Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 305 here

On line 65 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 884 here

On line 209 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 777 here

On line 209 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 666 here

On line 210 dite

video »

7/2/2008 3:55:22 PM

Shtetet e Bashkuara mund tė arrijnė sė shpejti marrėveshje me Poloninė pėr sistemin e raketave

Shtetet e Bashkuara thanė dje se presin tė pėrfundojnė njė marrėveshje pėr hapjen e njė baze mbrojtjeje nga raketat nė Poloni



info@hermesnews.org

2 Korrik 2008- Shtetet e Bashkuara thanė dje se presin tė pėrfundojnė njė marrėveshje pėr hapjen e njė baze mbrojtjeje nga raketat nė Poloni, megjithė sugjerimet se negociatat janė bllokuar. Ky sistem synon t'i pėrgjigjet njė sulmi tė mundshėm me raketa nga ana e Iranit apo ndonjė vendi tjetėr tė papėrgjegjshėm. Zyrtarė amerikanė shprehėn besimin se bisedimet me Poloninė rreth sistemit tė raketave mund tė pėrfundojnė me sukses brėnda disa ditėsh, megjithė njė koment tė Varshavės se negociatat kanė ngecur dhe njoftimet e lajmeve se Lituania mund tė jetė njė alternativė pėr hapjen e bazės. Administrata e presidentit Bush ka kėrkuar qė tė dislokojė 10 raketa interceptuese nė Poloni dhe njė bazė radarėsh nė Republikėn Ēeke si pjesė e sistemit, qė synon tė kundėrsulmojė raketa me rreze tė gjatė veprimi, qė Irani mund tė prodhojė brenda pak vjetėsh. Zyrtarėt amerikanė thanė se njė marrėveshje tentativė me Republikėn Ēeke ėshtė gati tė arrihet, por njė negociator polak u citua tė ketė thėnė dje se bisedimet me Uashingtonin kanė ngecur. Ndėrkohė vizita nė Uashington kėtė javė nga kryeministri lituanez, Gediminas Kirkilas, ka nxitur spekullime nė shtyp se ky shtet baltik mund tė jetė alternativė pėr bazėn nė vend tė Polonisė.

Nė konferencėn e shtypit, zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit, Tom Kejsi, tha se Shtetet e Bashkuara kanė diskutuar rreth mbrojtjes nga raketat me Lituaninė bashkė me vende tė tjera tė NATO-s, por thanė se fokusi i pėrpjekjeve amerikane vazhdon tė jetė Polonia. "Pėr momentin ne nuk po zhvillojmė negociata pėr njė bazė alternativė sepse objektivi ynė ėshtė qė tė arrijmė njė marrėveshje me Poloninė. Nėse pėr ndonjė arsye, kėto negociata nuk pėrfundojnė me njė marrėveshje, atėhere me siguri qė ne do tė shqyrtojmė vende tė tjera. Jam i sigurtė se zyrtarėt nė Agjencinė e Mbrojtjes nga Raketat kanė njė farė ideje se cila ėshtė mėnyra mė e pėrshtatshme teknikisht. Por lidhur me diskutimet, me sa di unė, ne jemi ende tė pėrqėndruar tek Polonia".

Thuhet se Polonia po kėrkon modernizimin nga Shtetet e Bashkuara tė mbrojtjes sė saj ajrore, qė do tė kushtonte miliarda dollarė, nė kėmbim tė bazės pėr sistemin amerikan tė mbrojtjes nga raketat. Kryeministri polak, Donald Tusk, tha dje se qeveria e tij ėshtė e angazhuar nė negociata konstruktive, por mohoi qė bisedimet tė kenė ngecur. Njė zyrtar i Departamentit tė Shtetit tha se pret qė marrėveshja me Poloninė tė arrihet brėnda njė ose dy javėsh, por shtoi se nuk ėshtė e qartė nėse ajo mund tė finalizohet para vizitės qė Sekretarja e Shtetit, Kondolisa Rajs, pritet tė bėjė nė Evropė nga fundi i kėtij muaji.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 26 here