Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohëzgjatja: 0:0

Pare 613 here

On line 150 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohëzgjatja: 3:42

Pare 1149 here

On line 294 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohëzgjatja: 0:29

Pare 1039 here

On line 294 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohëzgjatja: 0:0

Pare 897 here

On line 295 dite

video »

8/26/2008 12:02:27 PM

OKB, alarm numri i vajzave minorene te martuara ne bote

Jane gati 60 milione 'femije te martuar' ne te gjithe boten, sipas Kombeve te Bashkuara



Edison Myrteza
edikorca@yahoo.com


26 Gusht 2008- Prillin e shkuar ne Yemen, nje vajze 8 vjecare e quajtur Nojoud, eshte paraqitur e vetme ne gjykate, duke thene se eshte detyruar nga i ati per t’u martuar me nje burre tridhjete vjec i cili e rrihte dhe e detyronte te kryente me te marrdhenie seksuale. Jane gati 60 milione “femije te martuar” ne te gjithe boten, sipas Kombeve te Bashkuara. Lajmi ka mberritur mes femijeve 12 dhe 14 vjecare, por ka edhe shume me perpara. Burri ne te shumten e rasteve eshte nje person i panjohur, i pa takuar me pare. Ne muajin prill, Nojoud ka kerkuar dhe arriti te ndahet nga i shoqi. Por per pjesen me te madhe te “femijeve te martuar” si puna e saj, nuk ka rrugezgjidhje.

Klasifikimi
Organizata amerikane Qendra Nderkombetare per Kerkimin e Gruas, ka bere nje liste me 20 vendet ne te cilat martesa e te vegjelve eshte me e perhapur. Niger, ze vendin e pare me 76.6 % te femijeve te martuar me pak se 18 vjec. I ndjekur nga Cad, Bangladesh, Mali, Guinea, Republika e Afrikes Qendrore, Kameruni, Eritrea, Malawi, Nicaragua, Nigeria, Zambia. Klasifikimi eshte bazuar mbi pyetje te thjeshta te cilat nuk jane te disponueshme per te gjitha vendet. Qendron jashte klasifikimit, pjesa me e madhe e Lindjes se Mesme.

Varferia
Vendet ne kete “Top 20” jane edhe me te varferit ne bote. Ne Niger dhe Mali, respektivisht 75 deri ne 91 % e popullsise jeton me te pakten 2 dollare ne dite Femijet e martuar vijne nga familjet me te varfera te ketyre vendeve. Shpesh, prinderit i detyrojne te martohen pasi nuk kane asnje rrugezgjidhje tjeter. “Jane pare si nje grep”, shpjegon Saranga Jain, kerkuese e organizates. “Ne vendet ne te cilat praktikohet huaja, familjet e burrit jane te detyruara te paguajne me shume nese vajza eshte me e re. Keshtu prinderit i japin vajzat e vogla per te paguar me pak hua. Madje ne disa vende afrikane, prinderit e vajzes kerkojne edhe me teper. Sa me e re qe te jete vajza aq me shume rritet edhe cmimi i saj” thekson Jain. Nje studim i kryer ne Afganistan, tregon se keto martesa kryhen edhe per shkembime. “Per shembull, nje grua per nje femije mashkull.”, tregon fotografja amerikane Stephanie Sinclair, e cila ka njohur shume prej ketyre femijeve ne Afganistan, Nepal, Etiopi. “Mendojne se mund t’i mbrojne duke i martuar kur jane te virgjera. Kjo eshte shume e rendesishme ne kete shoqeri. Kam takuar ne fakt edhe nje grua qe nuk dukej shume ndryshe nga e bija. Madje as qe linte te shkonte edhe ne shkolle pasi e kishte martuar”.

Burri
Minorenet jane te destinuara per t’iu dhene grua, burrave shume me te vjeter se ato. Ne Afriken qendrore dhe ate perendimore, nje e treta e vajzave te vogla te martuara, theksojne se burri i tyre eshte te pakten 11 ose shume here me i madh se ato. Ne te gjitha vendet e “Top 20”, ka patur edhe raste kur diferenca e moshes eshte edhe me dhjetera vjet, madje deri ne 70 vjec. Si shpjegohet kjo? Kur ka nje “cmim per nusen”, jepet edhe nje vend pune i mire per familjen e nuses. Ne disa vende ku ushtrohet edhe poligamia, duhet qe burri t’i kete grate gjithnje edhe me te reja. “Burrat me te panjohur, jane gjithnje te gatshem te zgjedhin grate me te reja per te kryer marrdhenie, pasi ato jane me te ruajtura ndaj HIV-it apo semundjeve seksualisht te transmetueshme, apo edhe pse sipas tij “te rejat mund te kurojne edhe vete AIDS”.

Pamundesia
Femijet e martuar, shohin ndonje mundesi per te studiuar apo punuar. Nuk mund te lene burrin pasi nuk kane para per t’ia kthyer dhe divorci shpesh eshte konsideruar si i papranueshem. Problemi nuk eshte vetem martesa e detyruar, por edhe shendeti. Vdekja eshte pese here me e larte per femijet qe jane nen moshen 15 vjec, me teper se ato qe jane mbi 20 vjec. Rreziku i vdekjes nga fetuesi eshte 73 % me i madh se ne moshen e madhe. Ketu futen femijet te cilet nuk jane gati edhe fizikisht. “Vajzat vijne shpesh te drobitura nga burrat apo komuniteti. Dhimbja e urines qe vjen nga fshikeza eshte kaq e forte saqe vajzave ju vjen shume turp. Jane te lodhura, te braktisura, te vetme:, rrefen Nawan Nour, doktoreshe dhe drejtoreshe e Qendres per Shendetin e Grave afrikane ne Boston. Ne afriken sub-sahariane, studime te ndryshme theksojne se vajzat e sapomartuara kane mundesi qe te marrin HIV-in, me teper se vajzat e pamartuara apo qe kane nje aktivitet seksual aktiv, pasi humbin virgjerine me burra te semure dhe nuk kane forcen per t’u kerkuar atyre apo te kryejne marrdhenie te mbrojtura.

Ligji
Qe nga viti 1984, ONU dhe agjenci te tjera nderkombetare, tentojne te frenojne martesat e minoreneve. Mes instrumentave me te rendesishme jane “Deklarata Universale per te Drejtat e Njeriut”, deklarata per eleminimin e te gjitha formave te diskriminimit kunder grave dhe e drejta mbi femijet. UNICEF, thekson se martesa me femijet minorene duhet kundershtuar me cdo force, pasi femijet nuk kane moshen e duhur per te “kundershtuar”. Thuajse te gjitha vendet e “Top 20”, kane vendosur nje moshe minimale per t’u martuar, pikerisht ate mbi 18 vjece. Por ligji nuk respektohet. Shume here mungojne edhe nderhyrjet, por shume here edhe vullneti politik. Ne Yemen, ku ligji nuk eshte i qarte ne lidhje me moshen minimale, disa drejtuese fetare kritikojne martesen e te miturve, por disa te tjere shtojne dhe kujtojne se profeti Muhamed u martua me Aishen kur ajo ishte ende femije. Ne Etiopi, kisha ortodokse thekson te kunderten dhe madje disa prifterinj vazhdojne t’i martojne. “I martojme vajzat kaq te reja per t’u siguruar se jane te virgjera”, ka thene njeri prej prifterinjve. “Nese jane me te medha, dikush mendohet se patjeter i ka perdhunuar”. “Besimi ne disa raste mund tej ete nje faktor shpjegues. Por martesat e te miturave nuk jane te lidhura me asnje fe ne menyre specifike. Ato jane pjese e kultures, mes te krishtereve dhe myslimaneve”, thekson Kathleen Slvaggio, kerkuese e ICRW-as. Ideja se femijet duhet te martohen qe shume te vegjel eshte tradite, eshte genjeshter. Zgjidhja? Per vete organizaten, rruga e vetme eshte zhdukja e varferise, te mesohen femijet dhe te bashkepunohet me drejtuesit lokale per te ndryshuar normaat sociale.

Sondazh/ Sipas jush çfarë dënimi i duhet dhënë të akuzuarve për pedofili?

Hermesnews©AllRightsReserved
Çdo riprodhim i paautorizuar ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.





Dërgo me email | Stampo artikullin | Artikulli është lexuar 75 here