Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 473 here

On line 110 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1039 here

On line 254 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 926 here

On line 254 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 791 here

On line 255 dite

video »

7/1/2008 5:15:48 PM

Qeveria mbėshtet modernizimin e hapėsirės informative shqiptare

Nė 1 korrik, nė Ditėn e Komunikimit, tė iniciuar nga Departamenti i Gazetarisė, nė Universitetin e Tiranės, Kryeministri Sali Berisha u takua me studentė dhe stafin akademik tė kėtij Departamenti



info@hermesnews.org

1 Korrik 2008- Nė 1 korrik, nė Ditėn e Komunikimit, tė iniciuar nga Departamenti i Gazetarisė, nė Universitetin e Tiranės, Kryeministri Sali Berisha u takua me studentė dhe stafin akademik tė kėtij Departamenti, pedagogė tė gazetarisė dhe komunikimit tė universiteteve tė ndryshme tė vendit dhe pėrfaqėsues tė njohur tė medias. Dita e Komunikimit iu kushtua teknologjisė sė medias dhe edukimit.
Aktiviteti kishte pėr qėllim promovimin e arritjeve tė Departamentit tė Gazetarisė nė fushėn e medias dhe komunikimit. Studentėt e kėtij Departamenti prezantuan punėt mė tė mira tė realizuara gjatė atelieve tė shtypit, medias televizive, radios dhe kompjuterit. Kryeministri Berisha falėnderoi organizatorėt pėr ftesėn e bėrė dhe vlerėsoi punėt e paraqitura nė kėtė aktivitet, tė cilat, tha ai, trajtojnė me shumė ndjenjė e objektivitet njė spektėr tė gjerė tė Shqipėrisė sė problemeve, por dhe t9 Shqipėrisė sė pėrpjekjeve. “Punimet ishin tė realizuara me cilėsi dhe profesionalizėm frymėzues edhe pėr gjeneratat aktuale tė gazetarėve, pasi ato mbartnin vėrtetėsinė e realitetit, por edhe pėrpjekjet pėr ta ndryshuar kėtė realitet”, tha Kryeministri.


Duke shprehur mirėnjohjen pėr profesionin e gazetarit, Kryeministri tha se nė marrėdhėnien gazetari-shoqėri, duhet tė kėrkohet kod dhe etikė jo vetėm ndaj gazetarit, por edhe shoqėria duhet tė adaptojė ndaj tyre kod dhe etikė. “Nė dallim, nga komunikatorėt e tjerė, politikė, drejtues partish, qeveritarė, parlamentarė, ju jeni direkt mė tė lidhur, me shoqėrinė, ndaj fjala juaj e lirė ėshtė kusht vendimtar pėr tė pasur njė shoqėri tė lirė”, theksoi Kryeministri. Berisha vuri nė dukje se qeveria e kryesuar prej tij solli njė risi qė nuk ekziston nė asnjė vend; ndėrprerjen e tė gjitha proceseve civile e gjyqėsore ndaj gazetarėve. “Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Europė dhe mė gjerė, ku nuk ekziston asnjė padi civile e penale ndaj asnjė gazetari, ēfarėdo qė ai ka shkruar, pėr ēdo zyrtar, nga Kryeministri deri te punonjėsi mė i thjeshtė. Kjo solli njė erė tė re, erėn e fundit tė njė farse tė turpshme gjyqėsore, ku objekt ishin gazetarėt”, u shpreh Kryeministri.


Problem i dytė, i cili ka vėmendjen e qeverisė, - vijoi Kryeministri - janė pronarėt. “Ju them me bindje se kam vlerėsimin mė tė madh pėr tė gjithė ata, tė cilėt pasurinė e tyre duan ta vėnė nė shėrbim tė hapėsirės sė komunikimit dhe informacionit. Ky pėrbėn njė kontribut madhor. Por nuk ka gjė mė tė papranueshme sesa trajtimi miqėsor nga pronarėt tė caktuar pėr gazetarė tė caktuar”, tha Kryeministri. Nė kėtė drejtim, Kryeministri theksoi se "deri para njė viti, nė Shqipėri funksionin gazeta me 38 faqe dhe me 2 gazetarė. Tė gjithė tė tjerėt punonin nė punė tė zezė, sikur tė ishin klandestinė dhe jo kalorės tė fjalės sė lirė”. Kryeministri siguroi se “qeveria do tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr modernizimin e hapėsirės shqiptare informative, pasi projekti “Shqipėria nė moshėn dixhitale” synon tė bėjė tė mundur qė qytetarėt shqiptarė tė pėrfitojnė nga kjo forcė e jashtėzakonshme e zhvillimit tė shoqėrisė”.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 39 here