime tė ashpra, Ēedomir Jovanovic, kryetar i Partisė Liberal Demokratike thotė se Serbia duhet tė mendohet mire se si ka arritur nė kėtė shpėrputhje tė madhe tė hapit me fqinjėt e vet, dhe shton se tėrheqja e ambasadorėve nga kėto shtete nuk ėshtė rrugė e mire, dhe njėkohėsisht ai e dėnon njė hap tė tillė


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 36 here