Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 613 here

On line 150 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1148 here

On line 294 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1038 here

On line 294 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 896 here

On line 295 dite

video »

8/22/2008 3:51:58 PM

Serbia mund te njohe Kosoven

A do tė thotė kjo se do t'a njihni Kosovėn si shtet tė pavarur?, Jeremiē u pėrgjegj: Po! Nė Serbi Kovaēeviēi shihet si njė "hero" ndėrsa nė SHBA kėrkohet si kriminel.


Beqir Sina/ New York
BeqirS@aol.com


22 Gusht 2008 - Gazeta shqiptaro amerikane "Illyria" nė numėrin e fundit shkruante ndėr tė tjera se "Tė gjithė udhėheqėsit e lartė tė Serbisė, pėrfshi edhe mė tė moderuarit e tyre, presidentin Boris Tadiē apo ministrin e Mbrojtjes Stojadinoviē kanė deklaruar gjithmonė publikisht se Serbia nuk do t'a njohė kurrė Kosovėn."

Sipas gazetarit tė saj (Ruben Avxhiu) nė kėtė artikull thuhet se "Kjo tabu u thye ditėn e premte, nė sallėn e konferencave tė shtypit nė selinė qendrore tė OKB-sė."

Gazeta shkruan se"Ministri i Jashtėm i Serbisė, Vuk Jeremiē, i pyetur nga gazeta Illyria deklaroi para medies botėrore se nėse Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė (International Justice Court) vendos se Kosova ka tė drejtė ligjore qė tė shkėputet nga Serbia, at'here Serbia do t'a respektojė vendimin.

I pyetur pėrsėri nga Illyria: "A do tė thotė kjo se do t'a njihni Kosovėn si shtet tė pavarur?", Jeremiē u pėrgjegj: "Po . Do tė ishte e pandershme nga ana jonė qė tė kėrkonim njė vendim nga kjo Gjykatė dhe pastaj tė mos pranonim vendimine saj".

Duke iu referuar agjencisė sė lajmeve holandeze ANP nė njė artikull tė autoritatives Vjeneze, Kurir, theksohet se Ministri i jashtėm serb Vuk Jeremiq ndoshta ka bėrė deklaratėn mė tė fuqishme, e cila do ta ēimentonte pavarėsinė e Republikės sė Kosovės. Jeremiq ka thėnė se Serbia edhe mund ta njohė Kosovėn shtet tė pavarur.

Serbia mund ta njohė republikėn e Kosovės si shtet tė pavarur nėse Gjykata Ndėrkombėtare vendos se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės me 17 shkurt ka qenė njė veprim ligjor njofton gazeta serbe Kurir duke iu referuar agjencisė holandeze tė lajmeve ANP.

Duket e pabesueshme por ėshtė vėrtetė - kjo deklaratė ka dalė nga goja e Vuk Jeremiq ministrit tė Jashtėm serb nė njė intervistė qė ai e ka dhėnė pėr ANP gjatė vizitės sė 15 gushtit nė Neė York.

"Serbia do ta njihte pavarėsinė provincės sė saj – Kosovės nėse Gjykata Ndėrkombėtare e konfirmon shpalljen e pavarėsisė sė njėanshme tė 17 shkurtit – si ligjore”, ka thėnė Jeremiq pėr agjencinė holandeze tė lajmeve ANP.

Ky lajm vazhdon tė jetė i publikuar nė uebfaqen e ANP-sė ndėrkohė qė ende askush nga Serbia nuk e ka demantuar kėtė lajm, sqaron Kurir.

Mark Fiser redaktor i lajmeve nė ANP tregon pėr Kurir se lajmi se Serbia ėshtė e gatshme tė njohė pavarėsinė e Kosovės ėshtė publikuar para tre ditėsh dhe se deri tani ende askush nga Serbia nuk e ka demantuar kėtė lajm. Fiser pėr median serbe tha se lajmi ėshtė autentik dhe se deri tani as ministria e Jashtme serbe por as ambasada serbe nė Holandė nuk ka kėrkuar ta demantojė lajmin nė fjalė.

“Lajmi ėshtė autentik ndėrsa kėtė lajm e kanė edhe mediat gjermane dhe franceze”, tha redaktori i ANP-sė dhe konfirmoi edhe njė herė se thonjėzat e vendosura tek titulli “Serbia do e njihte pavarėsinė e Kosovės” do tė thonė se kėto janė fjalėt autentike tė ministrit tė jashtėm serb.

Mirėpo sipas gazetės Kurir nė kabinetin e ministrit tė jashtėm serb thonė se Jeremiq gjatė prezantimit tė tij nuk e ka thėnė kėtė deklaratė.

“Nė konferencėn nė fjalė kanė qenė mbi 15 gazetarė dhe asnjėri prej tyre se ka publikuar kėtė lajm”, thuhet nė sqarimin e lėshuar nga kabineti i Jeremiqit. Ata po ashtu pėrsėriten qėndrimin e njohur serb se Serbia kurrė nuk do e njohė Kosovėn.

Por kabineti i ministrit tė jashtėm serb nuk dha shpjegime se pėrse nuk ėshtė kėrkuar largimi i kėtij lajmi nga uebfaqja e ANP-sė.

Mirpo, pyetjes sė gazetarve se ēfarė lidhje ka Kosova me ngjarjet ne Gjeorgji, Jeremiē nuk ka "dėshiruar t'ju pėrgjegjet, me "arsyetimin" se kėsaj rradhe ai kishte ardhur tė pyetej pėr Kosovėn e jo pėr Gjeorgjinė !?.

Ndėrkohė qė Ministri i jashtėm Vuk Jeremiē tha tė hėnėn (18 gusht) se vendimi i njė studenti serb pėr tė ikur mbrapa nė vendin e tij tė origjinės mbasi pretendohet se ka rrahur njė tjetėr student duke e ēuar nė koma ėshtė "zgjedhja e tij personale". Miladin Kovacevic, 20 vjeē, refuzon tė kthehet nė Shtetet e Bashkuara pėr tu gjykuar lidhur me agresionin e datės 4 maj, i cili la Bryan Steinhauer, 22 vjeē, me fraktura tė shumta nė kafkė. Madje ai e ka ironizuar kėtė pyetje duke thėnė se "nė Serbi Kovaēeviēi shihet si njė "hero" ndėrsa nė SHBA kėrkohet si kriminel."

Sipas Jeremiē, ligjet e Serbisė nuk lejojnė ekstradimin e qytetarėve tė saj.

Zyrtarėt e qeverisė serbe, por edhe vetė ministri i jashtėm, Vuk Jeremiq, nė New York, tė hėnėn insistoi se kushtetuta e Serbisė nuk e lejon qė Kovaēeviēi t’i ekstradohet drejtėsisė amerikane. Ai deklaroi se beson qė Kovaēeviq mė mirė ėshtė tė kthehet nė New York,"vullnetarisht" e tė ballafaqohet me drejtėsinė amerikane, por ėshtė punė e tij se si ai do tė veprojė. “Pėrndryshe, ai ėshtė i mbrojtur nga kushtetuta e vendit tonė”, ka thėnė Jeremiq.

Pavarėsisht prej kėtyre deklarimeve, Serbia nuk do ta kalojė lehtė kėtė icidentė tė rėndė pasi qė edhe dy senatorėt nga New Yorku, Chuck Schumer dhe Hillary Clinton kanė kėrkuar nga Kongresi Amerikan tė bėjė ngrirjen e fondit 50 milionėsh qė Kongresi i kishte ndarė sivjet Serbisė nė kuadėr tė ndihmės sė jashtme, pėr rimėkėmbjen e infrasturkturės sė dėmtuar gjatė bombardimeve tė luftės nė vitin 1999. Vit ky kur NATO bombardoi 78 ditė rresht Serbinė, qė ajo tė hiqte dorė nga Kosova. Dhe kohė qė Serbia e lėshoi Kosovėn.

Afati i ngrirjes sė kėtij fondi veē ka skaduar qė nė fillim tė gushtit dhe se Schumer ėshtė zotuar se kėsaj rradhe nėse Serbia nuk vepron ajo do tė ketė konsekuenca. Senatori Shumer gjatė njė konference me gazetarė tha se po kėrkon rrugė qė kėto ndihma tė ndėrpriten menjėherė nė shtator, nėse deri atėherė krimineli Kovaēeviq nuk kthehet nė New York, pėr t’u pėrballur me drejtėsinė Amerikane.

“Nė shtator do tė fillojmė punėn tonė kundėr qeverisė sė Serbisė nėse autoritetet e saj deri atėherė nuk e kthejnė tė kėrkuarin nga drejtėsia amerikane Miladin Kovaēeviq”, tha Schumer .Ai ka kėrkuar nga administrata amerikane dhe Banka Botėrore qė pėrmes njė raporti special tė rekomandohet ngrirja e ndihmave ndaj Serbisė dhe tė shtohet edhe mė tej presioni ndaj qeverisė sė saj deri atėherė kur Kovaēeviq tė arrin i prangosur nė New York.



Sondazh/ Sipas jush ēfarė dėnimi i duhet dhėnė tė akuzuarve pėr pedofili?


Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 97 here