Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 613 here

On line 150 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1149 here

On line 294 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1039 here

On line 294 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 897 here

On line 295 dite

video »

10/9/2008 3:51:25 PM

Perkujtimi i 8 Vjetorit te vdekjes se Aristidh Koles‏

Ne 11 tetor mbushen 8 vjet nga vdekja e studiuesit te njohur arvanitas Aristidh Kola



Mirel Sharxhi
mirelsharxhi@hotmail.com
9 Tetor 2008


Boston- Ne 11 tetor mbushen 8 vjet nga vdekja e studiuesit te njohur arvanitas Aristidh Kola. Ai lindi mė 8 korrik 1944 ne Thiva tė Greqisė Qendrore, zonė e cila banohet tėrėsisht nga arvanitas.Studioi pėr jurispudencė nė Athinė dhe pas mbarimit tė universitetit, pėr shumė kohė iu pėrkushtua traditave kombėtare tė shqiptarėve nė Greqi. Ne 1983 pėrfundoi librin e tij tė famshėm, "Arvanitasit dhe origjina e grekėve", qė bėri njė jehonė tė jashtėzakonshme nė tė gjithė Greqinė, si dhe nė diasporėn e saj jashtė vendit. Aristidh Kola botoi revistėn tashmė tė njohur, "Besa", si dhe revistėn tjetėr periodike, "Arvanon". Ketu ai botoi thirrjen e shqiptarėve tė Greqisė, qė u bė nė fund tė shekullit XIX, gjė qė hodhi dritė mbi lidhjet e shumta tė shqiptarėve tė Ballkanit, tė cilėt kėrkonin njė shtet tė bashkuar, qė fillonte nga Veriu i Shqipėrisė sė asaj kohe, nė Nish tė Serbisė e deri nė Selanik tė Greqisė.

Nė vargun e shumė librave tė Aristidhit, ėshtė edhe libri "Greqia nė ēarkun e Jugosllavisė sė Millosheviēit", i cili u botua edhe nė gjuhėn shqipe. Ai mbante lidhje dhe bashkėpunoi me shqiptarėt e Amerikės, me mikun e tij tė ngushtė, Antonio Belushi, nė Kozenca tė Italisė, me intelektualėt e Kosovės, tė Maqedonisė, tė Turqisė dhe atyre tė Shqipėrisė. Ai ishte lidhur edhe me arbėreshėt Korsikės.

Ne vitin 1999 Aristidh Kola, nė mėnyrė heroike mbrojti nė dhjetėra emisione televizive, si dhe nė mjetet e informimit grek, luftėn e UĒK-sė.Ai ju kundėrvu propagandės sė neveritshme e tė ndyrė tė qarqeve ultranacionaliste greko-serbe, kundėr vėllezėrve tanė kosovarė, gjatė masakrave tė barbarėve serbė nė Kosovė dhe pėrkrahu bombardimet e NATO-s nė tė ashtuquajturėn Jugosllavi. Kola, si kryetar i shoqatės sė arvanitasve tė Greqisė "Marko Boēari", do tė akuzohej nga forcat ultrashoviniste ortodokse greke, vazhdimisht pėr tė vėrtetėn e ngjarjeve tė Kosovės, si dhe pėr tė vėrtetėn e shqiptarėve nė Greqi, qė ai i pėrfaqėsonte nėpėrmjet shoqatės sė tij, njohur edhe nga ligjet e shtetit grek. Atė e hodhėn nė gjyq pėrfaqėsues tė organizatave ultranacionale greke, tė cilat e kėrcėnuan edhe me vdekje.

Aristidh Kola u sėmur krejt papritur mė 24 maj 2000 dhe tė mėrkurėn e 11 Tetorit 2000, jeta e tij u shua duke lėnė pas gruan Nansi, vajzėn Polikseni, djalin Pano si dhe veprat qė shkroi dhe e bėjnė emrin e tij tė pavdekshėm nė historinė e arvanitasve qė ėshtė edhe pjesė e historisė sė Shqipėrisė.

Dekorimet nga shteti shqiptar
Per kontributin e tij te vecante per ceshtjen shqiptare ai eshte dekoruar nga Presidentet Sali Berisha dhe Rexhep Mejdani.Ne vitin 2004 kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, i dorėzoi zonjės Nansi Kola (gruas sė Aristidhit), njė fletė mirėnjohje tė Qeverisė sė Kosovės pėr veprėn dhe aktivitetin e bashkėshortit tė saj,Aristidh Kola, nė mbrojtje tė tė drejtave tė popullit tė Kosovės. Pas kėsaj, Kuvendi Komunal i qytetit tė Skėnderajt, i akordoi arvanitasit Aristidh Kola, titullin "Qytetar Nderi i Skėnderajt”.

Perpjekjet per ta vrare per here te dyte
Vrasja e dytė e Aristidh Koles po vazhdon intensivisht pas 11 tetorit 2000.Po behen tere perpjekjet per ta vrare per here te dyte Aristidh Kolen,per te varrosur bashke me trupin edhe vepren e tij.Por ndersa politika dhe media me vetedije apo jo po lejojne vrasjen e dyte te Aristidh Koles ne nuk duhet te rrime duarkryq.Diskutimi per vepren e tij ne internet dhe disa video te atdhtareve shqiptare ne youtube jane te lavderueshme, por te pamjaftueshme per te ndaluar vrasjen e dyte qe po i behet vepres se tij.Duhet bere me shume se kaq nga ju dhe miqte dhe te njohurit tuaj,se ne te kundert nuk do te mundemi ta ndalim vrasjen e dyte te Aristidh Koles.

Pervec kesaj mendoj se ne 11 Tetor 2008 te gjithe duhet te japim kontributin tone personal per te mos lejuar vrasjen e dyte qe po i behet rilindasit modern Aristidh Kola.Nje bisede me miqte, nje ndezje qiriri ose qofte edhe nje mendim per te ne kete dite,do te jete nje kontribut i vyer per te nderuar vepren e tij.Dhe kjo eshte me e pakta qe po bejme per te.

HermesNews ©AllRights Reserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 65 here