Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 305 here

On line 65 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 884 here

On line 209 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 777 here

On line 209 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 666 here

On line 210 dite

video »

7/1/2008 5:10:45 PM

Grupi i ekspertėve ligjorė pranė Presidentit pėrfundoi punėn mbi standartet e pėrzgjedhjes sė anėtar

Nė mbledhjen e paradites sė sotme nė Presidencė, grupi i ekspertėve ligjorė, qė po ofron asistencėn juridike mbi standartet nė pėrzgjedhjen e anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė



info@hermesnews.org

1 Korrik 2008- Nė mbledhjen e paradites sė sotme nė Presidencė, grupi i ekspertėve ligjorė, qė po ofron asistencėn juridike mbi standartet nė pėrzgjedhjen e anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė, ka shqyrtuar propozimet e ardhura nga grupet parlamentare si dhe propozimet e ekspertėve pėr kriteret dhe standartet e vlerėsimit tė kandidatėve pėr anėtarė tė Gjykatės sė Lartė. Grupi i ekspertėve shqyrtoi me vėmendje ēdo rekomandim dhe sugjerim, duke i marrė ato nė konsideratė si dhe duke i shoqėruar me komentet pėrkatėse mbi interpretimin juridik tė tyre. Nė pėrfundim tė kėtij procesi, grupi i ekspertėve i sugjeroi Presidentit qė nė vlerėsimin e kandidaturave pėr anėtarė tė Gjykatės sė Lartė, tė marrė nė konsideratė edhe kriteret e mėposhtme:

• Arsimi i lartė juridik, mėnyra e kryerjes sė tij, kualifikime shkencore.
• Vjetėrsia nė punė, duke patur parasysh qė ushtrimi i profesionit tė ketė qenė sa mė afėr gjyqėsorit.
• Pėr periudhėn ligjore tė vjetėrsisė, tė shikohen masat disiplinore, fuqia e tyre ligjore, lloji dhe numri i masave tė dhėna.
• Integriteti i lartė moral, reputacion i mirė nė komunitetin e juristėve dhe mbėshtetje shoqėrore e institucionale.
• Gjatė gjithė periudhės sė ushtrimit tė profesionit, tė mos ketė patur precedentė penalė, tė ketė pėrmbushur detyrimet ligjore, tė ketė qenė transparent dhe tė ketė justifikuar pasurinė e tij.
• Tregues tė lartė cilėsorė dhe intelektualė tė punės sė kandidatit (vendime gjyqėsore, pretenca, parashtresa).
• Tregues intelektualė tė kandidatit jashtė ushtrimit tė profesionit (botime, artikuj shkencorė, kryesisht nė fushėn juridike.)
• Tė mos ketė konflikt interesi apo lidhje nepotike mes pėrbėrjes sė gjykatave dhe kandidatėve qė do tė pėrzgjidhen pėr anėtarėt e Gjykatės sė Lartė.
• Tė inkurajohet karriera gjyqėsore.


Ndėrkohė nė funksion tė transparencės sė procesit dhe tė emrave tė paraqitur, ftohen tė gjithė kandidatėt, tė cilėt, nuk kanė mbartur detyrimin pėr deklarim tė pasurisė sipas ligjit, tė depozitojnė pranė Zyrės Juridike tė Presidentit brenda fundit tė ditės sė enjte, 3 korrik 2008, deklarimin e pasurisė sė tyre, burimin e saj si dhe tė detyrimeve financiare sipas pėrcaktimeve tė ligjit nr. 9049 datė 10.04.2003 “Pėr deklarimin dhe kontrollin e pasurive, tė detyrimeve financiare tė tė zgjedhurve dhe tė disa nėpunėsve publikė”. Ky deklarim duhet tė shoqėrohet me autorizimin e kandidatit pėr verifikim tė tė dhėnave tė paraqitura. Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė do tė informojė Presidentin pėr deklarimet e pasurisė sė gjyqtarėve tė cilėt kanė paraqitur kėrkesė pėr nė Gjykatėn e Lartė. Edhe mbledhja e sotme u zhvillua nė praninė e pėrfaqėuesve tė Misionit EURALIUS, tė ambasadės sė SHBA-sė dhe tė Prezencės sė OSBE-sė nė Tiranė.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 33 here