Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 473 here

On line 109 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1038 here

On line 253 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 923 here

On line 253 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 789 here

On line 254 dite

video »

7/1/2008 10:21:31 AM

Shkenca duhet ti paraprije ekonomise dhe zhvillimit

Eshte turp per qeverine dhe k/ministrin qe edhe deri sot nuk arriten te riabilitojne asnje qender prodhimi kur ne Bosnje, pas nje lufte te gjate dhe shkaterrimtare u arrit te rivihet ne aktivitet e gjithe industrial mekanike dhe ajo e metaleve duke bere qe vetem ne prodhimin e celikut, ne saje te eksportit te tij ne shume vende te BE dhe gjetke, te ardhurat te jene ne disa mln Euro.


Dr. Sul Gragjevi
© 2008 HermesNews


1 Korrik 2008 - Ka 18 vjet qe ekonomia shqiptare kalon situata te renda kolapsi dhe askush nuk shqetsohet per nje gje te till. Edhe pse vendi yne kaloi ne nje sistem te ri, qeveria dhe k/ministri duhet tu merreshin ne radhe te pare me ngritjen dhe riaftesimin e shume nd/jeve, fabrikave, uzinave qe u shkatrruan ne fillim te periudhes se tranzicionit. por asgje nuk
u be, prodhimi industrial mbeti, te ardhurat gjithashtu, asnje program per nje perspektive te till nuk u be nga shteti.

Eshte turp per qeverine dhe k/ministrin qe edhe deri sot nuk arriten te riabilitojne asnje qender prodhimi kur ne Bosnje, pas nje lufte te gjate dhe
shkaterrimtare u arrit te rivihet ne aktivitet e gjithe industrial mekanike dhe ajo e metaleve duke bere qe vetem ne prodhimin e celikut, ne saje te eksportit te tij ne shume vende te BE dhe gjetke, te ardhurat te jene ne disa mln Euro.

A munde te jete i pranueshem nje indiferentizem i tille i drejtuesve te shtetit shqiptar ? Kurr, jo. Sot ne pergjithesi sundon importi kudo, ushqimet, perimet, frutat, agrumet si dhe prodhime te industrise lehte vijne nga jashte.

Shqiperia ne kete gjendje te mjerueshme, eshte kthyer ne vitet e fillimit te shek. 20 kur ne disa vende ne menyre imediate filloi me perpara zhvillimi i industrise se lehte dhe asaj ushqimore per plotesimin e nevojave te popullsise.

Prodhimi industrial eshte treguesi Nr.1 ne cdo etape te zhvillimit historik, pavaresisht nga sistemi politik-ekonomik dhe aqe me teper kur tek ne per 18 vjet nuk u be asgje. Nuk kujtohet per keto probleme te medha asnje minister, drejtor, parlamentar, keshilltar dhe as vete k/ministri. Sigurisht qe mendja i punon ne gllabrimin e institucioneve te pavarura dhe jo ne rimbekembjen e industrise, bujqesise mjeksise dhe te ekonomise ne pergjithesi.

Objekti i prodhimit tek ne, edhe pse ndodhemi ne vitin 2008, duhet te perfshije artikujt ushqimore dhe ato te industrise se lehte, me imediate per popullin dhe jo te lejohet importimi i tyre nga jashte me cmime disa here me te larta se ne shume vende tjera.

Nje politike e mbrapshte, pa frut, regresive eshte duke ndikuar per te keq
ne makroekonomine shqiptare duke shtuar jo vetem papunesine cdo dite por edhe treguesin e inflacionit. Po ashtu edhe ne aspektin tjeter, ate te mikroekonomise, ne marketing, ne organizimin e punes, ne financat dhe ne finale ne nje bilanc ekonomik - financjar jemi te deshtuar.

Prodhim--Akumulim--Zhvillim, kjo moto per nje ekonomi te perparuar as qe njihet nga kjo qeveri e sotme. Ku eshte qendrimi kritik i shoqerise e i popullit tone ndaj ketyre anomalive te renda, te ketyre veprimeve burokratike antidemokratike,arbitrare pa tru qe ne thelb po cojne cdo proces mbrapa. Nuk i vlejne zhvillimeve demokratike indiferenca te tilla duke mos mbajte qendrim ndaj efekteve negative te nje drejtimi te paafte e te deshtuar.

Ne cdo vend te Europes shkenca i paraprine prodhimit, ekonomise artit, kultures, kurse tek ne i paraprine injoranca, paaftesia. Si pa gje te keqe shkrihen institutet shkencore- kerkimore, Akademia e Shkencave kalon nen varesine e k/ministrit mbas nje vendimi te parlamentit. Ishte gjeja me e shemtuar qe iu be shkences dhe shkencetareve shqiptare, gjeja me e pa respekteshme qe beri Berisha per ti hequr pavaresine atij institucioni te nderuar shkencor.

Ne qoftese nuk paska fonde qeveria per te mbajtur ne aktivitet ato institute shkencore, k/ministri le te sublimonte te gjithe vendet e keshilltareve te tij qe ka perreth sepse nuk i duhen fare, kjo sepse asgje nuk po luan nga vendi deri sot nga ana tjeter k/ministri i ben vete te gjitha punet per te bere asgje.

Ka shume parazite qe punojne ne dikasteret, ne institucionet shtetrore, nje administrate e fryre me rroga te majme si kurre ndonjehere. S'ka sesi t'i kryej detyrat nje administrate e till ne krahasim me nje organike te shkurtuar, kjo eshte reale dhe le te mos i pelqej ndokujt.

Pse nuk i kethen syte k/ministri i vendit nga Perendimi ose edhe nga Lindja ? Vende me popullsi disa here me te madhe se vendi yne, me nje buxhet shume here me te madh se buxheti yne i "vocerr" drejtohen me shume efikasitet nga administrata shume racionale,drejtojne ne menyre te efekteshme jo vetem prodhimin, ekonomine e financat por edhe shume probleme tjera qe nga mbrojtja e natyres dhe mjedisit e deri te zgjidhja me sukses e mireqenies te popullit.

Pa, le akademite e shkencave me dhjetera institute shkencore ne ato vende punojne te pavarur nga shteti, nga ndikimi politik, ideologjik dhe tregtar, studiojne dhe mbeshtesin cdo veprimtari me sukses. Ato kane programet e tyre te zhvillimit perspektive dhe cdo vit analizojne arritjet e tyre ne te gjitha fushat e veprimtarise.

Eshte me te vertete per te ardhe keq qe akademia e shkencave e Shqiperise me gjithe institutet e saja shkencore u katandisen ne nje gjendje te mjerueshme , dhe per te cilat ase qe munde te behet fjale per ndonje arritje apo analize te ndonje bilanci te punes se tyre.

Eshte gje e pa mundur te drejtosh nje ekonomi apo ta rimbekembsh ate
pa patur nje institut te studimeve ekonomike. Mungesa e nje drejtimi shkencor con jo vetem ne nje renie te bilancit te ardhurave por edhe ne humbjet e mln. Euro per te shlyer vetem interesat mbi borxhin e jashtem..Nje institut ekonomik ne kuadrin e akademise se shkencave te pavarur, do te ndihmonte nd/jet, bizneset ne drejtim te menaxhimit per planifikim, organizim, kontroll ,koordinim si dhe vendosjen e persosjen
e nje sistemi te informacionit. Kjo do te bente te mundur mbajtjen e konkurences ne nje sistem dinamik te tregut i cili ndryshon shume nga forma dhe kerkesat e bleresve.

Me modernizimin e biznesit, kompanise, nd/jes , te sistemit te informacionit, te teknologjise, arrihet edhe rritje e prodhimit, e cilesise se tij, llojshmerise, eksportit dhe ne fund te fundit e te ardhurave. Prandej del e domosdoshme qe institutet shkencore te veprojne te pavarur dhe jo nene cadren e qeverise.

Po ashtu edhe ne mjeksine e k/ministrit situata eshte jashte kontrollit, ndersa pacienti nuk do tja dije ka apo ska ilace, ai do vetem te sherohet. Une mendoj qe se pari ne mjeksi duhet luftuar korrupsioni brenda klinikave dhe spitaleve e te organizohet me pergjegjesi ky sektor per ta sjelle ne piken e stabilitetit. Sot shendetsia ka nevoje per nje teknike te sofistikuar, per shume mjeke te afte e te specializuar.

Vecanerisht nje vemendje duhet ti kushtohet zhvillimit te radiologjise dhe onkologjise ku jemi ende mbrapa ndersa ministria e shendetsise nuk u qendron ne ball ketyre nevojave per ta mbeshtete mire e me kompetence kete sektor..Por do te ishte ideale qe mjeksia e jone te organizohej simbas sistemit amerikan i cili sot per sot eshte me i perparuari ne bote, eshte me i
disiplinuari dhe me nje autoritet te vecante.

Pra edhe ne kete vend mjeksine si cdo dege tjeter e udheheqe shkenca e perparuar amerikane, studimet shkencore.Ne cdo vend te qyteteve te shtetit Michigan sheh vetem thirje te vendosura ne vendet me te dukshme "sa me shume mjeke per kancerin" pa le organizimi i farmacive mbi bazen e nje legjilacioni shume te rrepte.

Maxhoranca beri gabim te madh qe miratoi vendimin per akademine e shkencave, qe e kaloi kete institucion shkencor nene varesine e qeverise, duke treguar se nuk kishte as deshire as aftesi per ta ndihmuar shkencen shqiptare duke preferuar shkatrrimin e saj para "unit " te nje k/ministri.

Megjithekete, mendoj se nje bashkpunim i institucionit kryesor shkencor me organizmat shkencore nderkombetare do jete i pa mundur sepse si ALLEA ashtu edhe ICSU do te informohen hollesisht per situaten e krijuar.Sa per dijeni, ALLEA lufton per mbrojtjen e pavaresise te gjitha akademive prej interesave politike.ideologjike dhe komerciale.

Cfare munde te raportoje akademia e shkencave ne fund te vitit ne
drejtim te zhvillimit te ekonomise , te teknologjise,te zgjidhjes se problemeve sociale e kulturore te Shqiperise? - Me siguri edhe per kete si per cdo fushe apo veprimtari do te dale k/ministri ne emer te akademise per te na treguar bilancin e punes si dhe " sukseset madheshtore " te arritura ne asgje.

E njejta politike po nxjerre koke edhe ne ministrine e kultures te z. Pango.Ky drejtues po merret me p/ligje te reja per shkatrruar strukturat artistike ne Theatrin kombetar dhe ne TOB. Ai po kerkon te vendos ne varesi te plote drejtimin e ketyre institucioneve kulturore nen ndikimin berishist, po e njejta gje si ne akademine e shkencave.

Zotni minister kerkoi edhe te beje shkurtime te kuadrit artistik. Me siguri
me vrullin qe ka, munde te arrije qe te shkurtoje ndoshta edhe ndonje akt opere si te tepert ne ato opera qe jane me 4 ose 5 akte si tek Fausti, Karmen, Martesa e Figaros, Rigoletto. Trovatore ose ndonje rol sopranoje a baritoni.

Edhe ne ate te arsimit e te shkences po duket e njejta politike. Ministri Pollo eshte ne kerkim te disa regullave te rendomta, kontrapedale per te penguar pavaresine ne arsimin e larte.Doktorantet,punimet e veta, dizertacionet, duhet thote a, ti botojne ne revista te huaja dhe njekohesisht te vlersohen nga akademiket ne perendim.

C,eshte kjo metode e re. Ne qoftese nje punim pranohet per botim,ai
kontrollohet nga nje grup specialistesh me titull shkencor si dhe nga konsulenti teknik-shkencor i revistes, dhe pastaj klasifikohet per tu botuar.

Kur ai botohet kuptohet qe ka marre vleren e plote si nje material i vlefshem shkencor dhe me vlera zbatuese.Duhet ta dij cdokush, se botimi i punimeve apo artikujve te ndryshem nuk kalon aqe lehte sidomos neAngli, Rusi, Gjermani.

Pervec kesaj ka rendesi qe Universitetet te lihen te punojne ne menyre te pavarur. Ata e dijne mire punen e tyre,se cfare duhet bere per ngritjen e
nivelit shkencor te mesimdhenies e te punes kerkimore - shkencore, te pergatitjes te dizertacioneve te krijimit e te drejtimit te qendrave shkencore si dhe ne ndjekjen e bashkpunimit me institutet shkencore dhe akademine e shkencave.

Prandej ministria te mos merret me nxjerje regullash e ligjesh per ti ngatrruar katedrat dhe fakultetet duke i nderhyre edhe ne kompetencat e tyre. Universitetet nuk kane nevoje per pallavra, se punen e tyre e dijne me mire se kushdo tjeter ne ate ministri, por kjo ministri ti ndihmoje me fonde per ti paisur laboratoret e tyre me mjete, reagente e
paisje moderne..

Ministria e arsimit dhe e shkences le te shikoje zbatimin e detyrave ne luften kunder korrupsionit ne arsimin e larte, ne kuadrin e detyrave te misionit aktiv studentor te Universiteteve te Europes Juglindore.

Nje korrupsion i pa luftuar behet pengese per nje reforme ne sistemin e arsimit te larte, per arritjen e standarteve europiane si dhe zbatimin e Deklarates se Bolonjes dhe principeve te saj.

Te gjitha keto anomali te renda vijne nga mungesa e pavaresise e institucioneve shkencore e kulturore, nga nderhyrjet ne punet e tyre si dhe nderhyrje ne kompetencat e tyre,por mbi te gjitha paaftesia e organeve shtetrore.







Si eshte e mundur, ku eshte pare qe bordi artistik dhe drejtori artistik te zgjidhen nga ministri i kultures apo drejtori i pergjitheshem nga k/ministri. Arti i muzikes dhe theatri nuk durojne nderhyrje kompetencash dhe mbrapshtina te kuadrove te paafte qe nuk njohin fare as koncertet as operan as theatrin.Lejini artistet te merren me punen e tyre te nderuar e te respektuar, shkencen ketu e bejne keta dhe jo ministrat e keshilltaret e tyre.

Universitetet dhe institucionet artistke kulturore, te artit, te punojne te pavarur sipas stilit modern, krijues, novator e shkencor. E shikoj shume te rendesishme dhe autoritare nderhyrjen qe duhet te beje Presidenti z. Topi ne zgjidhjen e situatave te renda te krijuara ne institucionet shkencore e ato te artit kultures si rezultat i nderhyrjeve te njerezve te paafte, ne vijim te zbatimit te nje politike shume te demshme e regresive efektet e se ciles duken prej vitesh ne ekonomi, industri prodhim, mjeksi, bujqesi, mbrojtjen e natyres e te mjedisit dhe me ne fund po pasqyrohen edhe ne jeten e popullit,mireqenien e tij, sigurimin e kushteve shume me te mira sepse
populli shqiptar meriton te jetoje me mire se cdo popull tjeter ne Ballkan sepse nuk i mungon asgje pervec nje qeverie te afte, per te respektuar cdo gje konstuticionale,cdo princip te veprimtarise njerzore dhe qe i ve gjoksin punes dhe jo llafeve e pallavrave.

Dua vetem te kujtoj qe Kryetari apo Presidenti i Akademise se Shkencave duhet te zgjidhet vetem ne mbledhjen e pergjithshme te akademise, ndersa emrimi i tij behet vetem me dekretim te vecante te Presidentit te Republikes z. Topi dhe kurr nga qeveria apo k/ministri.


Prandej sa nuk eshte vone,Presidenca duhet ta riparoje nje difekt te till dhe te vendos ne rruge te mbare shkencen shqiptare e cila ka per detyre ti paraprije ekonomise,kultures dhe te gjitha fushave te veprimtarise ne vend.




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 82 here