Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 473 here

On line 109 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1038 here

On line 253 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 923 here

On line 253 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 789 here

On line 254 dite

video »

7/1/2008 9:51:29 AM

Intervsite me Marash Hajatin: 'Befasi nga katėr kontinente nė njė libėr'

INTERVISTA/Marash Hajati :Ndoshta libri “Vite befasish” do tė jetė i fundit nė ciklin e kujtimeve pėr punėn nė gazetari


Albert Zholi
a_zholi@yahoo.com



Gazetari dhe libri

1 Korrik 2008 - Kėto ditė ka dalė nė treg njė libėr tepėr interesant “Vite befasish”, i publicistit tė njohur Marash Hajati. Njė libėr qė do tė ishte mjaft i vlefshėm pėr ēdo gazetar, pėr ta patur nė bibliotekėn e shtėpisė. Por, pėr tė patur njė ide mė tė qartė rreth librit, tematikės, mesazhot qė ai pėrcjell, zhvillova kėtė bisedė me z. Marash Hajati.

Zoti Marash, nisur nga ky botim juaji i fundit, “Vite befasish” qė, nėse nuk gabohem, ėshtė i pesti libėr nė numėr kėto vitet e tranzicionit, a mund tė na parashtroni ndonjė mendim si pėrvojė mes publicistit, tematikės dhe librit?

Ka nė themelet e njė pune shumė tė gjatė nė gazetari njė pasion, qė tė ngacmon dukshėm apo heshtur pėr t’u bėrė lexuesve, natyrisht tė shtypit, njė si dhuratė tė pėrzgjedhur nga krijimtaria e tij me tematikė interesante, formė artistike gazetareske tė veēantė, ku gėrshetohen ngjarje, histori, kronika tė kohės, dosierė e meditime, shėnime udhėtimi etj.. Por ajo qė vulos veēansinė e kėtyre librave, ėshtė dokumentacioni, fakti, dėshmia, dėshmitari, vėrtetėsia e mbi tė gjitha shkruar me realizėm e besueshmėri, pėrmes njė stili pėrshkrues. Nga sa mė ka mėsuar pėrvoja e gazetarit kam dy mėnyra pėr tė gjetur rrugėn tek libri. E para, ėshtė seleksionimi nga qindra e mijėra faqe tė botuara pėr gjithė kohėn e profesionit, qė nė dukje ėshtė njė godinė pafundėsie gjigante dyersh e dritaresh dhe nga ajo do tė veēosh apo tė krijosh njė vilė tė bukur tė praruar nga drita, tė zgjedhur nga mendimi, qė ka brenda njė copė jetė, apo ngjarje gjurmėlėnėse pėr kohėn kur ka ndodhur, por edhe emocionuese pėr brezat, qė vijnė pas e qė prej saj do tė dashurohen edhe me gazetarinė. Kėto lloj botimesh janė njė ndihmesė me vlerė edhe pėr studimet nė fushėn e historisė, pėr grumbullim faktesh e ngjarjesh, pėr vėrtetėsi dėshmitarėsh, sepse aty ku historia flet shkurt, thatė, gati si nė formula matematike, ta zėmė pėr figura tė shquara e personalitete nė thellėsinė e shekujve, pėr ngjarje e pėrmbysje revolucionare, pėr sundimtarėt e rendet shoqėrore, atje shtypi i periudhės, pėr tė cilėn bėhet fjalė, ku e ku mė gjerė, mė bukur, mė argumentuese, ngjeshur me shumė kronika, flet nė faqet e gazetave e revistave po pėr ato kohė, po pėr ato figura, po pėr ato ngjarje. Nė kėtė kėndvėshtrim edhe studiuesit e analistėt e kohėve, e ndiejnė veten si pjesėtarė tė atyre bėmave tė largėta. Rruga e dytė tek libri, pėr gazetarin ėshtė njė punė mė me perspektivė dhe mė akumuluese me njė temė tė caktuar, qė hulumtohet e gjurmohet pėr njė kohė relativisht tė konsiderueshme e qė tė jep tė gjitha shanset pėr tė realizuar diēka me vlerė. Kjo nė fakt ėshtė njė krijimtari e mirėfilltė gazetareske, qė natyrisht, nė ndryshim me letėrsinė, ka nė bazė faktin, kohėn e ngjarjen reale, ku gazetari pėrmes zgjedhjes sė gjinive publicistike, si reportazhi, pėrshkrimi, fejtoni, pamfleti, esetė, etj dhe me njė stil individual tė kristalizuar nė mote pune, pėrgatit njė vepėr me tematikė tė caktuar, qė lė gjurmė tek lexuesit.

Me siguri, kėto konkluzione mbi krijimtarinė nė fushėn e gazetarisė, kanė nė bazė pėrvojėn tuaj, qė niset ndoshta edhe nga faktet konkrete tė librave, qė keni botuar?

Pėrvojat kanė gjithmonė edhe karakter subjektiv. Megjithatė, nė tė pėrgjithshmen ato japin njė kontribut me vlerė nė rrafshin e kėmbimit tė mendimeve, saktėsimit tė veēorive individuale tė autorit dhe kėndvėshtrimin, qė ai mendon se ka interesa pėr lexuesit. Nė botimet e mia, gjenden libra qė janė pėrmbledhje tė pėrshkrimeve pėr “Bijtė e tokės sime”. Protagonistėt, njerėz realė tė kohės, janė parė edhe si personazhe, pėrvojė tė jetės, figura tė njerėzve guximtarė, qė nuk i tremben vėshtirėsive, pengesave, luftojnė pėr njė ideal dhe bėhen qėndrestarė nė shoqėri. Ja dhe diēka tjetėr. Duke vlerėsuar si tė dobishme kohėn e gjatė tė punės nė shtyp e Radiotelevizion, mendova se ishte interesante ta shikoje gjithė kėtė punė nga “Dera e prapme e shtypit” dhe, nė tė vėrtetė, nuk u gabova. Lexuesi e vlerėsoi atė. Mė tutje veē pėrmbledhjeve publicistike, nė njė libėr tė posaēėm, interes pati edhe monografia “Tish Daija, i veēanti”, etj.






Me sapo shikojmė, ka qenė njė rrugė e gjatė dhe mjaft produktive nė krijimtari deri sa keni arritur tek “Vitet e befasisė”. Ēfarė pėrfaqėson ky libėr pėr ju e pėr lexuesin?

Ndoshta libri “Vite befasish” do tė jetė i fundit nė ciklin e kujtimeve pėr punėn nė gazetari. Por duke qenė i fundit, unė jam munduar dhe realisht ėshtė mė i veēanti. Dhe ja pse, shpesh ideja pėr tė mos pėrsėritur vetveten tė ēon nė rrugėn e kėrkimit, qė pėr hir tė sė vėrtetės nė mjaft raste tė nxjerr para tryezės sė krijimtarisė fakte e ngjarje, disi tė lėna nė njė anė me shėnimin sipėr “Pėr njė herė tjetėr”. Duke grumbulluar e hulumtuar gjithė kėtė “pasuri” tė koncentruar nė blloqet e shumta tė shėnimeve tė udhėtimit nė tė katėr kontinentet, zbulova se kisha lėnė pa pėrmendur nė shkrimet e reportazhet e shumta nė vite tema interesante dhe intriguese pėr lexuesin. Nė ēfarėdo lloj udhėtimi e sidomos nė botėn e huaj, cilido nė vetvete e sidomos gazetarėt, nuk mund tė rrinė pa bėrė njė plan tė vizitave, ku do tė shkojė, interesin qė paraqet ai udhėtim e aq mė tepėr, kur je i ftuar nga kolegė, organe shtypi, pėrfaqėsim qeverish etj. Kėshtu, pėr shembull, duke vizituar Kinėn, mbajtėm shėnime e shkruam shumė pėr atė vend gjigant me tematikė historike e ngjarje tė pafund. Mirėpo nuk takuam dot atė kohė Lei Fenin, personazhin e rinisė, qė bėnte mrekulli. Ai ishte i pari nė punė, i pari nė studim, i pari nė stėrvitje ushtarake e kudo tjetėr. Ne, edhe pse harxhuam kohė e bėmė udhėtime tė gjata, personazhin nuk e gjetėm dot, herė ishte nė familje larg qytetit, herė ishte nė kurse nė Pekin nga ku ne sapo ishim larguar etj. Ja, kjo ishte njė befasi pėr ne, por besoj se edhe lexuesi do tė mė ndjekė se si unė kėrkoja Lei Fenin nė Kinė. Nė Dar El Salam tė Tanzanisė, ku pėrveē Shqipėrisė kėtu ishte vendi i dytė nė botė me “Parti Pune”, personalitete politike, njerėz tė kulturės, tė mediave, tė artit, mbetėn si tė shastisur, kur nė njė konferencė shtypi u thamė bashkė me ambasadorin, se Shqipėria qė nga 1991 ka hyrė nė njė rrugė tjetėr politike. Dhe aty bėnė pyetjen: Po , ne ēfarė do bėjmė me veprat e Enver Hoxhės?! Kėshtu tematika e kėtij libri “Vite befasish” ėshtė i tėri pėrshkruar nga ngjarje tė papritura e krejt natyrshėm edhe tė paplanifikuar, por tepėr interesante e kureshtare. Ato ēfarė kam pėrjetuar unė si autor, do ta pėrjetojė me siguri edhe lexuesi, kur tė ndeshet papandehur me djalin “Ksamil” nė Kanada, apo me drejtorin e ndėrmarrjes sė madhe tė Ujėrave tė Algjerit, qė kishte kryer studimet dikur nė Institutin e Lartė Bujqėsor nė Kamėz. Nuk dua tė ezauroj asgjė nga tematika e larmishme e librit, por pėr tė ngacmuar lexuesin, them se aty do tė gjeni, sesi qindra rusė pak vite pas mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, qėndruan orė tė tėra pėr ta shpėtuar njė mace tė mbetur gjallė mbi njė copė akull. Nė Jemen gjeta kolegė tė mi gazetarė, qė ishin bėrė hoxhė, apo nė Zimbabve, presidenti Mukabe e pėrshėndeti Samitin tonė Botėror tė mediave nė Harare, duke dalė i mbrojtur nga mitrolozė nė skenė. Nė kėtė libėr bėjnė pjesė edhe disa tema nga jeta politike e vendit tonė pėr periudhėn 80-90 tė viteve tė lėna pas. Ato janė: Pse pranoi Enver Hoxha piraterinė e televizioneve tė huaja; ēeshtja e vetėvrasjes sė M. Shehut dhe artikullin “Nė kėrkim tė kohės sė humbur” tė Ylli Popės dhe historia e botimit tė tij, por qė, pėr tė ardhur keq, vetė autori tani, kaq vjet mė pas, nuk thotė tė vėrtetėn etj. Si autor kam pėrshtypjen, se vetė rrjedha e ngjarjeve, koncentrimi i fakteve, mėnyra rapide e tė treguarit dhe sinqeriteti i personazheve krijon premisat, qė lexuesi ta vlerėsojė librin ēka paraprakisht i falenderoj. Dua tė vė nė dukje edhe korrektėsinė e punėn dashamirėse e cilėsore tė shtėpisė botuese “Erik” pėr realizimin e librit.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 96 here