Video
9/5/2008 2:33:02 PM
Probleme mes forcave politike ndaj ligjit te ri per median
Nė Shqipėri opozita i ka bėrė thirrje kryeministrit Sali Berisha qė tė mos e provokojė atė dhe mediat dhe tė lejojė apo ndalojė me ligj spotet televizive jashtė periudhės zgjedhore
info@hermesnews.org
5 Shtator 2008- Nė Shqipėri opozita i ka bėrė thirrje kryeministrit Sali Berisha qė tė mos e provokojė atė dhe mediat dhe tė lejojė apo ndalojė me ligj spotet televizive jashtė periudhės zgjedhore. Kreu i saj Edi Rama tha se nuk ėshtė nė interes tė vendit kthimi i debateve tė vjetra pėr tė drejtat e liritė elementare tė opozitės. Nga ana e tyre pėrfaqėsues tė Partisė Demokratike kanė deklaruar se drafti i ri i ligjit pėr mediat ėshtė hartuar nga maxhoranca.
Sipas zėdhėnėsit tė grupit parlamentar demokrat Aldo Bumci, ai po pengohet nga deputetet e opozitės nė komisionin parlamentar tė edukimit e medias dhe veēanėrisht nga kryetarja e kėtij komisioni Valentina Leskaj. Leskaj i hodhi poshtė akuzat duke i quajtur mjerane dhe tha se ato nuk mund tė justifikojnė shkeljen e ligjit nga ana e maxhorancės. Polemikat kanė lindur pasi KKRT gjobiti televizionin News 24, pasi ai transmetoi njė spot televiziov ku ironizohej njė mesazh i kryeministrit Berisha pėr tė luftuar korrupsionin.
Vetė Berisha nuk ka komentuar ende akuzat se pėrmbajtja e spotit tė tij ėshtė marrė nė mėnyrė tė jashtėligjshme nga shoqėria e kontraktuar pėr kėtė qėllim, e cila e ka fituar kėtė tė drejtė pėrmes procedurave ende tė paqarta. Media shqiptare ka bėrė tė njohur tė dhėna se spoti i kryeministrit Sali Berisha drejtuar qytetarėve pėr tė luftuar korrupsionin, i transmetuar ditėt e fundit nga disa televizione, ėshtė huazuar nga spoti i njė kandidati nė zgjedhjet presidenciale tė disa kohėve mė parė nė Argjentinė. Opozita e ka quajtur kėtė spot si tė paligjshėm dhė njė gabim trashanik tė kryeministrit Berisha pėr tė cilin ai duhet tė japė shpjegime.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 83 here