Video
9/5/2008 2:53:13 PM
Asnje aktivitet me rastin e 11 vjetorit te vdekjes se Nene Terezes
Krenohemi kudo neper bote me figuren e saj, por sot duket se jemi turperuar
info@hermesnews.org
5 Shkurt 2008- Krenohemi kudo neper bote me figuren e saj, por sot duket se jemi turperuar. Gonxhe Bojaxhiu, apo sic e njohin te gjithe “Nene Tereza”, mbylli syte si sot 11 vjet me pare ne Kalkuta te Indise se larget. E imet ne trup por e madhe ne shpirtin e saj, i dha botes emrin dhe ndihmen qe askush me pare nuk mundi t’ia jape. E te gjitha keto nen emrin e saj “shqiptare”. Por duket se vendlindja e saj Shqiperia, as qe e ka idene se c’dite eshte sot dhe se kush eshte ajo. Asnje aktivitet, asnje perkujtimore diku ne ndonje salle nga ato te cilat mbushen plot neper takime politikanesh, nuk eshte zhvilluar ne Tirane dhe ne te gjithe vendin.
Nje bote e tere e nderon “Nene Terezen”, shqiptaren qe pushoi lufterat dhe u dha njerezve jete, por vendi i saj Shqiperia “sa keq” as qe e kujton”.
E nderuar nga lideret me te medhenj te historise boterore, ajo nuk kujtohet as per diten e saj te vdekjes nga lideret e Shqiperise. Mrekulli qe mbahet emri i saj edhe ne nje nga sheshet me te medha te vendit, apo edhe aeroportit nderkombetar, por turp qe nuk mendohet as ne pervjetor vdekjeje.
Turp te themi me pas se ajo eshte shqiptare. Me mire te mos e themi me.
Qeveria shqiptare dhe vete ministria perkatese, as kane denjuar te zhvillojne ndonje takim perkujtimore me rastin e 11 vjetorit te vdekjes se nobelistes se paqes neper glob. E nderuar qofsh ashtu sic e ke emrin “Nene Tereza”. Bota nuk te harroi dhe te ngriti ne skaj, por vendi yt te harroi dhe te fshiu nga lista e personaliteteve.
Turp per Shqiperine. Sa turp.
Hermesnews©AllRightsReserved
Çdo riprodhim i paautorizuar ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi


Dërgo me email
Stampo artikullin
Artikulli është lexuar 292 here