Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Bulevard
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Media Al
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
8/28/2008 2:07:17 PM
'Sukseset' e Berishes
Vendi ynė ėshtė shumė mė i suksesshėm ekonomikisht se edhe Amerika
Nga Fatime Kulli
28 Gusht 2008 - "Qentė le tė lehin, karvani tė ecė pėrpara", kjo thėnie e liderit tė shtetit monist (50 vjeēar), Enver Hoxha, besoj se u kujtohet mirė tė gjithė bashkėmoshatarėve tė mi, pse jo, edhe brezit para meje, madje edhe atyre qė vazhdojnė tė udhėheqin kėtė vend.
Ndoshta ky ėshtė njė lejmotiv pėr tė qeverisur me dorė "tė fortė", ashtu sikurse vazhdon tė drejtojė kreu i qeverisė zoti Sali Berisha. Ai s'pyet as pėr akuzat qė bėjnė ndaj punės sė qeverisė sė tij, Ai s'pyet, as kur krijohen tragjedi tė mėdha me humbje jetėsh, (siē ishte ngjarja e Gėrdecit me 26 tė vdekur dhe 203 tė plagosur), katrahurė kjo, qė ndodhi pėr faj tė institucioneve shtetėrore dhe ministrit tė qeverisė sė tij, sėrish Kryeministri ndjehet krenar pėr qeverisjen dhe ministrat e tij.
Kujtoj kėtu, deklarimin e kryeministrit Berisha: "Fatmir Mediu ėshtė njė nga ministrat mė tė suksesshėm" . Kjo ėshtė shumė e vėrtetė, ndaj ndodhi edhe tragjedia, qė quhet "suksesi" mė i madh i qeverisė Berisha. Edhe pse brenda kampit blu, thuhet se lideri i PD, njėkohėsisht Kryeministri i vendit, tashmė e ka ezauruar tragjedinė e Gėrdecit, pasi ajo "pėrfundoi" me zhurmėn nė media dhe gojėn e mbyllur njėherė e pėrgjithmonė tė viktimave, dhe fjalėn e fundit do ta japė drejtėsia, ashtu siē e dha pėr liderin e dhjetorit Azem Hajdari, dhe tė tjera viktima qė thuhet nė media, se janė zhdukur nga njerėz tė shtetit.
Por, Kryeministri Berisha, kur dėgjon ndonjė "fishekzjarrė" nė media, apo ndonjė akuzė nga opozita, fut TRINITRINĖ nė gojė, qetėsohet dhe pastaj deklaron sukseset e qeverisė sė tij.
Dhe sėrish, na kujtohet shprehja e Enver Hoxhės: "Qentė le tė lehin, karvani tė ecė pėrpara", qė i shkon pėr shtat tė moralit politik Berishės, i cili s'ndjenė asnjė rrezik pėr qeverisjen e tij, edhe pse mbi kurrizin e qeverisė peshon njė mal me akuza pėr korrupsion, ai as do t'ia di se ēfarė akuzash bėhen, ēfarė kritikash bėhen ndaj keqqeverisjes, ndaj abuzimeve dhe vjedhjeve tė hapura qė bėhen nga administrata qeverisėse, qė nga punonjėsit mė tė thjeshtė e deri tek ministrat e suksesshėm tė Berishės.
Kėtė po e konkretizojė me fjalėn e Berishės mė 02.08.2008, gjatė turit "Shqipėria nė Nato" nė Selenicė tė Vlorės.
"Qeveria qė unė kryesoj ka investimet mė tė larta nė Europė pėr infrastrukturėn. Kjo qeveri tė dashur vėllezėr dhe motra, investon sot nė infrastrukturė nė rrugė kanalizime ujėsjellėsa autostrada shkolla 32 % tė buxhetit, investon sot 9 % tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto, investon vetėm kėtė vit 1.2 miliardė dollarė. Cilat janė investimet publike tė qeverive tė tjera. Mė e shumta e ka 5.5 % tė Prodhimit tė Brendshėm Brutosepse tė tjerėt kanė infrastrukturėn kanė trashėguar infrastrukturėn kanė trashėguar njė zhvillim krejt tjerėt, Por ana pozitive e kėsaj ėshtė se se me shpejtėsi tė madhe ne do tė kemi njė rrjet rrugor modern ndėr mė tė rinjtė dhe mė tė zhvilluarit, rrjet rrugor qė do tė qarkojė nė tė katėr anėt vendin. Ne po ndėrtojmė autostrada mė katėr korsi nga Morina nė Vlorė, po ndėrtojmė superstrada nė Peshkopi Korēė Gjirokastėr dhe nė drejtime tė tjera, por po ndėrtojmė rrugė tė standardeve mė tė mira kudo nė ēdo komunė, nė ēdo qytezė dhe unė ju garantoj ju se rrugėt e Shqipėrisė shumė mė shpejt nga ē'mund tė mendohet do tė jenė tė asfaltuar sipas standardeve mė tė mira europiane. Ndaj le tė vazhdojmė sė bashku kėtė pėrpjekje pėr zhvillimin dhe modernizimin e vendit. Qeveria nė vitin 2008, pavarėsisht uljes sė taksave pėr qytetarėt shqiptarė, ia doli tė mbledhė njė buxhet prej 4.2 miliardė dollarė, ia dolėm qė vendi tė ketė njė buxhet publik miliarder dhe kėto i kthejmė nė rroga nė pensione nė rrugė nė shkolla nė kanalizime, nė vepra qė pėrmirėsojnė jetėn tuaj. Pėr njė moment ju ftoj ju tė kujtoni se ēfarė u ndėrtuan gjatė 8 viteve qė shkuan. Ēfarė investimesh u bėnė gjatė 8 viteve qė shkuan. Edhe segmenti i hyrjes kur nisesh nga Vlora e kėtej i ndėrtuar nė vitin 2004-2005 ishte rikthyer siē ka qenė. Kjo ėshtė e vėrteta. Po pse? Sepse ato para shpėrdoroheshin , shkonin nė xhepat e kontrabandistėve, evazorėve. Mbrėmė po dėgjojė njė statistikė eeuropiane, nė Shqipėri thoshte qė varfėria ėshtė pakėsuar me 30 %. Kjo nuk do tė thotė se nė Shqipėri s`ka tė varfėr por do tė thotė se Shqipėria po zhvillohet me ritme tė shpejta dhe qytetarėt e saj pėrfundimisht po ndahen nga varfėria"
Ky, me tė vėrtetė ėshtė "suksesi" mė i madh i qeverisė, pasi ēdo sukses i ēdo qeverie, matet tek shporta e qytetarit, qė po ta peshosh shportėn e tė papunit, tė pensionistit, e merr era, se s'qėndron dot nė peshoren farmaceutike.
Gjithashtu, me dt.09.07.2008 nė mbledhjen e KPS-sė, Berisha deklaron: "2008-ta ėshtė viti i kthesės mė tė madhe nė historinė financiare buxhetore tė Shqipėrisė. Shqipėria ka njė inflacion plotėsisht tė kontrollueshėm tė importuar dhe tė diktuar"
Gjithashtu, Kryeministri Sali Berisha, gjatė njė analize shtatė mujore tė qeverisė sė tij, (e cila u dha nė njė speciale tė Televizionit Shqiptar) me titullin "7 muajt qė ndryshuan Shqipėrinė", na bėri tė ngazėllehemi pėr rezultatet "e larta" tė qeverisjes Berisha.
Para pak kohėsh kemi dėgjuar po nga goja e kryeministrit tonė, se 86 milionė euro u deklaruan si fitim nga firmat qė ndėrtojnė rrugėn Durrės-Kukės. Hajde pėrralla, hajde.
Dhe pėrrallat edhe kėsaj radhe kanė njė emėr konkret dhe ky ėshtė, "shpėtimtari" i vetėm i vendit tonė qė drejton qeverinė, dhe qė na bėri tė besojmė se ēfarėdo "xhevahiri" qė nxjerr nga Kryeministri ynė i nderuar, ne e besojmė dhe e falėnderojmė, se me tė "vėrtetė" na "ndryshoi" varfėrinė.
Por shqiptarėt e ndjejnė, se pas diellit tė verės, ka rrebesh, se sė shpejti do t'ia "lidhin barkun" me spango, do tė ndezin kandilat, do tė kėrkojnė tė hapin puse pėr tė mbushur njė kovė ujė. Ata qė s'e ndjejnė janė vetėm tė verbrit qė nuk duan tė shohin dhe tė shurdhrit, qė nuk duan tė dėgjojnė, se nė Shqipėri po troket kriza ekonomike, se tė varfrit do kėrkojnė gjyzlykėt e Fuat Ēelės, pėr tė parė dhe gjetur "gjilpėrėn" magjike tė "suksesit" tė qeverisjes nė "mullarin" e premtimeve pėrrallore dhe shifrave marramendėse tė "sukseseve" qė deklaron kreu i qeverisė.
Por, kėtė s'mund ta bėjnė, ata qė janė njė grusht militantėsh, besnikė tė konflikteve tė interesit, qė i shėrbejnė me devotshmėri segmenteve tė pushtetit, fare pranė majės sė piramidės qeverisėse, tė cilėt, as duan t'ia dinė se ka njerėz qė vuajnė qoftė edhe pėr bukėn e ditės. Kur ēdo ditė tek ne, familjet shqiptare vuajnė fuqinė blerėse nė shportėn e tyre, qė ėshtė gjithnjė e nė rėnie.
Dhe fuqia blerėse nė vend vazhdon tė bjerė ēdo ditė, shkak pėr kėtė ėshtė bėrė shtrenjtimi i energjisė dhe disa produkteve ushqimore tė cilat po ndjehen jo vetėm nė xhepat e pensionistėve, por nė shumicėn e familjeve shqiptare qė pėrballen ēdo ditė me rritjen e ēmimeve tė produkteve ushqimore. Edhe pse rritja mė e fundit e pensioneve, apo e pagave u trompetua si sukses i qeverisė, ajo nuk arrin tė pėrmirėsojė dot gjendjen e mjeruar tė ekonomisė familjare.
Kryeministri shqiptar, vazhdon me sukseset e tij: "Qentė le tė lehin, karvani tė ecė pėrpara!". Nė njė kohė kur, "mbi 200 mijė familje tė pensionistėve qė jetojnė tė vetėm, nė qytet, rritja mė e fundit nuk ofron mė shumė se 1700 lekė nė muaj apo 55 lekė nė ditė".
Kėto janė shifra tė bėra publike nė media, ndėrsa nė deklarata tė bėra nga burime zyrtare tė qeverisė thuhet se, "ēmimet nė treg janė mė tė lira se njė vit mė parė". Kur nė realitet, janė shtrenjtuar shumė zėra tė nevoja ditore e mujore pėr tė jetuar, dhe kjo ndihet mė shumė tek njė pjesė e madhe e popullsisė, qė janė tė papunė dhe pensionistėt.
"Qentė le tė lehin, karvani tė ecė pėrpara!", dhe jetesa mizerabėl
Rritja prej 35 % nė tė tri vitet bashkė ėshtė vetėm pėr pensionistėt nė qytet qė marrin pension minimal, sepse pėr 37 mijė pensionistė tė tjerė nė qytet qė marrin pensione tė pjesshėm, tė ardhurat mujore nuk kalojnė akoma 10 mijė lekė nė muaj. Qeveria e kryeministrit nuk i llogarit kurrė minimumin jetik tė kėsaj shtrese, se nuk e lėnė ta shohin "sukseset". Sipas burimeve tė bėra publike nė media, mėsojmė se, janė 48 mijė pensionistė nė fshat, apo mė shumė se 1/3 e tyre, me pensione tė pjesshme qė akoma kanė tė ardhura mujore mė pak se 5 mijė lek.
Shtrenjtimi i ndjeshėm i jetesės tregon se edhe rritja e pensioneve nė korrik 2008, nuk mjafton as pėr tė kompensuar koston e disa elementeve bazė tė jetesės sė njė familje pensionistėsh. Por, kryeministri vazhdon t'i quaj suksese, se rregullon ca rrugė, pret ca shirita, qė janė mė tė gjatė se vetė rrugėt e shtruara, edhe pse jeta e pensionistėve, tė realitetit tė jetesės sė familjeve shqiptare, dhe nuk mund tė kuptojė gjendjen rrėqethėse tė pensionistėve shqiptarė, tė ish ushtarakėve, tė ish tė persekutuarve. Kryeministri Berisha nuk mund ta kuptojė se si jetojnė pensionistėt shqiptar nė fshat e nė qytet me njė pension qesharak prej (600-1000 lekė), qė nuk i dalin as pėr tė blerė barnat e ditės. Kundrejt kėsaj situate dramatike, burimet zyrtare vijojnė tė deklarojnė, se, "ushqimet kushtojnė mė lirė, meqė shalqini e pjepri kushtokan mė lirė se nė dhjetor 2007".
Bush: Ekonomia amerikane ėshtė nė "periudhė pasigurie". Kujtojmė, se me datėn 29.1.2008, Presidenti i SHBA-ės, George Bush iu drejtua publikisht, popullit amerikan, duke u shprehur, se "Ekonomia amerikane ėshtė nė "periudhė pasigurie".
Bush i drejtoi njė apel anėtarėve tė Kongresit: "Ne kemi shumė ēėshtje pėr tė zgjidhur dhe populli amerikan pret qė ne t`i zgjidhķm."Bush bėri disa herė apel pėr rritjen e bashkėpunimit mbipartiak tė demokratėve dhe republikanėve, mungesa e tė cilės ka bėrė nė tė kaluarėn qė ligjet e reja tė mos aprovohen.
Kėtė rast po e marr si model tė presidentit amerikan Bush, qė kėrkoi bashkėpunim me politikanėt e vendit mė tė lirė e demokratik nė botė.
E ndėrsa Kryeministri shqiptar, jo vetėm qė ka vėnė veton e tij, por do tė kontrollojė gjithēka dhe mbi ēdo institucion, t'i emėrojė dhe t'i ē'emėrojė vetė. Dhe kėtė e bėn me kėnaqėsi, duke na deklaruar "suksese", vetėm "suksese", edhe pse ndėrkombėtarėt, disa herė i kanė tėrhequr veshin pėr korrupsionin galopant qė ėshtė instaluar nė administratėn qeverisėse. Po ku pyet Berisha, pėr "letrat higjienike", pėr akuzat qė i drejtohen qeverisė sė tij, ai vazhdon tė punojė: "Qentė le tė lehin, karvani tė ecė pėrpara!"
Kėto pra, janė dy qėndrime ekstreme, tė deklarimit tė kryetarit tė shtetit mė demokratik nė botė tė SHBA-sė, George Bush, dhe me deklaratat pėrrallore tė kryetarit tė qeverisė tė shtetit demokratik nė Shqipėri, Sali Berisha. Kėshtu na dalka qė shteti ynė ėshtė shumė mė i pėrparuar ekonomikisht se edhe Amerika.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 69 here