Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 614 here

On line 151 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1151 here

On line 295 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1041 here

On line 295 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 899 here

On line 296 dite

video »

7/4/2008 8:13:47 AM

Presidenti Topi, i dergon homologut te tij George. Bush, urim me rastin e pavaresise

Presidenti i Republikės, Bamir Topi i dėrgoi njė mesazh urimi Presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Xhorxh W. Bush me rastin e 4 korrikut, 232-vjetorit tė Ditės sė Pavarėsisė



info@hermesnews.org

4 Korrik 2008- Presidenti i Republikės, Bamir Topi i dėrgoi njė mesazh urimi Presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Xhorxh W. Bush me rastin e 4 korrikut, 232-vjetorit tė Ditės sė Pavarėsisė.

'I nderuar Zoti President'

Kam nderin dhe kėnaqėsinė e veēantė qė, me rastin e 232-vjetorit tė Ditės sė Pavarėsisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nė emėr tė popullit shqiptar dhe timin personal, t’Ju pėrcjell Juve dhe popullit mik amerikan urimet mė tė ngrohta e mė tė pėrzemėrta!

Shqipėria dhe populli shqiptar ēmojnė lart mbėshtetjen e vazhdueshme e tė gjithanėshme tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, aleatit tonė mė tė rėndėsishėm, si nė proceset demokratizuese nė vend, ashtu edhe nė sfidėn e rėndėsishme tė integrimit euroatlantik, nė tė cilėn Shqipėria, sot, ėshtė maksimalisht e angazhuar. Pėrkrahja e padiskutueshme e SHBA-sė ndaj vendit tim nė marrjen e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO, jo vetėm e nxiti procesin tonė tė integrimit, por dhe rikonfirmoi dėshirėn pėr tė konsideruar Shqipėrinė vend partner nė pėrballjet e pėrbashkėta ndaj terrorizmit ndėrkombėtar dhe sfidave tė tjera globale.

Shqipėria i konsideron Shtetet e Bashkuara tė Amerikės si vendin model tė zhvillimit tė demokracisė, lirisė, tė tė drejtave tė njeriut e shtetit tė sė drejtės, vlera tė cilat shqiptarėt po pėrpiqen t’i implementojmė nė vendin e tyre, si vlera universale, simbol tė njė shoqėrie demokratike.

Mė lejoni, i dashur President qė, me kėtė rast, duke ritheksuar me kėnaqėsi nivelin e shkėlqyer tė marrėdhėnieve tė miqėsisė dhe bashkėpunimit tė gjithanshėm qė karakterizon dy vendet tona aleate, tė shpreh bindjen time nė vijueshmėrinė e konsolidimin e tyre tė mėtejshėm nė dobi tė dy vendeve tona dhe popujve tanė miq. Duke Ju siguruar pėr ndjenjat e thella tė miqėsisė sė popullit shqiptar, Ju shpreh konsideratėn time mė tė lartė”
, - thuhet nė mesazhin e Presidentit Topi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 46 here