Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Bulevard
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Media Al
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
10/10/2008 8:49:46 AM
Maqedonia e Mali i Zi, keqtrajtojnė tė burgosurit shqiptarė
Shqipėria, shėnon rritje tė luftės kundėr krimit e korrupsionit. Ajo eshte e 120-ta nė botė pėr numrin e tė burgosurve.
9 Tetor 2008
info@hermesnews.org
NEW YORK CITY: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, kanė 2.3 milion tė burgosur, pra numėrin mė tė madh nė tė gjithė botėn thotė raporti qė nxorri Qendra e Studimeve Ndėrkombėtare pėr tė Burgosurit, me bazė nė Londėr - Universiteti i Mbretėrve. Ndėrsa Kina qė njė popullsi katėr herė mė tė madhe se SHBA-sė, ka vetėm 1.6 milion tė burgosur. Por, Kina ka tė burgosur poliitik, dhe ka ende shkelje flagrante me tė drejtat e tė burgosurve, duke i shfrytėzuar ata me punė tė detyrueshme, torturuar dhe deri nė ekzekutimin e tyre. Mirepo duke marrė parasysh raportin qė nxorri Qendra e Studimeve Ndėrkombėtare pėr tė Burgosurit, me bazė nė Londėr- Universiteti i Mbretėrve, i cili bėnė analizėn e tij edhe nė bazė tė numėrit tė popullsisė, rezulton se San Marino me 30.000 (30 mijė) banorė ka 218 tė burgosur. Ndėrsa, SHBA-sė, nė ēdo 100 mijė banorė, 751 prej tyre janė nė burg. Pra njė nė njėqindė amerikan ėshtė nė burg.
Rusia ka 627 tė burgosur pėr 100,000 rusė, Anglia ka 151; Gjermania 88; dhe Japonia 63 tė burgosur pėr ēdo 100 mijė japonez. Ndėrsa Shqipėria renditet nė raportin qė nxorri Qendra e Studimeve Ndėrkombėtare pėr tė Burgosurit, nė vendin e 120 nga 280 vende qė pėrmenden nė raport.
Shqipėria, ka gjithsej 5.041, tė burgosur, pra 159 tė burgosur pėr ēdo 100 mijė shqiptarė, njė shqiptarė i burgosur nė njėqindė veta. Prej tyre 1.6 % janė femra, 1.4% tė rinj,0.6% janė tė huaj. Gjate viteve Shqipėria, ka shėnuar rritje (1998 2,922 (87) 2001 3,053 (90) 2003 3,778 (121) 2005 3,491 (111) 2007 4,300 (136) , ēfare tregon se Shqipėria vitet e fundit po shėnon rezultate mjaft tė mira nė luftėn kundra kriminialitetit, trafiqeve ilegale, drogės, e korrupsionit. Kėto janė parė shumė organizata ndėrkombėtare si arma mė e fuqishme e kėsaj qeverie prej kur edhe mori drejtimin e vendit mė 2005.
Mali i Zi me 680 mijė banorė ka 734 tė burgosur, shumica shqiptarė. Tė cilėt janė keqtrajtur nė mėnyrė sistematike. Organizata tė ndryshme pėr mbrojtjen e lirivė te njeriut e kanė kritkuar vazhdimisht Podgoricėn pėr kėto qėndrime ndaj tė burgosurve shqiptarė. Rasti mė i fundit ėshtė ai i tė 18-tė arrestuarve nė vitin 2006.
Maqedonia, renditet e 140-ta, nė raport. Maqedonia me 2.5 milion banorė, ka gjithsej 2.200 tė burgosur dhe kėtu shumica e kombėsisė shqiptare. Nė disa nga materialet mė specifiket tė kėtij raporti pėrmendet edhe rasti i fshatit Brodec, keqtrjatimi i tė burgosurve dhe shkelje flagrante e tė drejtave tė njeriut me kėta tė burgosur. Raporti i tėrheq verejtjen drejtėsisė maqedonase dhe i bėnė thirrje Qeverisė tė shohi mė me trasparencė dėnimin e tė burgosurve tė ngjarjve tė Bordecit. Policia thotė raporti i ka tjekaluar kompentencat e saj dhe ėshtė sjellur "kafėshėrisht" me tė arrestuarit. Kosova renditet e 151 dhe ka gjithėset 1.099 tė burgosur. 63 tė burgosur nė 100 veta nė Kosovė.
'Pas tre vitesh qeverisje, Shqipėria ėshtė njė vend krejtėsisht i sigurtė, tha Kryeministri Berisha, gjatė konferencės sė pėrbashkėt me kancelaren gjermane, nė viizitėn qė po i bėnė Bonit. Mirepo, edhe kancelarja gjermane Merkel, ka bėrė njė bilanc tė shkurtėr tė arritjeve gjatė tre viteve tė qeverisjes Berisha. Zero tolerancė' ndaj krimit tė organizuar, ka qenė platforma e qeverisė Berisha dhe sot Shqipėria ka treguesit e kriminalitetit qartėsisht ndėr mesataren e vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian.
Nė kėtė kontekst, mbi 206 grupe dhe organizata kriminale janė ēmontuar, 950 anėtarė tė tyre janė vendosur para ligjit, ėshtė vendosur moraturiumi pėr anijet e vogla qė pėrdoreshin pėr trafiqe drejt Italisė. Nė tre vite ka patur rritje tė turizmit nga 300 mijė turistė nė vitin 2004, nė mbi 2 milion kėtė vit dhe nuk ėshtė evidentuar asnjė incident.
Sipas kėty rezultateve ka theksuar raporti qė nxorri Qendra e Studimeve Ndėrkombėtare pėr tė Burgosurit, me bazė nė Londėr- Universiteti i Mbretėrve, nė shumė vende tė botės ka rėnė shumė, krimi dhe korrupsioni. Shifrat janė nė ulje - dhe rrisin sigurinė e qytetarve tė tyre
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 33 here