Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 1311 here

On line 349 dite

video »

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2169 here

On line 595 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 2633 here

On line 739 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 2784 here

On line 739 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2411 here

On line 740 dite

video »

7/15/2008 8:59:03 AM

Dy heronj shqiptar ne New York

Hidhen ne mes te flakeve te shpetojne jeten e nje gruaje. Tė dy jane shumė afėr tė marrin titullin 'Hero i qytetit' ne New York.

Aktivitet muzikor


Beqir Sina
BeqirS@aol.com


15 Korrik 2008 - 'Dy puntorėt e njė pallati nė Manhattan -New York, tė dy emigrante shqiptar, shkruajne gazetat e pėrditshme tė New Yorkut, janė shumė afėr tė marrin titullin "Hero i qytetit". Kjo pėr arsye se ata kanė bėrė njė gjest tepėr njerėzor, nė momentin qė po digjej njė ndėrtesė nė pjesėn perendimore tė qyetetit, ata hidhen mes flakėve tė shpėtojnė jetėn e njė gruaje rreth tė 40 -tave.'

Ata janė Endri Brahimaj 19 vjeē, dhe Izet Neljkovic 44 vjeē, tė cilėt megjithese punonin nė njė ndėrtesė tjetėr qė ndodhej pėr karshi pallatit qė mori flakė, u "pėrleshen" me flakėt, pėr tė shpėtuar jetėn e njė gruaje qė duhej ndihmuar pasi kishte mbetur e rrethuar nga flakėt. "Tė ndihmojė njėrėzit, kjo ėshtė detyra ime ," thotė me gjithė zemėr Neljkovic, banor i qytet -lagjes Astoria, Queens, i cili ka emigruar nė SHBA-ės, nė vitin 1995, nga Mali i Zi dhe punonte nė ndėrtesėn "Level Club - nė Manhattan - New York".

"Me tė parė zjarrin nė pallatin pėr karshi, tha ai, vrapova me shokun tim, dhe i ramė tė gjitha zileve duke u bėrė thirrje njėrėzve tė dalin jashtė sa mė shpejt, se zjarri po kaplonte ndėrtesėn" u tregoi gazetarėve pas ngjarjes. Njė banore e vjetėr e kėsaj ndėrtese qe ajo qė shpėtoi nga flakėt. Judith Rice ishte duke pirė kafen, dhe dėgjuar radion kur dėgjoi nje zhurmė te madhe.

Brahimaj shqiptari tjetėr i cili mori pjesė nė aksionin pėr shpėtimin e njėrėzve nė ndertesėn qė po digjej, kishte thene se se ēdo gjė ishte shkrumbuar. "Gjithēka ka rėnė pėr toke, tha ai.

Tetė zjarrėfikės dhe punonjės tė emergjėncės u lėnduan dhe janė shtruar nė spitalin mė tė afėrt St. Luke's-Roosevelt Hospital. "Zjarri filloi nga ēatia dhe e pėrfshiu krejt ndėrtesėn, thanė hetuesit e kėsaj ēėshteje tė cilėt po vazhdojnė tė zbulojnė shkaqet.

Deshmitarėt thanė se kishin parė njė burrė qė vraponte shpejt drejt njė ndėrtese, i cilli kishte marrė zjarr shkruajn tė pėrditėshmet njujorkase sot herėt nė mėngjes. Ato shkruanin se njė puntor i njė pallati tjetėr u fut mes flakėve tė njė pallati qė ndodhej nė rrugėn 254 West dhe 73rdSt. Ai e bėri kėtė gjest pėr tė shpėtuar njė grua e cila duhej ndihmuar pasi ishte e rrethuar nga flaka e tymi, qė kishte pushtuar katin e siperm tė njė ndėrtese antike nė kėtė lagje.

Punetori mėsohet se ėshtė njė emigrant me origjine nga shqiptarėt e Malit tė Zi, dhe quhet Izet Nelkovic. gruaja e cila e ka jetėn e saj fale ndėrhyrjes sė guximshme tė shqiptaro - amerikanit Izet Nelkovic, tha se 'u gjenda nė njė moment tepėr tė rrezikėshim pėr jetėn pasi isha krejtėsisht e pambrojtur'. 'Isha duke u bėrė gati pėr punė dhe nuk kisha dėgjuar asgjė, nuk e ndjeva tymin', tha ajo teksa pashė njė burrė qė ndėrhyri me njėherė dhe mė "shqyu" derėn.

Unė nuk veprova fare pasi dėgjova zėrin e tij teksa thėrriste me tė fort "dilni mėnjėher jashte - dilni menjėhere jashte". 'Sapo, unė edhe ai burri (Izet Knelkovic) qė u ngjit deri tek kati, i cili po pėrfshihej nga fakėt dhe mė "pėrlau" mua duke zbritur fluturimthi, nėpėr shkallėt e ndėrtesė, njė shpėrthim i fuqishėm i ndie kur shpėrtheu njė tubi i gazit'.

'Njeriu qė shpėtoi jetėn time, u tha gazetarve njujorkezja e cila quhet Judith Rice, njė grua e tė 40 tave, e vuri veten nė rrezik nė kohėn kur ai pėr tė mė shpėtuar mua, u fut edhe vet nė mes tė flakėve dhe ai shpėtoi sė bashku me mua edhe shpėrthimit tė bombolės sė gazit.' Ajo tha se New Yorku, tani duhet t'i jape kėtij njeriu unanimisht ēmimin "Njeriu i Vitit", qytetarit njujoraks Izet Nelkovic.

'Mė pas, tha ajo, pashė se nė vendngjarje mberritėn forcat e policisė, shėrbimi i emėrgjencės dhe skuadrat e zjarrėfikėsve tė qyetit, tė cilat e vunė nėn kontroll situatėn dhe shmagėn njė katastrofė mė tė madhe, nė orėt e hershme tė mėngjesit, kur i gjithė pallati pothuajse ishte nė gjumė. Pesė nga zjarrėfikėsit pėsuan lėndime tė lehta gjatė punės pėr shuarjen e zjarrit. '

Gazetat kėtu shkruajne sot se qyteti i Nju Jorkut, pėr gjestin e tij me siguri ka pėr ti shpallur tė dy shqiptaro amerikanėt me titullin "Hero i qytetit". Kėshtu pothuajse mendojn tė gjitha gazetat lokale dhe televizonet e qytetit, tė cilat gjatė gjithė ditės transmetuan raporte tė drejpėrdrejta nga vend ngjarja.

Ky ėshtė rasti i parė qė njė shqiptar kryen njė akt tė tille - kur ai vė veten nė rrezik dhe shpėton jetėn e njė njeriu tjetėr. Gjesti i tij ka prekur thelle qytetarėt njujorkeze, tė cilėt gjatė intervistave tė tyre e quajne si tė pabesueshme qė njė qytetar i thjeshte tė futet nė mes tė flakėve e tė shpėtojė njė jete njeriu. Ngjarja duket se e rriti mė shumė reputacionin i mirė tė shqiptarėve nė New York.







Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.








Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 348 here