Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Bulevard
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Media Al
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
8/22/2008 2:56:42 AM
Me te humbur se sa parashikimi per Olimpiaden e Pekinit
Edhe pse mbi vete mban ende titullin e vendit te trete te Kampionit te Botes ne mundje, Pekini duket se Prizrenit nuk i ka dhuruar fitoren e arritur me pare ne Azerbajxhan
Edison Myrteza-PEKIN
edikorca@yahoo.com
22 Gusht 2008- Shqiperia i ka thene Lamtumire te gjitha garave dhe vete Lojerave Olimpike te Pekinit. Edhe shpresa me e fundut per te fituar nje medalje apo per te qene ne vendet e nderit, eshte shuar. Sahit Prizreni, mundesi i njohur shqiptar, nuk ka mundur dot te fitoje raundin e pare te gares duke mbyllur keshtu perfundimisht garimin e tij dhe te krejt delegacionit shqiptar ne Pekin. Edhe pse mbi vete mban ende titullin e vendit te trete te Kampionit te Botes ne mundje, Pekini duket se Prizrenit nuk i ka dhuruar fitoren e arritur me pare ne Azerbajxhan. Nderkohe, rezultatin me te mire ne keto lojera, e arriti peshngritesja Romela Begaj, e cila arriti te renditet nder gjashte me te mirat e botes ne kete sport.
Sahit, sapo ke humbur garen tende dhe te komplet sportisteve shqiptare ne keto lojera. Si ndihesh personalisht?
Cmund te them. Ajo qe mund te them tani eshte se nuk arrita te fitoj nje medalje aq shume te deshiruar dhe te enderruar per mua. Kam punuar jashte mase shume per te fituar ate medalje dher per te arritur ne vendin e nderit por nuk ia arrita dot. Me vjen shume keq qe nuk munda te nderoj ashtu sic duhet veten time dhe te gjjithe shqiptaret, pasi thuajse pas perfundimit te gares per shqiptaret, te gjithe i kishin shpresat tek une. Te me falin qe i zhgenjeva dhe une.
Cila mendon se ka qene arsyeja qe nuk fitove? Nuk ndiheshe mire fizikisht apo nuk ishte pergatitur totalisht per te garuar?
Te gjithe e dine qe une kam patur nje demtim ne gjurin e djathe. Nuk mund te them se totalisht ky ka qene shkaku i humbjes sime, por ka ndikuar patjeter ne formen time fizike gjate gares. Pastaj, emocionet bejne te veten. Une jam ndeshur me fituesin e vendit te trete, pra mundesin qe morri te njejten medalje si une ne Kampionatin Boteror te Mundjes ne Azerbajxhan. Megjithate, te gjithe duhet ta dine se mundja nuk eshte sport i lehte. Eshte nje nga sprotet me te veshtire. Duhet te besh me trup, te kesh shume force dhe energji. Mbi te gjitha te kesh taktike te mire ne marrjen e pozicionit dhe energji shume te medha.
Fakti qe u ndeshe qe ne fillim me nje mundes te njohur ne bote, a te beri te ndihesh disi i frikesuar per garen tuaj?
Nuk kam pse ta mohoj. Ne momentin kur u hodh shorti dhe pashe se kundershtari im do te ishte mundesi kirgistanez Bazar Bazarguruyev, nuk u ndjeva dhe shume mire. Duke ditur qe ai eshte edhe fitues si une i vendit te trete ne bote per mundje, se pata te lehte te ndeshem me te. Fati deshi qe ai te ishte me i forte se une dhe te fitonte ndeshjen. Tani nuk kam cte bej me shume se kaq. Gjithcka mbaroi.
Gara ka qene per peshen 60 kilogram. Ke humbur te treja raundet njera pas tjetres. Si nuk arrite te fitosh te pakten nje raund?
Thashe se mundja eshte nje nder sportet me te veshtire ne cdo kampionat. Edhe mundja ne 60 kilogram eshte nje nder me te veshtirat, keshtu qe nuk eshte e lehte. Jam ndeshur me nje kampion dhe jo nje mundes te dores se dyte. Thjesht, me vjen keq qe humba, qe i zhgenjeva te gjithe, por do perpiqem shume me teper ne lojerat e ardhshme. Per kete ju premtoj te gjitheve.
Tashme qe gara jote dhe e te gjithe shqiptareve te tjere mbaroi, cfare ke menduar te besh? Do kthehesh ne Shqiperi apo do qendrosh ende ne Pekin?
Ne i perfunduam te gjitha garat dhe une isha permbyllesi. Nuk e di akoma se cdo behet me ne dhe me vete mua. Ne fund te fundit nuk jam une ai qe vendos nese do qendroj ose jo. Pas gjithe kesaj, do diskutohet gjithcka dhe me pas do vendoset. Nese vendoset se do qendrojme pse mos qendroj edhe une.
Pas kthimit ne atdhe, cfare ke menduar te besh?
Dua te kaloj disa kohe pushime me familjen time. Tjeter eshte edhe trajtimi mjekesor qe me duhet te bej per gjurin. Mundja eshte sport qe duhet te stervitesh dhe te kesh energji dhe disipline. Tani per momentin jam ne periudhe qetesie pas Lojerave Olimpike. Thjesht, dua te shijoj pak pushime, mbi te gjitha me familjen time.
Cili eshte mesazhi qe ti personalisht u jep te gjithe lexuesve pas garimit tend dhe sportisteve shqiptare ne Lojerat Olimpike te Pekinit?
Te na falin te gjithe shqiptaret qe nuk arritem te fitojme nje medalje dhe te renditemi ne krye. Kjo ka edhe arsyet e veta. Do ti falenderoja te gjjithe shqiptaret per mbeshtetjen morale qe na kane dhene. U premtoj, se ne lojerat e ardhshme olimpike, nuk do ti zhgenjejme dhe do arrijme rezultate shume me te mira.
Shefi i delegacionit shqiptar Fidel Ylli
Pas perfundimit te garimit nga te gjithe sportistet shqiptare, shefi i delegacionit shqiptar Fidel Ylli, ka deklaruar se kjo humbje nuk na takonte, megjithate per cdo gje do kete nje diskutim te thelle, si ne arritjet edhe ne humbjet qe u pesuan. Delegacioni shqiptar ne keto lojera vinte me 11 sportiste, te cilet kater prej tyre ishin shtese, ndersa shtate te tjeret ishin te kualifikuar per ne olimpiade. Duke i bere nje rezyme ketyre lojerave, une nuk do te ndalem vetem ne keto lojera, por ne pergjithesi nga Lojarat Olimpike te Athines ne ato te Pekinit. Duke u nisur nga kjo situate, mund te them se nese ne Athine kemi shkuar me tre sportiste shtese dhe kater te kualifikuar, gjithesej shtate, ne Pekin kemi patur gati gjysmen e delegacionit te Athine, shprehet vete Ylli.
Sipas tij, ne keto lojera jo vetem numri i sportisteve ka qene me i madh, por edhe rezultati i vete sportisteve ka qene me i mire se ne lojerat e Athines. Kemi rezultate shume te mira ne arenen boterore sidomos ne sportin e peshengritjes, duke perfshire ketu edhe Romela Begaj, Arkan Qerimaj, Elis Gurin. Megjithate, ne nuk duhet te kenaqemi me pak, pasi brenda delegacionit shqiptar ka patur sportiste kampione europe ne qitje, mundje, peshengritje etje, shton me tej shefi i delegacionit shqiptar Fidel Ylli.
Per Yllin, tani nuk ka ngelur gje tjeter vecse te beje nje analize te thelle, te nxirren ato cka u arriten dhe se mund te arriheshin ne kete aktivitet kaq madhor. Ai thekson se do te nise bashkepunimi me federatat dhe ministrite, per te qene te pergatitur ne Lojerat e Pescares ne qershor te 2009-es dhe per te kaluar me cilesi dhe sasi shume te madhe edhe ne Lojerat Olimpike te Londres pas kater vjetesh.
Sondazh/ Si e vlerėsoni qeverisjen e Berishės?
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 80 here