Video
9/21/2008 5:07:08 PM
Ramiz Merko: 'Vetėm nacionalistėt mund ta mbrojnė flamurin kombėtar'
Intervista/ Ramiz Merko: Kёrcёnimet, incidentet apo pakёnaqёsitё nga pala maqedone u reflektuan nё formё tё kёnaqёsisё.
Nga Mehmet Latifi
21 Shkurt 2008 - Struga, ka mbi 63.000 banorё, prej tё cilёve zyrtarisht 56% janё shqiptarė, 35% maqedonas dhe 11% tё tjerё. Ndodhet nё njё lartёsi mbidetare prej 695 m. Ёshtё qytet buzё Liqenit tё Ohrit, nё aksin rrugor qё lidhё Maqedoninё me Shqipёrinё, pёrmes pikёs kufitare Qafё e Thanёs. Liqeni i Ohrit, liqen tektonik, me lartёsi mbidetare prej 693.10-693.40 m, me njё botё tё florёs dhe faunёs endemike. Liqeni i Ohrit ёshtё nёn mbrojtjen e UNESCO-s
Urbanizmi:
Gjatė kёtyre viteve, Struga (Kėshilli i Komunės sė Strugės) ka sjellur Planin Gjeneral Urbanistik (PGJU) dhe Planet e Detajuara Urbanistike (PDU). Me kėto plane-PGJU dhe PDU, ėshtė rregulluar njė materje tejet e ndieshme qė mё parё ka krijuar tollovi dhe anarki nė ndėrtim nė Strugė. Kėto plane urbanistike vėnė nė korniza tė standardizuara jo vetėm ndėrtrimet, por edhe mbindėrtimet, riparimet, rikonstruimet dhe meremetimet e ndryshme tė objekteve.
Turizmi:
Ka qenė dhe ёshtё shpresa mė e madhe e drejtuesve dhe qytetarėve tė Komunės sė Strugės. Ėshtė pritur numėr rekord i pushuesve dhe mysafirėve, parashikime qė janė realizuar plotėsisht dhe kanё sjellur leverdi materiale pёr hotelierёt, tregёtarёt nё pёrgjithёsi dhe kanё pёrmirёsuar buxhetin familjar tё struganёve.
Arsimi:
Nė Komunėn e Strugės, janė shėnuar rezultate tė mira nė fushėn e arsimit. Nga njё shkollё e mesme, janё bёrё dy shkolla, ku shumica e nxёnёsve dhe kuadrit pedagogjik janё shqiptar. Ёshtё hapur edhe Instituti pёr Teknologji dhe Ekologji i Universitetit Shtetёror tё Tetovёs dhe ёshtё themeluar Universiteti Euro College.
Gjendja sociale-papunėsia
Sa i pėrket papunėsisė nė Strugė, numri i atyre qė kėrkojnė punė aktualisht, edhe mė tej ėshtė i lartė dhe tejkalon shifrėn prej mbi 9.000 persona.
Shėndetėsia
Shėndetėsia ka pėsuar njė transformim institucional dhe struktural. Tani, mbase priten edhe transformime dhe ndryshime tė reja. Shėndetėsia primare ka kaluar nė kompetenca tė pushtetit vendor, ndėrsa ajo spitalore edhe mė tej do tė mbetet nėn kompetencat e Ministrisė-pushtetit qėndror. Rrjeti i shėrbimeve primare shėndetėsore nė Komunėn e Strugės, kryesisht pėrmbush standardet, me disa pėrjashtime.
Higjiena
Higjena nė qytet dhe rrethinė ka pėsuar njė pėrmirėsim tė dukshėm me pėrpjekjet e vazhdueshme pėr qytet tė pastėr, me moton Strugėn e duam aq sa ėshtė e pastėr.
Siguria
Ēėshtja e sigurisė sė qytetarėve ėshtė njė ndėr ēėshtjet mė tė rėndėsishme tė qytetarėve tė Strugės dhe tė gjithė atyre qė vizitojnė Strugėn, mund tё themi nė pėrgjithėsi se mbretёron njё qetёsi qё garanton siguri pёr qytetarёt.
Kultura:
Kultura ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme. Duke filluar nga shpallja e Artistes sė Popullit, Margarita Xhepa, pėr Qytetare Nderi tė Strugės, fituesi i Kurorёs sё Artё tё Mbrёmjeve Strugane tё Poezisё, poeti shqiptar Fatos Arapi, Festivali i Shoqёrive Kulturore Artistike Shqiptare Kёngё Jeho, vizitat e Filharmonisё sё Maqedonisё etj., flasin pёr jetёn kulturore tё begatё.
Sporti
Nė Strugė sporti ėshtė mjaft i zhvilluar dhe shumё sporte qė nė qytetet tjera as nuk njihen pėr sė afėrmi, nė Strugė janė mjaft reprezentativ, siē janė sportet e ujėrave, vaterpolo, kajak dhe kanu. Kur kėsaj ti shtohen edhe sportet tjera, si: shahu, futbolli, hendbolli, volejbolli, basketi e sidomos sportet luftarake, karate dhe boks, atėhere mund tė thuhet se Struga ėshtė mjedis sportiv. Karateistėt strugan, kanė sjellur nė Strugė njė mori medaljesh, qė dėshmon pėr njė traditė shumvjeēare tė pranisė sė kėtij sporti. Po pėrmendim vetėm klubet e karatesё : Arena Kendo dhe Drini.
Nga sportistėt strugan, titullin e kampionit ekipor arritėn ta sjellin boksierėt e KB Sindi, duke u shpallur kampion nė Maqedoni. Poashtu, nga ky klub boksi, boksieri Nasi Hani, nė kategorinė deri 91 kg, u shpall kampion nė Maqedoni. Vlen tė theksohet se Nasi Hani, ka sjellė disa medalje tė arta nga turnetė ndėrkombėtare nė boks dhe ishte boksieri i vetёm shqiptar nga Maqedonia, nė Kampionatin botėror nė boks, qė u mbajt nė Ēikago tė SHBA dhe kandidat pėr Olimpijadėn nė Pekin 2008.
Nė njė intervistė tė zgjeruar, kryetari i komunės sė Strugės, ing.dip. i agronomisė, Ramiz Merko, flet pėr zgjedhjen e tij pėr kryetar tė parė shqiptar pas gati 60 viteve nė Strugė, pėr sigurinė, arsimin, kulturėn, zhvillimin ekonomik, turizmin, bashkėpunimin gjithėpėrfshirės edhe me Shqipėrinė, nėnvleftėsimi nga pushteti qėndror, gjyqėsia, policia etj.
Pas mё shumё se njё gjysёm shekulli, Struga me shumicё apsolute shqiptare, arriti tё zgjedhё njё kryetar tё komunёs nga radhёt e shqiptarёve.
Kush ёshtё pra kryetari i komunёs Ramiz Merko?
Jam njё qytetar e tani kryetar i komunёs sё Strugёs, qё rrjedh nga fshati Frёngovё, buzё Qafё Thanёs. Shkollimin fillor dhe ate tё mesёm e kam kryer nё Strugё, ndёrsa mёsimet universitare nё Fakultetin e agronomisё, nё Universitetin e Prishtinёs nё periudhёn 1976-1980, kur edhe jam diplomuar. Njohuritё dhe suksesi i arritur mё nderuan me mirёnjohjen e Universitetit si student i dalluar dhe mё ofruan tё vazhdoj si pjesё e stafit akademik e pedagogjik, fillimisht si asistent duke mё ofruar edhe hapėsira tё tjera. Mirёpo, premtimin dhe amanetin qё i kisha dhёnё Strugёs dhe popullit tim, mё detyruan tё kёthehem nё Strugё pёr tё ndihmuar popullin tim. Jam i martuar dhe baba i katėr fėmijėve.
Pasi u kthyet nё Strugё, fillimisht keni punuar nё Qendrёn pёr pёrparimin e bujqёsisё individuale, duke shёnuar rezultate tё lakmueshme?
Me ardhjen time si specialist nё Strugё, i specializuar nё Universitetin e Prishtinёs, pёr mendimin tim hapё njё faqe tё re tё historisё, jo vetёm pёr mua, por edhe pёr popullatёn nё Strugё. Pёr tё qёnё edhe mё i sksesshёm, e hapa edhe njё biznes privat-farmaci bujqёsore, ku ndihmė tė veēantė dhe tė pakursyer kisha nga bashkėshortja ime, poashtu agronome. Natyrisht, pas suksesit tė njė burri, qėndron gruaja, qė ėshtė shtylla korrizore e familjes, ndėrsa familjen e konsideroj gjė shumė tė shtrenjtė dhe tė shenjtė. Kёshtu duke plotёsuar edhe nevojat e fermerёve privat ё komunёn e Strugёs ku ishin mbi dhjetё mijё hektar tokё punuese. Paralelisht me kёtё, pas vitit 1992, e kam zgjёruar veprimtarinё rreth furnizimit me repromaterialit tё prodhimtarisё bujqёsore siē janё farёrat, fidanet, plehёrat mineral por edhe mekanizimi bujqёsor. Kёtё shtrierje tё biznesit mё sё miri e kanё ndier prodhuesit nё Shqipёri e Kosovё, nё kohёn kur edhe vetё isha prodhues individual nё pemtari dhe perimkultura.
Keni furnizuar nё masё tё madhe tregun shqiptar me repromaterial?
Furnizimi i tregut shqiptar me hardhi rrushi, ku sasai nё vit arrinte deri nё 500 mijё hardhi, nё tё gjitha zonat e Shqipёrisё, bashkё me furnizimin me farё gruri nё Kosovё, siē ishte rasti me tenderin e fituar nё Tiranё, tё finansuar nga korporatat e jashtme tё mbёshtetura nga qeveritё e SHBA, Kanadasё dhe Australisё. Kёshtu, sasia prej 2.600 tonё farё gruri pёr reprodukim janё dёrguar nё Kosovё. Kёshtu kam vepruar deri nё momentin kur BDI (Bashkimi DEmokratik pёr Integrim) mё mbёshteti nё kandidimin tim pёr kryetar tё komunёs sё Strugёs, i pari shqiptar pas gati 60 vjetёsh.
Maqedonasit ju kanё akuzuar si nacionalist dhe janё pёrpjekur tё pengojnё zgjedhjen tuaj pёr kryetar tё komunёs sё Strugёs?
Ēfarё shqiptari do tё isha nёse nuk do tё isha nacionalist, pas gjithё atyre pёrjetimeve qё pёrjetuam bashkёrisht unё dhe populli im. Me qёnё nacionalist dhe me dashtё popullin tёnd nuk ёshtё asgjё e keqe, nuk ёshtё krim dhe nuk ёshtё nё dёm tё askujt. Unё nuk kam mundur tё jem as mё shumё e as mё pak se cili do shqiptar nё rrethana tё tilla. Megjithate, nga pozita e detyrёs qё ushtroj, pёrpiqem brёnda mundёsive tё mia tё jem kryetar i tё gjithё qytetarёve, duke kёrkuar e shfrytёzuar mundёsitё e avansimit tё pozitёs sё shqiptarёve, pёr ti sjellur nё rrafsh tё barabartё dhe pёr ti bёrё tё barabartё nё mesin e tё barabartёve. Pra unё jam megjithate shqiptar.
Nё ēfarё gjendje e pranuat komunёn nё aspektin administrative, kadrovik, ekonomik dhe nё aspektin e strukturёs nacionale tё tё punёsuarve?
Fillimisht mund tё them se pak tё frikёsuar nga e kaluara, por me njё kurajo dhe guxim tё veēantё u kapёm me kёto aktivitete. Maqedonasit nё mёnyrё tё veēantё kundёrshtonin ndarjen e re teritoriale tё vitit 2004, duke brohoritur nёpёr Strugё se ēdo gjё mund tё ndodhё e tё bёhet, por kryetar tё Strugёs shqiptar nuk do tё lejojnё qё tё ketё kurrё. Ndёr gjithё ato situate tё palakmueshme qё ndodhёn nё Strugё, ishte edhe sulmi ndaj ish kryeministrit tё Maqedonisё, Vllado Buēkovski, kur godinёs ku ai qёndronte ia vёnё zjarrin duke dashur qё edhe ate ta likuidojnё pёr shkak tё ndarjes sё re teritoriale, ku Strugё erdhi nё kufijtё e mёparshёm me shumicё shqiptare, qё ishte normale tё fitojё njё kryetar shqiptar.
Pas zgjedhjes time nё krye tё komunёs sё Strugёs mё 13 mars 2005, ēdo gjё ra nё ujё. Nga tё gjitha kёrcёnimet, incidentet apo pakёnaqёsitё nga pala maqedone u reflektuan nё formё tё kёnaqёsisё, qё edhe sot e manifestohen me mbёshtetjen e tyre tё plotё si nga shqiptarёt ashtu edhe nga maqedonasit.
Sa shqiptarė kishte nё administratёn komunale?
Sa i pёrket administratёs, ajo vёrtetё ishte katastrofale. Nga 26 tё punёsuar nё administratёn komunale ishte vetёm njё shqiptar dhe ate me shkollё tё mesme. Nё ndёrkohё, nga komunat rurale erdhёn njё pjesё e madhe e tё punёsuarve nga administrate etj, ku kryesisht ishin jo profesionistė, kurira dhe shofera. Nga njё administratё e tillё tё krijohet njё administratё funkcionale ishte e vёshtirё. Mirёpo duke kёrkuar profesionalizmin duke lёnё anash pёrkatёsinё partiake dhe nacionale, ne krijuam brёnda gjashtё muaj njё administratё solide, ku shumica janё shqiptar, ku nga 90 tё punёsuar nё administratё rreth 60 janё shqiptar, kryesisht tё rinj e mё pak tё moshёs sё mesme. Kemi krijuar administratёn mё tё mirё dhe mё funksionale ndёr tё gjitha komunat e Maqedonisё dhe pёr kёtё kemi lėvdata, por natyrisht kemi respektuar edhe pёrfaqėsimin nacional.
Keni filluar dhe vazhdoni tё veproni me njё filozofi dhe metodologji tё veēantё tё veprimit si kryetar, pavarёsisht nga pengesat qё ua bёnte shoqata maqedonase Nasha Struga (Struga jonё)?
Unё e theksova edhe mё lartё se kishte shumё individё, grupacione apo shoqata siē ёshtё e ashtuquajtura Struga jonё, e cila nuk mund tё pajtohej qё Struga tё udhёhiqet nga njё shqiptar. Tani, edhe Struga jonё ёshtё tretur dhe nuk ёshtё aq aktive, nuk e ngrenё zёrin tani, ose mё mirё tё them nuk pёrfillet aq as nga vetё maqedonasit. Kaluan kohёrat e monizmit kur kryetarёt dhe tё gjithё drejtuesit emёroheshin nga vetё monizmi pa pёrfillur popullatёn dhe kёrkesat e tyre.Tani jetojmё nё njё kohё tjetёr dhe do tё fitojё gjithnjё mё i mirё dhe mё i merituari dhe me pёrkrahje mё tё madhe pёrmes votёs sё lirё. Pak mё lartё nuk e ceka njё hollёsi lidhur me administratёn e komunёs, qё nuk kishte kurrfarё rregullsie, por kishte borxhe tё shumta, tё cilat i trashёguam qё ishin marramendёse. Lartёsia e kёtyre borxheve arrinte mbi tre milion euro. Ishte njё situatё konfuze bashkё me sjelljen e institucioneve tё gjyqёsisё e policisё, qё sulmonin e goditnin pa ndalur gjatё gjithё kohёs. Sidomos efikas kanё qenё gjykatёsit, tё cilёt filluan ti nxjerrin nga sirtarёt e tyrё vendimet pёrmbaruese tё cilёt i kanё mbajtur vite me radhё pa realizuar e pёrmbaruar, me tё vetmin qёllim tё pengimit tё funkcionimit si dhe tё pёrbaltimit e kompromitimit tё pushtetit shqiptar nё Strugё. Nё tremujorin e parё tё administrimit tonё me komunёn, na detyruan tё pёrmbarojmё mbi njё milion euro borxhe tё trashёguara. Gjetёm mekanizma tё shlyerjes sё borxheve dhe mundёsi pёrmes shoqёrisё e miqёsisё qё tё mos lejojmё tё na bllokohet xhirollogaria e komunёs sё Strugёs.
Ruajtja e qetёsisё, stabilitetit dhe mirёkuptimit ndёrmjet komuniteteve nacionale dhe fetare ka qenё njё nga prioritetet tuaja nё Strugёn multietnike dhe multikonfesionale?
Duke na penguar institucionet e shtetit, si gjyqёsia e policia, nė peshёn dhe pёrkushtimin mё tё madh tё punёs tonё ia dedikuam afrimit tё etniteteve, bile bile kemi punuar pak mё tepёr nё kёtё drejtim. Unё nё fakt e kisha edhe paksa borxh, sepse gjatё zgjedhjeve tё vitit 2005, kur unё kandidoja dhe u zgjodha kryetar komune, edhe qytetarёt e nacionalitetit maqedonas, votuesit maqedonas e kanё dhёnё votёn pёr mua, qё ёshtё rast i rrallё dhe unikal nё Maqedoni. Kёshtu qё kam qenė i mbёshtetur edhe nga maqedonasit pas gjithё atyre kёrcёnimeve dhe incidenteve nё Strugё, qё tё mos zgjidhet kryetari shqiptar.
Ia arritёm qёllimit tё ruajtjes sё stabilitetit pёr kёto tre vjet e gjysmё sa jam nё krye tё komunёs sё Strugёs, ku nuk kemi pasё asnjё incident ndёretnik, qё ёshtё pёr respekt dhe obligim qё tё vazhdojmё nё kёtё drejtim.
Tragjedia qė goditi Gėrdecin nė Bashkinė e Vorės ishte njė sprovė e humanitetit dhe ndjenjės sė solidaritetit, ku ju prijtė nė dhurimin e gjakut?
Tragjedia qė goditi Gėrdecin kishte goditur tė gjithė shqiptarėt anė e kėnd. Edhe sot kur kujtoj momentet e marrjes sė informacionit tė parė, disi rėnqethem. Megjithatė, nuk u hutuam aspak, por pėrkundrazi, menjėherė u mobilizuam pėr tė dhėnė gjak pėr tė aksidentuarit e Gėrdecit. Natyrisht se u vura nė krye tė kolonės drejt spitalit tė Elbasanit pėr tė dhuruar gjak. Ishte gjėja mė e vogėl qė nė atė moment mund tė bėnim nga Struga. Bile mė vjen turp tė pėrmendi kėtė, sepse e kemi bėrė nga ndjenja vėllazėrore e jo pėr ndonjė motiv tjetėr. Dhashtė Zoti qė kurrė tė mos na pėrsėriten ngjarje tė tilla.
Mandati juaj ёshtё nё gjashtёmujorin e fundit. Keni bashkuar kooperativitetin dhe operativitetin funksional. Cilat janё rezultatet tuaja?
Natyrisht se pёr njё efekt poztiv, duhet qenё i kujdesshёm nё menaxhimin e situatёs nё pёrgjithёsi, duke mos lёnё anash asnjё fushё tё veprimtarisё dhe aktiviteteve nё jetёn e pёrditshme tё komunёs sё Strugёs. Edhe mё tej rёndёsi tё veēantё do ti kushtohet ruajtjes sё sigurisё dhe stabilitetit nё komunёn e Strugёs. Duhet rritur vetёdijen e qytetarёve pёr pёrmbushjen e obligimeve dhe detyrimeve ndaj komunёs nё aspektin e financimit pёrmes taksave obligative dhe kontributet e tyre, qё pastaj kthehen pёrmes projekteve investuese nё infrastrukturё dhe zhvillim. Thithja e investimeve dhe investitorёve tё vendit apo tё huaj ёshtё njё nga obligimit. Urbanistika ёshtё fushё po ashtu e rёndёsishme, qё kёrkon rregullimin e mёtejmё tё qytetit. Themelimi dhe vёnja nё funkcion tё ndёrmarrjeve tё vogla dhe tё mesme poashtu ёshtё preokupim i komunёs sё Strugёs. Pastёrtia e qytetit ёshtё nё funksion tё dyfishtё sepse ka tё bёjё edhe me turizmin, sepse jemi qytet buzё liqenas, ku ka mundёsi tё zhvillimit tё turizmit, si degё mё fitimprurёse pёr qytetarёt e komunёs sё Strugёs.
Po ashtu duhet theksuar se jemi qytet buzё kufitar nё pellgun e Liqenit tё Ohrit, ku graviton Pogradeci dhe tё gjithё qytetet e regjionit. Kemi njё rritje tё trefishtё tё turistёve nё Strugё qё flet vetёvetiu.
Zhvillimi ekonomik ёshtё evident, por turizmi disi prinё nё zhvillim?
Kёtu mund tё themi edhe diēka tjetёr. Kёtё ua kemi thёnё disa herё qytetarёve tё Strugёs. Nё rast se nё kёtё Strugё, 50-60 vitet e kaluara tё gjithё qytetarёt frigoheshin, sidomos maqedonasit, se nёse nё krye tё komunёs vjen njё shqiptar, ēfarё do tё ndodhё dhe ēfarё do tё bёhet me ta. Ata sot janё tё lirё pёr tё vepruar dhe ja tani kanё filluar qё kapitalin e vet ta investojnё pikёrisht nё Strugё. Kjo ёshtё njё lloj garancie qё e ardhmja e kёtij qyteti dhe kёsaj komune ёshtё e ndritur. Po ndёrtohen shumё objekte dhe kapacitete hotelierike, ku ne si komunё po i japim njё impuls zhvillimit tё kёsaj dege, duke ndёrtuar tё gjithё infrastrukturёn e duhur qё nevojitet pёr njё turizёm tё zhvilluar. Kemi ndёrtuar e zgjeruar disa kilometra plazh gjatё vitit 2005-2006 dhe ato ekzistuese i kemi riparuar, duke ndёrtuar shtigjet, gjelbrimet, furnizimin me ujё tё pijshёm, energji elektrike etj, sipas standardeve evropiane. Dihet mirwflli se ujёra tё kripura ka mjaft, por ujёra tё ёmbёla ka pak dhe kjo e bёn Strugёn tёrheqёse. Liqeni i Ohrit ёshtё liqen tektonik, por edhe Struga ka mjaft vende dhe lokalitete antike, qё ofrojnё ccaste tё paharrueshme pёr vizitorёt.
Arsimi shqip nё Strugё ka qene njё nga pikat neuralgjike. Sidomos arsimi i mesёm. Tani arsimi shqip nё Strugё pas njё transformimi fillon nё atw parashkollor e deri nё universitar e pasuniversitar?
Mendoj se nё fushёn e arsimit nё veēanti kemi qenё tё penguar, qё nga ai parashkollor e deri nё atw universitar nga pushtetet e mёparshme dhe kanё qenё sakrifica tё mёdha tё qytetarёve tё Strugёs tё cilёt janё shkolluar nёpёr universitetet tjera, si nё rastin e pas viteve 1965 nё Universitetin e Prishtinёs e pas viteve 1990 edhe nё Universitetet e Shqipёrisё, ndёrsa nё vitet e fundit edhe nё universitetet nё Maqedoni. Situatё e njёjtё ka mbretёruar edhe nё arsimin shqip nё Strugё. Me krijimin e njё dikasteri tё veēantё, situata ndryshoi nё tё mirё tё shqiptarёve. Nё vitin 2006, themeluam gjimnazin me emrin e njё rilindasi tё madh tё fushёgropёs sё Strugёs, patriotit tё madh, Dr.Ibrahim Temos, qё pёr kohёn e kaluar ishte e paimagjinueshme. Kjo sidomos para palёs maqedonase, tё vihet njё emёr i njё shqiptari ishte krejtёsisht e pamundshme. Pёr kёtё hap, krijuam ambijent tё besimit se ky emёr nuk rrezikon askwnd dhe nuk ёshtё nё dёm tё askujt, por nё tё mirё tё tё gjithwve pёr tё treguar se tё gjithё jemi tё barabartё. Pёr habinё tonё, edhe ndёrkombёtarёt ishin tё bindur se emir Dr.Ibrahim Temo do tё nxisё e shkaktojё pakёnaqёsi, por tani kanё ndryshuar mendimin dhe qendrimin. Kёtё projekt e realizum me mjeshtri, urtёsi dhe mirёkuptim. Tani kjo shkollё (Gjimnazi Dr.Ibrahim Temo), ka mbi 1.200 nxёnёs, rreth 70% shqiptar dhe me drejtor shqiptar.
Nga njё shkollё e mesme Niko Nestor qё ishte poligon eksperimental i poshtёrimit, etiketimit dhe diferenecimit tё shqiptarёve, tani janё dy shkolla tё mesme?
Po. Aty, pa dashur ti kthehemi viteve tё diferencimit para, por edhe pas viteve tё nёntёdhjeta, kur nё kёtё shkollё gati nuk kishte asnjё nxёnёs shqiptar, pasi u krijuan paralelet e ashtuquajtura paralele tё pёrziera, ku mёsimi zhvillohej vetёm nё gjuhёn maqedonase. U pushuan nga puna shumё professor, nёn diktatin e ish Komitetit tё Partisё, gjatё procesit tё diferencimit famoz pas ngjarjeve tё 1981 nё Kosovё. Disa prej tyre pёrfunduan edhe nёpёr burgje sё bashku me nxёnёsit e tyre. Kjo nxiti qё tё formohet shkolla e mesme nё gjuhёn shqipe Hajdar Dushi, qё u pengua maksimalisht nga pushteti dhe organet policore. Tani nё vitet e demokratizimit, filluan tё mbushen bankat e kёtyre shkollave tё mesme me nxёnёs shqiptarw. Pёr kёnaqwsinё tonё, sot nё kёto dy shkolla tё mesme mёsojnё rreth 3.200 nxёnёs ku shumica janё shqiptar dhe kur kёsaj ti shtohet edhe stafi pedagogjik, atёherw mund tё thuhet se ky ёshtё njё qytet i tёrё dhe tё gjithё mёsojnё nё gjuhёn e vet amёtare. Rreth 65-70% tё nxёnёsve janё shqiptar. Nё kёto shkolla mёsimi zhvillohet krahas gjuhёs shqipe edhe nё gjuhёn maqedonase dhe turke.
Krahas shkollave tё mesme Struga ёshtё bёrё edhe qytet e komunё universitare, me hapjen e universitetit qё po merr epitetin e Universitetit regjional, Euro College?
Ne nuk u ndalёm vetёm me shkollimin fillor dhe tё mesёm, tё cilit i dhamё njё jetё jo vetёm pёr shqiptarёt, por edhe pёr tё tjerёt, duke u pёrpjekur qё edhe shqiptarёt tё jenё tё barabartё nё mesin e tё barabartёve. Megjithate, na mungonin institucionet e arsimit tё lartё dhe vendosёm qё kёtu tё sjellim fillimisht njё degё tё Universitetit Shtetёror tё Tetovёs, duke hapur Institutin e Teknologjisё dhe Ekologjisё.
Para dy viteve filluam me njё projekt tё ri shumё atraktiv dhe shumё me vlerё, pasi morёm Akreditimin nga Universiteti i Velsit nga Britania e Madhe pёr hapjen e njё universiteti regjional, Euro College, pasi kёtu graviton njё regjion i tёrё me njё popullatё tё madhe shqiptare pёrfshirё qytetet si Struga, Ohri, Prespa, Manastiri, Kёrēova, Dibra, Gostivari, Krusheva, por edhe qytete pёrtej kufirit shqiptaro-shqiptar, pёrfshirё Pogradecin, Korēёn, Maliqin, Librazhdin, Elbasanin, Prenjёsin etj. Studimet janё me standarde tё larta evropiane ku edhe stafi akademim ёshtё i njё niveli tё lartё. Kryetarёt e komunave tё tjera na e kanё zili pёr kёtё zhvillim tё arsimit, me tё cilin ne si Strugё ndihemi krenar. Struga ёshtё qytet i poezisё, turizmit, kulturёs, festivaleve, etj., por tani edhe qytet universitar, qё sjell njё rini qё garanton njё ardhmёri tё mbarё dhe perspektiva tё ndritura pёr popullin shqiptar.
Keni pasё shumё takime tё niveleve tё ndryshme me faktorin ndёrkombёtar, duke filluar nga euroambasadori Ervan Fuere, ambasadorё tё vendeve tё ndryshme, delegacione etj.. Si i vlerёsoni kёto takime?
Sigurisht se ёshtё kёnaqёsie e madhe kur krijon miqёsi, krijon shoqёri dhe kёshtu mund tё mbijetosh mё mirё sё bashku me politikёn, e natyrisht se nё kёtё mёnyrё mundё tё mbijetojmё edhe ne. Ёshtё vёrtetё njё gjё e madhe tё bashkёbisedosh, tё vendosёsh lidhje me personalitet si shtetёrore ashtu edhe ndёrkombёtare. Tё them tё drejtёn, gjatё kёsaj kohe, kam takuar ambassador nga tё gjitha vendet e Europёs dhe jashtё sajё, shumё shoqata joqeveritare dhe pёrfaqwsues tё tyre si nga Europa dhe jashtё sajё. Nuk kanё munguar natyrisht edhe institucionet nga vendi. Tё gjithё kanё qenё tё entuziazmuar me punёn tonё dhe kanё shprehur admirim pёr punёn qё kemi bёrё gjatё kёtyre viteve. Pёr kёtё kemi lavdrata gojore, por edhe tё shkruara, tё cilat neve na detyrojnё dhe na obligojnё qё tё punojmё edhe mё tepёr nё kёtё drejtim tё zhvillimit tё jetёs sё qytetarёve tё komunёs sё Strugёs. Duhet shtuar se e mira e kёtij qyteti dhe kёsaj komune reflektohet edhe nё qytetet pёrreth.
Keni qenё nismёtar i shumё projekteve pёr demokratizimin dhe liberalizimin nё Maqedoni, pёr tё tёrhequr edhe investitorё tё vendit dhe tё huaj. Keni bёrё njё kthesё nё komunikim me Shqipёrinё, qё dikur pёr shqiptarёt ka qenё zonё e ndaluar?
Duke krijuar kushte dhe mundёsi pёr tё tjerёt, krijohen vetёvetiu edhe pёr ne. Duke krijuar kushte sigurie, krijohen edhe mundёsi pёr investime. Kёshtu kemi tёrhequr investime nga vendi dhe nga jashtё. Nё rend tё parё, kur ёshtё fjala pёr investime nga jashtё, kam parasysh investimet nga Shqipёria, ku janё disa investime kapitale, qё hapin edhe vende tё reja pune. Edhe fushat tjera tё komunikimit janё shtuar nё nivel tё kohёs qё jetojmё. Bashkёpunimi ndёrkufitar me qytetin e Pogradecit dhe qytetet tjera ёshtё nё njё nivel tё lartё nё fusha tё ndryshme, sidomos nё fushёn e turizmit. Binjakёzimi, ose vёllazёrimi me shumё komuna shqiptare, ku janё shumё pika, tё cilat na bashkojnё nё kulturё, zhvillim ekonomik, turizёm, kёmbim pёrvojash. Kemi po ashtu kontakte tё shumta edhe me zyrtarw e funksionarw tё lartё politik si nga strukturat dhe drejtuesit e pushteteve vendore, ashtu edhe tё nivelit qendror qё ёshtё njё kёnaqёsi e veēantё, qё shqiptarёt nga tё dy anёt e kufirit, mund tё rrinё e tё bisedojnё kokё mё kokё, qё dikur ishte absurd tё mendohej.
Struga qytet i festivaleve, kulturёs, arsimit etj. Me ju si kryetar komune, Struga shpall qytetare nderi Margarita Xhepёn, keni pritur Princin Leka Zogun, poeti Fatos Arapi nderohet me Kurorёn e Artё tё Mbrёmjeve Strugane tё Poezisё.
Tё gjitha kёto ndodhin kur ju jeni kryetar komune, shqiptar i parё pas gati 60 viteve dhe kur Fatos Arapi nderohet nё edicionin e 47 si shqiptar i parё?
Shpeshherё e kemi pёrdorur fjalёn se qё tё mundёsh tё punosh dhe lexosh, duhet tё jesh nё institucione. Ne, gjatё kёsaj kohe sa jemi nё institucione, mund tё mburremi me shumё figura tё shquara tё fushave tё artit, politikёs dhe udhёheqёsve tё ndryshёm qё kemi pritur e nderuar nё Strugё. Kёshtu, zonjёn Margarita Xhepa e kemi shpallur qytetare nderi tё qytetit tё Strugёs. E kemi pritur Princin Leka Zogu. Ka qenё njё kёnaqёsi e madhe pёr ne, por shpresoj se ka qёnё kёnaqёsi edhe pёr vetё Princin Leka Zogu, qё nё shumё raste edhe emocionohej gjatё lёvizjes sё tij nёpёr bulevardin e qytetit, ku u prit, u pёrshёndet dhe u nderua nga shumё qytetar tё Strugёs qё dolёn pёr ta pritur, pёrshёndetur e nderuar Princin Shqiptar.
Kur Struga priti rreth 60 vjet pёr tё pasё njё kryetar shqiptar, nuk ishte gjё e vetme. Struga priti po ashtu 47 vjet pёr tё nderuar njё poet shqiptar, qё nga themelimi i Mbrёmjeve Strugane tё Poezisё, si manifestim shtetёror me karakter ndёrkombёtar. Kёtё vit, shpallet laureate i Mbrёmjeve Strugane tё Poezisё njё poet shumё i madh shqiptar, i cili e dёshmoi veten edhe gjatё qёndrimit nё Strugё. Ishte njё poliglot qё fascinoi tё gjithё tё pranishmit nё kёtё manifestim poetik, duke komunikuar nё shumё gjuhё tё botёs. Pёr ēmimin qё nderuam Fatos Arapin, tё gjithё ishin njёzёri tё mendimit se Kurora e Artё kёsaj here iu nda njё personi vёrtetё tё merituar.
Keni pasё dhe vazhdoni tё keni diskriminim nga pushteti qёndror. Nuk ju kanё munguar as proceset gjyqёsore, me qёllim tё kompromentimit dhe etiketimit tё qёllimshёm. Tani jeni pjesё edhe e pushtetit qёndror. A e keni mё lehtё tё veproni tani si pushtet lokal?
Unё dhe shumё kryetarw tё Bashkimit Demokratik pёr Integrim, kemi qene viktima tё kohёs pasi e morёm pushtetin nё njё kohё tё tranzicionit tё shpejtё, jo vetёm tё njё tranzicioni qё duhej tё kalohej ndryshe. Me ardhjen nё pushtet tё koalicionit VMRO-DPMNE me partinё shqiptare PDSH (Partinё Demokratike Shqiptare), shkelёn vullnetin e votёs shqiptar, qё nё shumicё ia besuan Bashkimit Demokratik pёr Integrim. Nga fakti se VMRO-DPMNE-ja e mori partner tё koalicionit PDSH-nё, ne kryetarёt e komunave nga BDI-ja, vendosёm qё tё mos i pёrfillim vendimet politike tё asaj Qeverie. Aty filluan edhe tё gjitha sulmet, aty filloi ēdo gjё qё ishte nё dёm vetёm tё kryetarit apo komunёs por nё dёm tё tё gjithё kryetarёve tё komunёs. Qё nё fillim tё mandatit tё asaj Qeverie, policia dhe gjyqёsia e shёndёrruan administratёn komunale nё administratё policore duke ardhur pёr ēdo ditё nga tre apo katёr inspector, dhe duke inspektuar ēdo gjё qё ёshtё ose nuk ёshtё pёr tu inspektuar, qё nuk kishte tё bёjё fare me ata, por qёllimi ishte vetёm e vetёm pёr tё opstruuar dhe pёr tё penguar punёn. E gjithё kjo, krijoi njё konfuzion dhe shkaktoi dёm nё zhvillimin e proceseve jo vetёm politike por edhe tё jetёs nё pёrgjithёsi. Pa kurrfarё faji apo preteksti, janё ngritur edhe kallёzime penale qё arrijnё deri nё mbi 20 sosh, qё tё gjitha ranё nё ujё. Qёllimi ishte vetёm pёr tё penguar punёn tonё. Kjo edhe solli qё ai pushtet tё jetё jetёshkurtёr dhe ra brёnda 20 muajve. Tani kemi njё situatё krektёsisht tjetёr. Nё zgjedhjet parlamentare tё 2008, pёrsёri ndёr shqiptarёt fitoi Bashkimi Demokratik pёr Integrim, qё rezultoi me faktin se jemi pjesё edhe e pushtetit qёndror. Kam bindjen se kanё filluar tё relaksohen marёdhёniet jo vetёm nё komunёn e Strugёs, por edhe nё tё gjitha komunat ku janё kryetar shqiptar, pёr njё zhvillim tё papenguar nga proceset e mёparshme tё montuara poltike. Shpresojmё nё ditё mё tё mira, nё njё klimё positive.
Ligjet diskriminuese nuk i keni poёrfillur sidomos kur ёshtё fjala pёr vendimin e Gjykatёs Kushtetuese pёr abrogimin e disa neneve pёr Flamurin Shqiptar, bile jeni kёrcёnuar se do tё apeloni tek shqiptarёt qё tё shpalosin flamurin shqiptar nё ēdo shtёpi shqiptare?
Shqiptarёt, janё vrarё, janё ekzekutuar, janё burgosur pёr njё flamur e ai ёshtё Flamuri Shqiptar. Tani kur mё shtroni kёtё pyetje rёnqethem, sepse vuajtje kanё qёnё tё mёdha, por dёshira e madhe pёr Flamurin shqiptar ka ekziztuar dhe do tё ekzistojё gjithmonё, si pasuria mё e madhe qё e kemi qё na identifikon dhe na bashkon dhe gjithmonё e kemi nё zemrat tona. Vendimi i Gjykatёs Kushtetuese pёr abrogimin e disa neneve pёr simbolet, nё njёfarё mёnyrё na iritoi dhe nё njё nёnyrё na frikёsoi pёr pasojat e reagimeve tё qytetarёve tanё. Aspak nuk na frikёsoi vendimi eventual pёr dёnime qё ka mund tё na shqiptojё pushteti. Ne e kishim pёrkrahjen e plotё lidhur me Flamurin nga udhёheqёsi jonё zoti Ali Ahmeti, i cili na mbёshteti plotёsisht qё tё mos i pёrfillim kёto nene nga Ligji pёr pёrdorimin e flamurit. Ne kemi vazhduar edhe mё tutje tё pёrdorim flamurin shqiptar si para ndёrtesave tё komunave, edhe gjatё takimeve si me personalitete tё ndryshme dhe zyrtar tё Qeverisё, kryeministёr, burra shteti etj. Ligji kёtё e kishte ndaluar, por unё shkova edhe pak mё larg, duke e parё tё arsyeshme, edhe u kёrcёnova me logjikёn qё tu bёj apel tё gjithё qytetarёve tё Strugёs nё kundёrshtim edhe me ligjin dhe ata qё abroguan nenet e Ligjit pёr flamurin shqiptar, qё nёpёr tё gjitha shtёpitё shqiptare tё ngrihet dhe tё valojё Flamuri shqiptar, duke filluar nga unё dhe asesi tё mos pёrfillen vendime tё kёtilla, sepse kishim obligim se ne kemi vetёm njё flamur, ne na mbulon vetёm njё flamur, ai kuq e zi me shkabёn dykrenare.
Krahas kёtyre neneve, do tё pёrmendi edhe shumё ligje tё tjera, qё u sollёn nё dёm dhe kundёr shqiptarёve, siē ёshtё pёr shembull rasti me Ligjin e policisё, kun ё emёrimin e kryeshefit dhe drejtuesve tё tjerё, ku duhet tё merr pjesё edhe kryetari i komunёs, ne nuk e pёrfillёn sepse nga tetё sektorёt policor nё Maqedoni, vetёm njё ёshtё shqiptar, ai nё tetovё, edhe pse ёshtё dashur qё edhe nё Strugё tё jetё njё sector e jo nё Ohёr, sepse shumica e popullatёs sё kёtij sektori janё shqiptar, ku bie Struga, Dibra, Ohri, Kёrēova, Resnja. Ishte e udhёs qё ky sector tё vendosej nё Strugё dhe tё drejtohej nga shqiptarёt. Komandantёt e stacioneve policore zgjidhen pa pёlqimin e shqiptarёve, por me dekretimin e ministreshёs sё punёve tё brendshme, Gordana Jankullovska. Kёtё Ligj nuk e kanё mbёshtetur as deputetet shqiptar tё BDI-sё. Asnjё ligj qё do tё sillet nё dёm tё shqiptarёve, ne nuk do ta pёrfillim, posikur qё nuk pёrfillёm pёr njёzet muaj rrjesht.
A do tё kandidoni pёr mandatin e dytё, pёr tё konkretizuar projektet e filluara qё nga binjakёzimi me disa komuna e deri tek ardhja e investitorёve tё huaj e tё vendit?
Vitin e parё jemi marё me ekipimin e administratёs dhe rregullimin e situatёs sё borxheve tё trashёguara ndaj nё atё kohё, pritja e qytetarёve me radhё tё gjata ka qёnё njё nga kёrkesat e tyre qё tё takojnё njё kryetar shqiptar, sepse mё parё as qё kanё ёndёrruar pёr njё gjё tё tillё. Jemi marrё me rregullimin dhe stabilizimin e gjendjes nё ndёrmarrjet publike, si ato tё higjijenёs, pёr ujё tё pijshёm, kanalizimit, kolektorit, furnizimin me energji elektrike, ēёshtjet e arsimit, kulturёs, sportit, ekologjisё apo urbanizmin. Kёto kanё qёnё punёt e para dhe hapat e parё qё kanё kёrkuar edhe kohё pёr konsolidim. Dy vitet tjera kanё qёnё edhe mё tё vёshtira, sepse sulmet dhe opstrukcionet e pushtetit qёndror kanё qёnё edhe mё tё mёdha, porn e u qёndruam tё gjitha kёtyre situatave tё krijuara dhe krijuam kushte qё edhe pёrfunduam disa projekte infrastrukturore urbanistike rrugore, ujёsjellёs, nё arsim, kulturё, duke mbёshtetur shumё manifestime, duke u nisur nga maksima se kultura mban gjallё shpirtin e njё populli. Kemi mbёshtetur e organizuar shumё aktivitete sportive dhe kemi shёnuar rezultate dhe suksese tё mёdha. Dy vjet nuk namundёsuan tё sjellim planin urbanistik qё ёshtё njё pengesё e madhe pёr zhvillim normal.
Kohёve tё fundit kemi tёrhequr shumё investime. Pёr momёntin janё nё pёrfundim e sipёr disa nga kёto projekte ndёrsa disa tё tjera janё nё fazёn fillestare. Jam i mendimit se nё njё mandate tё kёtillё katёr vjeēar, nuk mund tё dёshmojmё tё gjitha aftёsitё organizative, menaxhese dhe realizuese, ndaj qytetarёve.
Dua tё shtoj se kemi vendosё raporte tё mira bashkёpunimi me shumё komuna shqiptare, tё cilat do ti konkretizojmё me njё firmosje formale tё binjakёzimit, siē ёshtё rasti me komunёn e Mitrovicёs nga Republika e Kosovёs, mandej me Ulqinin, qё besoj se brёnda javёs do tё konkretizohen edhe vizitat dhe formalizimit e duhura ndёrmjet komunave tё mёparpёrmendura. Nё tё vёrtetё, ne jemi tё vёllazёruar e binjakёzuar shpirtёrisht, por, ёshtё njё formalitet nё letёr, qё nxitё bashkёpunimin mё tё frytshёm pёr bashkёpunim.
E gjithё kjo, mё obligon qё pas gjithё kёsaj pune katёrvjeēare, kur sapo i kemi vёnё punёt nё binarё tё shёndoshё, mё obligon qё tё kandidoj edhe pёr njё mandate, pёr tё mundur ti pёrfundoj projektet e filluara. Kёtё e dёshirojnё edhe vetё qytetarёt, tё cilёve ua kam pёr borxh.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.
Albert Zholi


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 345 here