Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Bulevard
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Media Al
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
7/4/2008 3:57:50 PM
Doktrina e re ushtarake e Presidentit francez Sarkozi
Presidenti i Francės, Nikolas Sarkozi, ka propozuar njė strategji tė re ushtarake dhe sigurimi, qė vė nė dukje njė frymė tė re mė miqėsore brenda NATO-
info@hermesnews.org
4 Korrik 2008- Presidenti i Francės, Nikolas Sarkozi, ka propozuar njė strategji tė re ushtarake dhe sigurimi, qė vė nė dukje njė frymė tė re mė miqėsore brenda NATO-s, dhe e cila do tė modernizojė mėnyrėn mbrojtėse tė Francės, sigurinė dhe politikėn e jashtme. Doktrina e re ushtarake e propozuar nga Presidenti Nikolas Sarkozi nė mesin e qershorit pėr herė tė parė nė mė shumė se 40 vjet do tė integrojė trupat franceze nė strukturat komanduese tė aleancės sė NATO-s. Michael Moran, Drejtor Ekzekutiv nė Kėshillin e Marrėdhėnieve me Jashtė dhe ish-korrespondent i BBC-sė dhe MSNBC-sė, shprehet rreth ndryshimeve tė propozuara nė politikėn e re ushtarake tė Francės:
"Ndryshimet pėrfshijnė reforma tė strukturave ushtarake tė cilat janė shumė tė ngjashme me ato qė kanė filluar nė Britani dhe Shtetet e Bashkuara qė nga pėrfundimi i Luftės sė Ftohtė. Nė thelb, organizimi i forcave nuk ka qėllim luftėn tokėsore ose mbrojtjen nga ndonjė pushtim i mundshėm i Francės, i cili ishte skenari pėr pushtimin e Evropės nga ish-Bashkimit Sovjetik, por krijimi i forcave mė dinamike, qė transportohen mė lehtė nga ajri ose nga deti pėr misione tė ndryshme tė shekullit tė 21-tė paqeruajtėse apo pėr vendosjen e paqes. Gjithashtu, pėrfshijnė njė pėrqėndrim tė ri mbi zbulimin dhe kundėr terrorizmin, i cili padyshim, pas 11 shtatorit, ėshtė njė realitet". Megjithėse ndryshimet nė ushtri hasėn nė shumė kritika nga opozita franceze, ato u vlerėsuan, veēanėrisht nga Evropa dhe Shtetet e Bashkuara, si njė hap nė drejtim tė duhur. Michael Evans ėshtė redaktor pėr ēėshtjet e zbulimit nė gazetėn The Times tė Londrės. Ai thotė se ndryshimet janė mė shumė tė natyrės politike se sa ushtarake.
"Mendoj se ishte njė vendim politik, sepse Presidenti Sarkozi, me marrjen e pushtetit nė Francė, e bėri tė qartė se dėshėron tė punojė mė nga afėr me amerikanėt. Parardhėsi i tij, Zhak Shirak, nuk ishte i kėtij mendimi. Qė nė fillim Sarkozi e bėri tė qartė se ishte i interesuar tė bėhej edhe njė herė njė anėtar mė i angazhuar i NATO-s". Nė vitin 1966, Presidenti Charles de Gaulle, i zemėruar nga dominimi amerikan dhe britanik i NATO-s, tha se integrimi ushtarak i Francės nė NATO nuk ishte mė i justifikueshėm. Por, Presidenti i tanishėm francez, Nichola Sarkozi, presidenti mė pro-amerikan nė shumė vite, ka punuar shumė pėr ngushtimin e dallimeve transatlantike. Sipas Michael Moran, riorientimi i ushtrisė franceze ėshtė mirėpritur nė Uashington.
"Franca ėshtė angazhuar pėrsėri nė komandėn e pėrbashkėt tė NATO-s dhe po dėrgon njė forcė tė konsiderueshme ushtarake nė Afganistan, gjė qė Shtetet e Bashkuara kishin vite qė e kėrkonin. Gjithashtu, marrėdhėniet midis Francės dhe Shteteve tė Bashkuara, nė mėnyrė tė dukshme janė duke u pėrmirėsuar sepse duket se zoti Sarkozi ėshtė i tė njėjtit mendim me politikėn amerikane mbi Iranin, duket se beson se Izraeli ėshtė njė vend, i cili jo vetėm qė nuk mund tė lihet mėnjanė, por duhet vlerėsuar pėr vlerėn qė ka dhe gjithashtu, bota do tė jetė njė vend mė i mirė nė qoftė se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca harmonizojnė qėndrimet e tyre".
Por disa analistė e shohin me dyshim rritjen e papritur tė aktivitetit nga ana e Presidentit Sarkozi.
Nė 1 qershor Franca mori presidencėn e rradhės tė Bashkimit Evropian. Me shqetėsim shihet plani i tij pėr njė Bashkim tė Vendeve Mesdhetare, i cili do tė fillojė nė 14 korrik. Kjo aleancė e pėrbėrė nga 16 vende tė Evropės Jugore, Lindjes sė Mesme dhe Afrikės sė Veriut do tė formojnė njė komunitetet tė lirshėm ekonomik tė pėrqėndruar nė tregti, energji dhe siguri dhe shihet nga disa si njė sfidė ndaj politikės sė administratės sė Presidentit Bush pėr Lindjen e Mesme. Por Peter Shpigel, korrespondent i gazetės Los Angeles Times nė Pentagon nuk mendon se pėrpjekjet e Sarkozi janė njė kėrcėnim pėr Shtetet e Bashkuara.
"Mendoj se pėrpjekjet e tij pėr krijimin e njė dialogu ose aleance tė gjerė mesdhetare pasqyrojnė shumė atė qė ėshtė duke bėrė edhe NATO-ja, e cila ėshtė pėrpjekur tė arrijė njė dialog mesdhetar qė afron vendet moderne veri-afrikane, veēanėrisht Marokun dhe disa tė tjera, jo si pjesė e NATO-s, por pa dyshim si njė pjesė e njė grupi vendesh aleate qė kanė pikėpamje tė njėjta pėr ekstremizmin islamik. Nuk mendoj se ėshtė njė sfidė, por ėshtė njė plotėsim i asaj qė Shtetet e Bashkuara po mundohen tė arrijnė" Duket se doktrina e re ushtarake franceze pėrfaqėson mė tepėr njė riorientim se sa njė tėrheqje nga ambicjet. Disa analistė theksojnė: Presidenti Sarkozi ėshtė duke e angazhuar pėrsėri ushtrinė franceze pėr t'u marrė me kėrcėnime qė me tė vėrtetė janė tė rėndėsishme.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 65 here