Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
6/30/2008 3:13:19 PM
Interviste me Elida Shaha: 'Alida Hisku dhe Milan janė dy perėnditė e mia'
Intervistė/ Elida Shaha: Alida nuk erdhi nė dasmėn time pasi atė periudhė e kishin pėrjashtuar nga partia dhe tė gjithė e shihnin me dyshim.
Nga Albert Zholi
30 Qershor 2008 - E takova nė njė aktivitet tė Institutit Kombėtar tė Fėmijėve Jetimė. Dinamike, e sinqertė, ajo mė pyeti nėse isha unė gazetari qė kisha intrevistuar Alida Hiskun dhe djalin e saj Albinin para disa javėsh. Pasi ju pėrgjigja ajo filloi tė lotojė duke mė falėnderuar pėr intrevistėn. Nuk po kuptoja pėrse, mbasi ajo nuk ishte nga njė fis me kėngėtaren e mirėnjohur, por biseda rrodhi nė shtratin e saj, ku unė mėsova historinė rrėnqethėse tė kėsaj gruaje tė dobėt fizikisht por me vullnet tė hekurt qė ka sakrufikuar aq shumė nė jetė derisa krijoi familje. Po shkėpus njė pjesė tė bisedės:
-Ku dhe kur keni lindur?
-Kam lindur nė qytetin e Korēės nė vitin 1960.
-Ju jeni rritur nė shtėpi tė fėmijės?
-Jam rritur nė shtėpi tė fėmijės qė nė moshė shumė tė vogėl pa mbushur ende njė vjeē. Pra pa njohur nėnė dhe babė. Asnjė nuk u bė i gjallė pėr mua.
-Si ka shkuar jeta juaj nė shtėpi tė fėmijės?
- Kam qėnė nė disa shtėpi fėmijėsh jetimė, ndėrsa nė Tiranė erdha nė vitin 1970. Ambienti nė Tiranė ishte ndryshe nga shtėpitė e tjera tė fėmijėve. Kėrkesa e llogarisė dhe jeta ishte mė aktive. Edhe kushtet mė tė mira. Mė vonė u sistemova nė shkollėn e mesme Pedagogjike.
-Si jeni njohur me Alida Hiskun, diēka mė konkrete?
-Kam qenė nė klasė tė 5-tė ose 6- tė tė tetėvjeēares. E shikoja nė televizor mė pėlqente shumė. Zėri i saj, fytyra e saj qė shprehte mirėsi, e qeshura nė skenė. Ajo dallonte nga tė tjerat. Duke qėnė dhe nė shtėpi tė fėmijės ėndėrroja ta kisha si motėr, si nėnė. Mė ngrohte me kėngėt dhe zėrin e saj. Mė mbushte njė boshllėk. Nuk isha unė vetėm nė Shtėpinė e fėmijės qė e simpatizoja. Ishim pjesa dėrrmuese e vajzave. Por unė dhe njė shoqja ime e ngushtė Amarilda Goseli nė ēdo bisedė do pėrmendnim Alidėn. Vendosėm qė tė shkonim ta takonim nė shtėpi. Pyetėm shumė njerėz. Ajo ishte bėrė popullore nė Tiranė. Morėm rrugėt dhe ia gjetėm shtėpinė.. E morėm parasysh edhe po tė mos na prisnin mirė. Trokitėm Trokitėm pa ndroje. Nė derė na del mamaja e Alidės (tani ajo nuk jeton mė). Urdhėroni na thotė dhe na fton brenda. Alida ishte aty nė kuzhinė. Sa e pamė ne ju hodhėm nė qafė dhe e puthėm. Ajo shtangu. Edhe nėna e saj. Nuk e prisnin pasi ne ende nuk i kishim sqaruar. Pasi u ulėm ne sqaruanm gjithēka. Ato mbetėn shumė tė kėnaqura me ne. Nėnė dhe bijė na thanė qė nga kjo ditė ju jeni pjestarė tė familjes tonė. Gjithė jetėn ato na kanė qėndruar shumė pranė, tė mirėn dhe tė keqen e kemi ndarė bashkė me tė.Ne tė dyja pėr ēdo hall vraponim tek shtėpia e Alidės sikur ta kishim shtėpinė tonė. Kishim ēelsin tonė. Shkonim ēdo ditė dhe na prisnin tė gjithė pjesėtarėt e familjes.
Cfarė do veēonit nga lidhjet tuaja me Alidėn?
Kam shumė gjėra. Shumė. Duhen netė tė tėra ti tregoj. Ne aty laheshim, aty mblidheshim pėr festa. Ne veshnim rrobat e saj pa tė keq sepse diferenca e moshės ishte e vogėl. Ajo pėr ne ka qėnė motėr, vėlla, nėnė, babė, shoqe, shok, gjithēka. Ju nuk mund ta besoni. Unė kur dola nė punė prap me tė rrija. Ajo ishte dhe ndikuesja kryesore nė martesėn time, pėr tė mos thėnė shkuesja.
Po kur bėre dasmėn ti a ishte e pranishme Alida?
Kėtė do ta tregoja edhe pa ma bėrė pyetjen. Fatkeqėsisht ajo edhe pse ishte rregullatorja e gjithė jetės sime dhe e martesės nė dasėm nuk erdhi. Alidėn atė periudhė e kishin pėrjashtuar nga partia dhe tė gjithė e shihnin me dyshim. Unė jam zėnė dhe me Sekretaren e Partisė sė lagjes pse ja mori teserėn e partisė Alidės dhe nuk e linin tė merrte pjesė nė aktivitete apo koncerte. E quanin liberale. Atė qė e donte gjithė rinia. Mua dasmėn ma bėri ndėrmarrja dhe nuk mund ta ftoja pasi i tillė sistem ishte. Ajo quhej revizioniste. Unė atė ditė vetėm kam qarė. Unė nga ajo po martohesha. Sishte gėzim pėr mua. Mė dukej sikur po bėja njė detyrė. Edhe Alida vetėm ka qarė atė ditė.
A keni tentuar ndonjėher ė tė kėrkoni dhe tė gjeni nėnėn tuaj?
Nė vitin 1985 unė arrita tė kėrkoj nėnėn, dhe e gjeta .E gjetėm me anė tė njė shoqes sė Alidės kėngėtare. Prap, ishte Alida ajo qė e nisi kėtė rrugė. Kėrkonte ēdo ditė derisa e gjeti. E takuam bashkė me Alidėn. Unė nuk kisha emocione fare. Edhe ajo nuk tregoi atė dashuri qė duhej, megjithėse u afrua mė shumė se unė. U ndamė pas pak ēastesh. Nuk mė la asnjė gjurmė ai takim. Edhe gjatė takimit unė shihja nga Alida. Ajo pėr mua ishte perėndia. Ēishte pėr mua ajo nėnė qė nuk kishte marrė mundimin tė mė takonte ? Po merrja unė rrugėn e kėrkimit ? Ky ishte takimi i parė dhe i fundit me nėnėn time.
-Po nėna ėshtė pėrpjekur mė qė tė takonte ty mbas takimit tė parė?
-Jo, jo asnjėherė
Po mbas martesės si kanė qenė marėdhėniet e tua me Alidėn?
Unė edhe burrit atėherė i thashė qė po tė pėlqejė Alida do tė marrė, po tha Alida jo unė nuk tė marr. Dhe ai e respektonte atė si dhe unė. Kur vinte Alida nė shtėpi skishte interesim tjetėr. Burri e dinte. Rrija vetėm pranė saj. Edhe me shoqen tjetėr tė njėtat mardhėnie. Po ajo tani rrinte mė shumė me Alidėn pasi nuk ishte martuar. Ikja e Alidės nė Gjermani na tronditi. Thamė se e humbėm. Muaj tė tėrė qaja vetėm qaja. Edhe fėmijėve nuk ua vija shumė veshin . Po ashtu dhe shoqja ime. Pastaj ajo na dėrgoi haber. Filluan sėrishmi lidhjet. Ajo filloi na dėrgonte plaēka nga Gjermania. Mua mė ndihmoi me disa ilaēe shumė tė shtrenjta qė kėtu nuk gjendeshin pėr syrin. Kushedi sa ka harxhuar. Pastaj ajo bėri dhe gjestin tjetėr mė fisnik. Shoqen time Amarilda Goseli, i bėri dokumentat dhe e martoi nė Gjermani. Tani ajo ka krijuar familje aty dhe jeton e lumtur.
Ndrėsa nė vitet 2002-2003, Alida mė bėri dokumentat mua pėr vizė dhe shkova nė Gjermani. Tė gjitha shpenzimet e saja. Ishte hera e parė qė dilja jashtė. Takova dhe shoqen e fėmijėrisė. Ishin ditė tė veēanta.
Pėrveē Alidės ēfarė keni pasion ?
Jam tifoze e ēmendur e Milanit. Alida dhe Milani janė dy nga gjėrat mė tė shenjta. Edhe fėmijėt sigurisht. Kur vjen Alida dhe ka ndeshje Milani unė harroj ēdo gjė. As punoj, as bisedoj, as pres njeri tjetėr. Tė bėhet ctė bėhet. Kur fiton Milani kam festė. Kur humbet e kam ditė zie. Kam njė flamur tė vogėl tė Milanit e ngre nė gjysėm shtizė. Pi vetėm cigare ato ditė. Sa tė mė bien nervat.
Sa fėmijė ke tani?
Kam dy fėmijė.Njė e kam nė shkollė tė lartė dhe njė e kam nė punė . Ata e duan
Si i ka lidhjet me fėmijėt e tu Alida?
Lidhjet me fėmijėt e mi i ka shumė tė mira.Unė kam njė vajzė dhe me tė Alida lidhet me internet ēdo ditė. Kemi lidhje tė pėrditėshme.
Po tė vij Milani nė Tiranė ēdo tė bėni ?
Mos bė shaka. Ja po mė dridhet zemra qė tani. Do flė tek autobuzi i ekipit. Pa i takuar tė gjithė nuk do shkulem. Jo polici por as perėndi nuk mė ndalon.
Si e ndjen veten tani kur vjen Alida nė Tiranė?
Unė them tė drejtėn mė duket sikur fluturoj, gjithė ditėn rrij mbas
asaj.Asgjė nuk mė plotėsohet po nuk pata Alidėn.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 87 here