Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 305 here

On line 65 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 885 here

On line 209 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 777 here

On line 209 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 666 here

On line 210 dite

video »

7/4/2008 4:02:01 PM

Policia e Kosovės konfirmon arrestimin e shoferit tė Kuvendit, nė Nish tė Serbisė

Pohimin pėr arrestimin, nė Nish tė Serbisė, e shoferit tė Kuvendit tė Kosovės, e ka konfirmuar sot edhe zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Veton Elshani



info@hermesnews.org

4 Korrik 2008- Pohimin pėr arrestimin, nė Nish tė Serbisė, e shoferit tė Kuvendit tė Kosovės, e ka konfirmuar sot edhe zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės, Veton Elshani, duke sqaruar se fjala ėshtė pėr shoferin e njė e anėtarit tė Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės, i cili nė veturė kishte gjysmė kilogrami heroinė. Policia Serbe e Nishit, me herėt kishte njoftuar se ditė mė parė policė tė departamentit tė Nishit kanė arrestuar tre persona : njė serb dhe dy shqiptarė tė Kosovės. Dyshohej se njėri nga tė arrestuarit ishte shoferi i njė anėtarit tė Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės.

Ndėrkohė, kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, nuk e mohon qė i arrestuari tė jetė shofer i njė anėtari tė kryesisė sė Kuvendit, por shton se pėrgjegjėsinė e kanė vet anėtarėt e Kryesisė tė cilėt i punėsojnė shoferėt e tyre, jashtė proceduarve tė administratės sė Kuvendit. “Ju e dini se anėtarėt e Kryesisė kur kanė ardhė nė detyrat e tyre kanė sjell edhe shoqėritė tyre, qė kanė qenė jashtė administratė s sė Kuvendit dhe nėse duhet dikush tė jap pėrgjegjėsi pėr kėtė, duhet tė jap anėtari i Kryesisė dhe shoferi i cili dyshohet se ėshtė burgosur nė Nish”, ka theksuar Krasniqi.

Zėdhėnėsi i policisė sė Kosovės, Veton Elshani, tha se pėr kėtė rast policia ka pasur informata para tre ditėsh, por nuk kanė ndėrmarrė asgjė, pasi qė nuk kanė pas ndonjė kėrkesė nga familjarėt. Ai tha se policia sot do tė bėjė kėrkesė zyrtare tek Policia e UNMIK-ut, e cila do ta dėrgojė tek autoritetit nė Beograd, pėr rastin nė fjalė. “Dje ėshtė kontaktu ndėrlidhėsi ndėrkombėtar. Me anė tė telefonit ėshtė kėrkuar nga ana e tij qė ky tė kėrkojė nga pala serbe qė tė njoftohemi me rastin nė fjalė, ndėrsa sot ka mbetur qė kėrkesa edhe zyrtarisht me shkrim tė dėrgohet nga ana e SHPK-sė tek ndėrlidhėsi ndėrkombėtar”, sqaron zėdhėnėsi Elshani.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 61 here