Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohëzgjatja: 0:0

Pare 473 here

On line 109 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohëzgjatja: 3:42

Pare 1038 here

On line 253 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohëzgjatja: 0:29

Pare 923 here

On line 253 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohëzgjatja: 0:0

Pare 789 here

On line 254 dite

video »

7/5/2008 5:53:26 AM

Tuzla, mrekullia me nafte e Bosnje-Hercegovines

400 milione tone nafte poshte tokes se Bosnjes gjendet ende e pazbuluar



Edison Myrteza
edikorca@yahoo.com


5 Korrik 2008- Duhet te ngasesh makinen gati tre ore nga Sarajevo, duke kaluar permes kodrash dhe fushash ne Bosnjen qendrore, per te mberritur deri ne qytetin Tuzla. Eshte nje vend i bukur, me nje stil te vecante dhe elegant, me njerez te mire dhe me plot kafene, por ky vend mendohet se mund te jete edhe pika e vertet e transformimit. Fjala ketu eshte pikerisht per naften. Jo vetem per cmimin qe e shohin te gjithe, por edhe per furnizimin dhe naften e madhe qe ndodhet nen toke. Eshte folur per kete pune qe prej shekullit te 19-te, qe nga koha e perendorise austro-hungareze. Nese vertitesh ne periferi te qytetit, sheh qarte imazhe te kerkimeve te ndryshme te bera ketu qe para Luftes se Dyte Boterore. Me dhjetera zona te rrethuara dhe te lena djerre nga kerkuesit per te zbuluar se c’ka poshte tyre. Dhe tashme, nafta e dale siper tokes eshte e mbrojtur disi nga lulet dhe shkurret e shumta, duke qene madje edhe prane banesave.

“Transformimi i ekonomise”
Profesor Hazim Hrvatovic, eshte nje nga gjeologet me te mire te Bosnjes. Ai ka nisur te kerkoje per kete pune qe nga vitet 30-te, duke ndihmuar madje edhe disa kerkime te britanikeve ne vitet 1980. “Thuajse te gjithe kemi lexuar dhe te gjithe kemi pare se ketu mund te ndodhen gati 400 milione tonelata nafte e paperunuar. Duhen shume para per te zbuluar dhe zhvilluar kete sektor kerkimi ketu dhe kemi nevoje te madhe per nje partner qe te na ndihmoje. Ketu ka nafte te mjaftueshme per te furnizuar kerkimet e ndryshme per gati 20 vjetet e ardhshme ose ndoshta edhe me shume. Kjo gje madje mund te transformoje edhe ekonomine tone”, thekson ai. Te nxjerresh ne siperfaqe nje mase prej 130 milione tonelatash nafte, ne pergjithesi eshte shume e kushtueshme financiarisht. Thjesht nxjerrja e naftes nuk eshte vetem nje perfitim, por edhe nje rrezik i madh. Askush nuk do te shpenzoje miliona dollare, vetem per nje sasi nafte dhe qe me pas nuk i dihet se c’mund te ndodhe. Bosnja ka nevoje per nje ndihme te madhe te jashtme.

Gjetja e cmimit
Ibrahim Bosto, pjestar i nje familjeje te njohur bosnjake ne shoqerine Energoinvest, thekson se ka shume probleme per nxjerrjen e naftes edhe pse tashme kjo shoqeri qe ai drejton ka gati 67 per qind te pronesise mbi kerkimet e naftes. Ne zyren e tij duken edhe hartat gjeologjike te zones. Jane kater harta te medha ne te gjithe vendin qe jane identifikuar si zona mjaft te rendesishme. “E vetmja zgjidhje per momentin eshte gjetja e nje partneri strategjik, qe eshte gati te investoje ne keto vepra, te bashkepunoje me ne te gjithe ne mbledhjen e te gjithe frytit qe mund te kete atje”, thekson Bosto. Ne Tuzla, ideja e transformimit te zones ne naftenxjerresen e Ballkanit, i ka stimuluar mjaft banoret e zones. “Nafta mund te jete shenja e pasurimit te zones dhe e zhvillimit per te gjithe shoqerine tone. Madje ndoshta kjo eshte nje mundesi e madhe per te rinjte mbi te gjitha, pasi ata per momentin nuk kane vende pune”, thekson nje grua.

Qeveria ka dhene nje shifer per naften, shifer e cila vazhdon te rritet. Dhe kushdo qe mund ta njohe mire rajonin, mund ta dije se ketu eshte nje mrekulli me nafte. Vahid Heco, Ministri i Tregetise dhe Industrise ne Bosnje, eshte mjaft optimist ne lidhje me kete zbulim. “Potenciali i madh i naftes dhe gazit natyror qe ekziston ketu do te mund te transformoje totalisht ekonomine e Bosnjes dhe une besoj se ketu do te jete qendra e nje zhvillimi energjetij ne jug-lindje te Evropes”. Por tani per tani, ajo qe mbetet eshte veshtiresia e nxjerrjes se naftes ne siperfaqe te tokes.





Dërgo me email | Stampo artikullin | Artikulli është lexuar 102 here