Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Bulevard
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Media Al
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
8/26/2008 3:06:13 PM
Ambasadori Llesh Kola flet pas arrestimit te punonjesit te ambasades: ' Makina u mor pa leje'
EKSLUZIVE/ Flet ne nje interviste per Hermesnews, nr nje i perfaqesise dipllomatike ne Rome: 'Ai nuk ishte shoferi im personal dhe makina qe lėvizte pa leje nuk ishte makine e ambasadorit'
Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
© 2008 HermesNews
Hermesnews: Z. Ambasador, me siguri ngjarja qe ndodhi ne Milano, ka drejtuar mikrofonin e mediave drejt Institucionit te Ambasades Shqiptare ne Rome. Do te ishte me interes te kuptonim si fillim lidhjet mes te arrestuarit nga drejtėsia Italisė, dhe Ambasadės sonė?
Ambasadori Llesh Kola/ Lidhjet e tij janė te thjeshta. Ai ėshtė shofer i kancelarisė se ambasadės. Ėshtė punėtor i saj.
Hermesnews: Qe prej sa kohesh punonte pe ambasadėn?
Ambasadori Llesh Kola: Mbi nje vit.
Hermesnews: Shoferi juaj?
Ambasadori Llesh Kola: E kam thėnė disa here, ai nuk ishte shoferi im personal dhe makina qe lėvizte pa leje nuk ishte makine e ambasadorit. Ai ishte shofer i kancelarisė se ambasadės dhe ka udhėtuar pa leje me makine te targuar ne pronėsi dhe me targa diplomatike te ambasadės. Makina nuk ėshtė sekuestruar, por ėshtė liruar qe dje. Dhe me miratimit tone i ėshtė lėnė drejtėsisė italiane pėr ta hartuar ngjarjen ne thellėsi dhe ne gjerėsi; pėr tė dalė me rezultate konkrete dhe tė sakta.
Hermesnews: Makina ishte pa leje thate?
Ambasadori Llesh Kola: Po.
Hermesnews: Ka ndodhur dhe here te tjera kjo?
Ambasadori Llesh Kola: Keto jane raste qe ne i komunikojme me rruge institucionale me Ministrine e Jashtme.
Hermesnews: Si do ta quanit demin qe i eshte bere imazhit tė ambasadės dhe Shqiperise?
Ambasadori Llesh Kola: Demi moral qe i ėshtė bere ambasadės ėshtė shume i madh. Dhe jo vetėm asaj. Ai ėshtė nje nėpunės i ambasadės dhe ėshtė nje shqiptar. Por ne duhet te kemi kuraje qe ti pranojmė dhe tia leme drejtėsisė siē kemi vepruar. Secili te mbaje pėrgjegjėsi ligjore dhe te paguaje nėse ka shkelur ligjin italian.
Hermesnews: Dhe nėse ligji ju kėrkon, qe ne ndonjė moment te caktuar dhe me nje klauzole te marrėveshjes se Vjenės, ti vini ne dispozicion materiale, (ndoshta) ambiente, te Ambasadės?
Ambasadori Llesh Kola: Gjykatėsit italian, apo drejtėsia italiane as nuk kane e kėrkuar dhe as nuk mund ta kėrkojnė diēka te tille. Nuk ėshtė pyetje qe mund ti behet Ambasadorit. Ambasada ka nje status diplomatik ne baze te konventės se Vjenės dhe kėtė status e njohin jo vetėm gjykatėsit e institucioneve italiane por te gjithė. Nuk ėshtė ambasada e pėr pėrfshire ne nje ngjarje te tille. Ėshtė nje nėpunės i ambasadės.
Hermesnews: A ishit ne dijeni te kėtyre hetimeve?
Ambasadori Llesh Kola: As kam qene dhe as nuk mund te jem, sepse ambasada dhe ambasadori nuk mund te jete pjese e hetimeve ne institucionet italiane.
Hermesnews: Se bashku me Z. Selmanllari ėshtė arrestuar punonjėse e ambasadės..
Ambasadori Llesh Kola: Jo nuk ėshtė e vėrtetė.
Hermesnews: Nuk ėshtė punonjėse e ambasadės?
Ambasadori Llesh Kola: Jo nuk ėshtė.
Hermesnews: Kush ėshtė?
Ambasadori Llesh Kola: Nuk e di; kėtė di drejtėsia italiane. Unė nuk e di. E di drejtėsia italiane dhe ato qe e kane mbajtur. Nuk duhet te spekullojmė me kėtė ngjarje. Ėshtė tepėr e rende ėshtė pranuar dhe ne kemi vepruar menjėherė. Na ėshtė pėrmendur bashkėpunim i menjėhershėm dhe i mire qe kemi patur me institucionet e Shqipėrisė dhe Ministrinė e Jashtme italiane. Nje ngjarje qe ka ndodhur nuk duhet ta dėmtojė imazhin e Shqipėrisė dhe imazhin e shkėlqyer mes Italisė dhe Shqipėrisė. Nuk duhet amplifikuar.
Hermesnews: Sipas jush a ka baza te mjaftueshme pėr tu pretenduar se kemi te bėjmė me nje rrjet ndėrkombėtar trafiku?
Ambasadori Llesh Kola: Kėtė do te vendosi drejtėsia shqiptare, ajo italiane dhe ndėrkombėtare. Ambasada operon mbi bazėn e normave te saj, rregullave te punės se pėrditshme dhe kėtė e raporton ne qeverisen e saj. Nuk ėshtė e specializuar ambasada ke kėtė ceshtje.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 128 here