Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 613 here

On line 150 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1148 here

On line 294 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1038 here

On line 294 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 896 here

On line 295 dite

video »

10/10/2008 8:36:42 AM

Adrian Neritani: Rezoluta serbe pa efekte juridike

Ambasadori i Shqiperise ne OKB, Adrian Neritani theksoi per Hermesnews se rezoluta e Serbise e miratuar nga Asambleja e Pergjithshme e OKB-se nuk do te prodhoje efekte juridike kunder shtetit te Kosoves. OKB: Interesat e Kosoves u mbrojten denjesisht nga Shqiperia dhe SHBA


Beqir Sina/ New York
BeqirS@aol.com


KOMBET E BASHKUARA: Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė ka miratuar rezolutėn e paraqitur nga Serbia pėr tė kėrkuar opinion kėshillues nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės, nėse ajo ėshtė nė pajtim me ligjin ndėrkombėtar. Pėr rezolutėn kanė qenė 77 vota, 74 vota kanė abstenuar dhe 6 vota ishin kundėr.

Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė do t’i kėrkohet ta japė mendim -kėshillė joobligative lidhur me ligjshmėrinė e Deklaratės e pavarėsisė sė Kosovės, nga Serbia, nė muajin shkurt tė kėtij viti.

Serbia dhe Rusia thonė se akti i shpalljes sė pavarėsisė ėshtė ilegal, mirėpo pothuaj 50 shtete tė botės, pėrfshi SHBA dhe shumicėn e vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian, e kanė njohur Republikėn e Kosovės, si shtet tė pavarur e sovran. Gazetari ynė nė Kombet e Bashkuara, Beqir Sina, foli me shkelqėsinė e Tij, ambasadorin e R. Shqipėrisė nė Miisionin e Pėrherėshėm tė OKB-sė, z Adrian Neritani, pas perfundimit te ketij debati.

Zoti Ambasador, ne Asamblen e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, perfundoi debati mbi projektrezoluten e Serbise qe nga Gjyqi Nderkombetar i Drejtesise te kerkohet mendimi keshilledhenes per ligjshmerine e pavaresise se Kosoves. Cili eshte komenti juaj per kete debat ?

Ambasadori A.Neritani: Po! Debati u zhvillua ne seance plenare ne Asamblene e Pergjithshme te OKB. Ky debat ishte ne vijim te disa zhvillimeve te meparshme, te cilat u kurorezuan me perfundimin e seances se sotme, me votimin e projekt rezolutes se prezantuar nga Serbia. Ky dokument i kerkonte Gjykates Nderkombetare te ofroje nje opinion keshillues (advisory opinion) mbi shpalljen e pavaresise se Kosoves.

Kerkesa e Serbise eshte nje perpjekje per te manipuluar me sistemin aktual te drejtesise ne kuadrin e OKB-se dhe synon krijimin e pengesave artificiale ne drejtim te procesit te njohjes se pavaresise se Kosoves.


Si u prit fjala e perfaqesuesit te Serbise dhe a pati reagime ?

Ambasadori A.Neritani: Fjala u degjua siē eshte praktika normale ne seancen plenare te Asamblese se Pergjithshme.
Reagime mund te quhen te gjitha fjalimet qe vijuan me pas gjate debatit, ne te cilat palet shprehen opinionet e tyre.


A u ndie mungesa e perfaqesuesve nga Kosova, kur ēuditerisht megjithese diskutohej per Kosoven ajo nuk u ftua nga KS?

Ambasadori A.Neritani: Mire eshte qe kur diskutohet per ēeshtje qe preokupojne nje vend, ky i fundit te perfaqesohet per te mbrojtur interesat e veta ne menyre te drejteperdrejte. Ne kushtet aktuale kjo nuk ishte e mundur. Por interesat e Kosoves u mbrojten denjesisht nga Shqiperia, SHBA, dhe shume vende te tjera qe folen hapur, ne menyre objektive dhe denuan tendencen kunder produktive te iniciatives serbe.

A mund te na tregoni sesi u votua, dhe ēfare rendesie kishte vota e Shqiperise?

Ambasadori A.Neritani: Votimi u krye i hapur dhe secili vend votoi sipas interesave kombetare. Shqiperia votoi kunder kesaj iniciative dhe me kete vote ne treguam qendrimin tone te njohur.

Kush ishin shtetet qe votuan pro kerkeses se Serbise ?

Ambasadori A.Neritani: Pergjithesisht vendet e Levizjes se te Paangazhuarve votuan ne mbeshtetje te Serbise, gje qe te krijon idene se ky vend po tenton ti bashkangjitet ketij grupimi dhe jo BE-se.

Po kunder saj?

Ambasadori A.Neritani: Kunder votuan Shqiperia, SHBA dhe disa vende te tjera.

Po shtetet qe abstenuan?

Ambasadori A.Neritani: Nje shumice e ndjeshme e vendeve anetare abstenuan, gati njelloj ne numrin e vendeve qe votuan ne favor. Per me teper rreth 30 vende te tjera nuk moren pjese ne votim.

Zoti ambasador si mund te "lexohet" abstenimi ?

Ambasadori A.Neritani: Perveēse abstenim, ai mund te lexohet si nje qendrim qe nuk eshte ne favor te iniciatives se Serbise. Fakti qe u kerkua votim ne seance plenare ndaj nje dokumenti, vendet qe jane ne favor te tij e shprehin qendrimin e tyre me vote aktive ne favor. Abstenimi nuk eshte vote mbeshtetese ne kete rast, pasi kerkohet votim aktiv dhe jo silent procedure.

Po te mbledhesh numrin e votave kunder, abstenim dhe atyre qe munguan, del nje shifer e rreth 2/3 te anetareve te OKB. Kjo shifer tregon nje tendence pozitive, nje grup i madh vendesh qe nuk e mbeshteten iniciativen e Serbise.

Si mendoni ju per disa shtete te cilat duket se kane abstenuar, por qe faktikisht e njohin Kosoven ?

Ambasadori A.Neritani: Shtetet qe kane abstenuar dhe qe e kane njohur Kosoven bene shpjegimin e votes se tyre perpara dhe pas votimit. Ideja themelore ishte qe realiteti dhe paqja ne rajon tregojne qe kjo zgjidhje eshte e drejte, ligjore dhe afatgjate. Ato i ribene thirrje Serbise qe te vleresoje marredheniet me BE-ne dhe ta shohe te ardhmen e saj ne kete organizem. Keto vende theksuan se iniciativa e Serbise nuk do te kete asnje vlere dhe bile duket kunder produktive e inicuar pergjithesisht nga motive politike.

Sa ndikuan fjalimet dhe kundervenjet e perfaqesuesit britanik ne OKB, dhe perfaqesuesit te Turqise, ne Misionin e Perhershem te Kombeve te Bashkuara dhe ambasadorit amerikan?

Ambasadori A.Neritani: Ne debat kishte shume fjalime objektive e realiste ne te cilat u shpreheen hapur dhe me bindje qendrimet e vendeve respektive. Ky ishte nje komunikim i drejteperdrejte me Asamblene e Pergjithshme, pasi kjo ishte hera e pare qe ēeshtja e Kosoves diskutohet ne kete forum te OKB. Ne takimet e shumta pas debatit kishte reagime pozitive per objektivitetin e shprehjes se qendrimit te vendeve qe e njohin realitetin me nga afer dhe kane investuar ne disa drejtime ne rajon.

Se fundi si e shikoni ju te "neseremen" e nismes se serbeve per t'a bllokuar pavaresine e Kosoves ?

Ambasadori A.Neritani: Nisma nuk ka te ngjare te prodhoje efekte juridike, per vet substancen e problemit, dhe sidomos ne raport me realitetin e krijuar ne Kosove pas shpalljes se pavaresise. Rendesia e saj eshte relative dhe do te thoja e paperfillshme ne zhvillimet ne terren. Tashme pjekuria e popullit dhe e qeverise se Kosoves ka treguar se ata dine te ndertojne shtetin dhe shoqerine e tyre te orientuar drejt strukturave euro atlantike, ne nje shoqeri demokratike, ku sundon ligji dhe institucionet, e ne mbrojtje e respektim te te drejtave te pakicave. Kryesore eshte qe procesi i njohjes do te vijoje dhe Kosova gradualisht por ne menyre te sigurte po ecen perpara.

Nė dokumentin me shifrėn A/63/L.2, nė favor tė rezolutės serbe kanė votuar 77 vende anėtare, 6 kundėr dhe 74 vende tė pėrmbajtura, 30 vende nuk morėn pjesė.

Vendet qė votuan pro rezolutės janė: Algjeria, Angola, Antigua dhe Barbuda, Argentina, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bolivia, Brazil,Botsvana, Brunei, Kamboxhia, Kili, Kina,Kongo, Kosta-Rika, Kuba, Qipro, Republika Demokratike Popullore e Kinės, Republika Demokratike e Kongos, Xhibuti, Dominika, Republika Dominikane, Egjipti, El Salvador,Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Fixhi,Greqia, Guatemala, Guinea, Guyana, Honduras,Islanda, India, Indonesia, Irani, Xhamaika,Kazakistani, Kenia, Kirgistan,Lesotho, Lihtenshtein, Madagaskar, Mauricius,Meksikė, Mali i Zi, Myanmar (Birmani),Namibi, Nikaragua, Niger, Nigeria, Norvegjia,

Panama, Papua-Guinea e Re, Paraguai,Filipine, Rumani, Rusi, Saint Vincent e Grenadė, Serbi, Singapor, Sllovakia, Ishujt Solomon, Afrika e Jugut, Spanja, Sri Lanka,Sudani, Surinami, Swazilandi, Siria,Timori Lindor, Tanzania, Uruguai, Uzbekistan,Vietnami, Zambia, Zimbabve.

Vendet qė votuan kundėr rezolutės janė: Shqipėria,Ishujt Marshall, Mikronezia, Nauru, Palau dhe SHBA-tė.

Vendet qė abstenuan: Afganistani, Andora, Armenia, Australia, Austria, Bahamas,Bahrein, Bangladeshi, Barbadosi, Belgjika, Belize, Benini, Bhutani, Bullgaria, Burkina Faso, Kameruni, Kanada, Kolumbi, Kroaci, Ēekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Gana, Grenada, Haiti, Hungaria, Irlanda, Izraeli, Italia, Japonia, Jordani, Letonia, Libani, Lituania, Luksemburg, Malajzia, Maltė, Monako, Mongoli, Marok, Nepal, Holanda, Zelanda e Re, Omani, Pakistani, Peruja, Polonia, Portugalia, Katari, Republika e Koresė, Moldavia, Saint Lucia, Samoa, San Marino, Arabia Saudite, Senegali, Sierra Leone, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Tajlanda, Maqedonia, Togo, Trinidad e Tobago, Uganda, Ukraina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania e Madhe, Vanuatu, Jemeni, Bosnja e Hercegovina, Burundi, Kepi i Gjelbėr, Ēad, Bregu i Fildishtė, Ekuadori, Etiopia, Gaboni, Gambia, Iraku, Kiribati, Kuvajti, Laosi, Libia, Malavi, Maldivet, Mali, Mauritania, Mozambiku, Ruanda, Saint Kitts and Nevis, Sejchellet, Tonga, Tunizia, Turqia, Turkmenistan, Tuvalu dheVenezuela.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 46 here