Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 305 here

On line 65 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 884 here

On line 209 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 777 here

On line 209 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 666 here

On line 210 dite

video »

7/1/2008 9:31:36 AM

Njeriu humanist dhe artist

Historia e njeriut nis nga e mira dhe se prirjet e tij janė tė mira qė nga mosha fėminore e deri nė vdekje.


Ndini R. Bardhi

1 Korrik 2008 - Pozita, qė mban morali njerėzor nė jetėn artistike ėshtė njė mrekulli, por mė i mrekullueshėm ėshtė njeriu (artist) nė tėrėsinė e tij.

Njeriu ėshtė nė gjendje tė njoh shumė mirė jetėn dhe vlerat e tij, ē’ėshtė e mirė dhe ē’ėshtė e keqe dhe tė veproj nė raport tė drejt me tė gjitha forcat e mundėsit e tij natyrale. Me logjikėn e tij, ai ndėrton moralin humanist tė bazuar mbi mirėsinė e lindur tė njeriut (artist).

Njerėzit e moralit humanist shpjegojnė bukur se natyra e njeriut ėshtė e tillė, qė e bėn tė ketė prirjen tė jetė miqėsor dhe human. Njeriu artist nga natyra ėshtė i mirė se priret pėr mirėsi dhe vlera njerėzore, kundėr armiqėsisė, xhelozisė dhe zilisė primitive.

Historia e njeriut nis nga e mira dhe se prirjet e tij janė tė mira qė nga mosha fėminore e deri nė vdekje. Njeriu artist ėshtė dinjiteti, forca dhe mirėsia natyrale. Lirinė dhe besimin, tė drejtėn pėr tė jetuar e solli dhe e ruan njeriu.

Natyra njerėzore ka sjell mirėsinė e njeriut dhe aftėsinė pėr tė jetuar me dinjitet. Njeriu jeton jetėn e tij dhe nė tė njėjtėn kohė pėrbėn zgjedhjen themelore tė moralit nė kėtė jetė. Ėshtė njė zgjedhje midis efektivitetit dhe fitores, midis punės dhe mirėqenies, midis virtytit dhe mirėsisė. Tė gjitha mirėsitė drejtohen pro jetės dhe ruajtjes sė tyre deri nė fund tė saj. Njeriu artist ngul kėmbė pėr lirinė shpirtėrore tė njeriut, tė drejtėn, por edhe detyrimin e tij pėr t’u ballafaquar me vetveten nė artin, qė bėn. Nuk pushon asnjėherė sė akuzuari ligėsinė e lindur dhe tė fituar tė njeriut, tė cilat e ēojnė nė dobėsinė e tij shpirtėrore dhe fizike. Pėr shpėtimin e njeriut lufton e shkėput nga arroganca e tij dhe i fut ndjenjėn e vetkorigjimit, tė fajit qė ka, tė pendesės dhe besimin e tij tek vetvetja dhe tė tjerėt.

Tė gjitha kėto pėrbėjnė njė ēelės nė humanizmin modern. Ideja pėr forcėn dhe dinjitetin e njeriut ka ardhur nga mendimi pėrparimtar njerėzor, se njeriu ėshtė universi i jetės dhe i gjithė botės. Njeriu, si individ, artist ėshtė shumė i rėndėsishėm, sepse gjen nė ēdo kohė tė realizuar vetveten dhe bindjet e tij.

Idetė humane i ka nė tru, zemėr e nė shpirtin e tij, i bashkon bukur e qartė me njė filozofi demokratike, i shkrin nė format e tyre mė brilante dhe ca mė shumė nė ndjenjė humane. Me ndėrgjegje, njeriu artist, beson tek forca dhe dinjiteti i njeriut si njeri por, nė tė njėjtėn monedhė beson edhe tek dobėsia dhe ligėsia e tij, sidomos tek vetvetja, duke e shpjeguar dhe drejtuar natyrės humane tė njeriut, pėr t’i dhėnė vlerėn e dobishme shoqėrore.

Duke besuar tek logjika, tė drejtat e njeriut, mbrojmė vlerat e tij natyrore prej sulmeve antihumane dhe djallėzore. Njeriu artist prej brumi natyror ėshtė aktiv dhe plot vitalitet, sepse ka rrugėn e veprimtarisė shoqėrore.

Prirja e lindur e njeriut tė mirė pėr mirėsi ėshtė tek instinkti i dashurisė pėr njeriun, pėr jetėn dhe vetveten. Njeriu nė kėtė jetė tė trazuar ėshtė luftėtar i zoti, pėr tė luftuar nė fushė beteje, pėr jetėn dhe sfidėn ndaj vdekjes. Ato, janė pjesė biologjike dhe forca shtytėse, qė prodhojnė energjinė e nevojshme pėr njeriun nė kėtė botė.

Jeta e njeriut ėshtė duel i pėrhershėm.

Njeriu ėshtė qenie thellėsisht e mirė qė udhėhiqet prej forcash tė kundėrta. Jeta dhe vdekja, dashuria dhe urrejtja, lufta dhe paqja, dita dhe nata, buka dhe uria e tė tjera, janė simbioza e tij.

Natyra njerėzore me mirėsitė e saj, ka treguar aftėsitė e saj humane tė njeriut, tė cilat vetėm shpirti i vetėdijshėm dhe aspiratat dinjitoze mund ta vlerėsojnė.

Njeriu, ēdo ditė, duelin e shikon pikėnisje dhe zgjidhje tė fundit tė problemeve akute apo tė pėrhershme. Pėr tė, duel do tė thotė, mbrojtje dhe sulm drejt jetės, por, nė tė njėjtėn kohė, pėrgatitet edhe pėr katastrofėn, tė cilat, i konsideron fenomene tė barasvlershme tė lindura apo tė fituara bashkė me jetėn e tij.

Nė kėtė rast, ve pėrballė problemeve, shqetėsimin e tij, se nė ē’mėnyrė ėshtė e mundur tė thyhen ato, duke i vėnė karakterin e tij tė fortė si njeri dhe moralin human tė jetės njerėzore. Ai jep njė pėrgjigje, qė i pėrshtatet moralit humanist dhe bėhet i besueshėm drejt prirjes pėr jetėn e vėrtetė. Kėtė e zgjidh nėpėrmjet njohjes sė natyrės konfliktuale dhe forcave tė kundėrta, qė e krijojnė atė.







Si qenie, njeriu ka bėrė zgjedhjen dhe zgjidhjen mė energjike, moralin, i cili pėrbėn themelin e jetės sė tij. Me moralin human realizon dėshirat dhe kėrkesat jetike, tė cilat i shėrbejnė ruajtjes sė vlerave tė jetės. Nė raport me shkallėn e efektivitetit, qė ka arritur tė zhvilloj, del edhe virtyti i baraspeshuar si njeri. Ai bėhet synimi dhe qėllimi i vetėm nė veprimtarinė e njė shoqėrie tė caktuar, nė mėnyrė efektive. Orientimi, nė kėtė drejtim, pėrbėn bazėn pėr moralin, lirinė, virtytin dhe lumturinė.

Me njė refleks tepėr aktiv, largon tė keqen dhe faktorėt pengues, pėr tė krijuar kushte normale tė efektivitetit tė vlerave morale, si qenie njerėzore. Morali e ka mbushur njeriun me ide dhe vizione pėr tė mirėn, e cila pėr t’u arritur, kėrkohet pėrpjekje e madhe dhe sakrificė, se njeriut i duhet tė luftojė nė ēdo hap. Po qe se nuk do ta bėnte kėtė gjė, virtyti do tė zbehej dhe pėrpjekja do tė dukej vėrtetė e vėshtirė. Nga ana tjetėr, kur harmonizon bukur energjinė e karakterit, tashmė tė konsoliduar me virtytin, arrin suksesin e kėrkuar, nė mėnyrė afektive.

Tjetėr, nė qenien e tij, njeriu brenda vetes, ka mundėsi dhe rezerva aktive tė lindura dhe tė fituara gjatė jetės, qė e ndihmojnė nė ēdo ēast, pėr largimin e vėshtirėsive dhe pengesave tė papritura. I ndėrgjegjshėm pėr mundėsitė e tij energjike, futet aktivisht nė luftė me rrezikun, duke pėrfituar gjithnjė e mė shumė forcė, besim dhe sukses. Nga ky moment, ai ka krijuar njė gjendje tė virtytshme dhe motivimi.

Ardhja e sė mirės, sigurohet nga njė frymė dashamirėsie dhe morali human, qė shoqėron ēdo veprim tė njeriut nė mėnyrė efektive. Nė kėtė mėnyrė e nė shumė tė tjera, njeriu, kontribuon nė civilizimin dhe edukimin moral tė njė shoqėrie tė caktuar. Tė gjitha, kėto, sa thash mė sipėr, janė tė vlefshme edhe pėr ne piktorėt. Kėtu, jam edhe unė, si njeri dhe piktor. Vepra e njeriut dhe artistit nė kėtė jetė ėshtė t’i jap vetvetes identitetin, kontributin, personalitetin e tij dhe tė gjykohet objektivisht se deri nė ē’masė ka kryer detyrėn e vet. Vlerat morale e artistike kanė njė karakter human dhe jetėsor pėr ēdo njeri nė kėtė botė.




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.











Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 60 here