Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 473 here

On line 109 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1038 here

On line 253 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 923 here

On line 253 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 789 here

On line 254 dite

video »

6/30/2008 12:43:47 PM

New York-u dhe shkollat e tij tė specializuara

Nė qytetin e Nju Jorkut, jo vetėm qė jeton popullsia etnikisht mė e pėrzjerė e Shteteve tė Bashkuara, por atje ka edhe njė sistem tepėr tė larmishėm arsimor



info@hermesnews.org

30 Qershor 2008- Nė qytetin e Nju Jorkut, jo vetėm qė jeton popullsia etnikisht mė e pėrzjerė e Shteteve tė Bashkuara, por atje ka edhe njė sistem tepėr tė larmishėm tė tė ashtuquajturave shkolla "tė specializuara". Kėto shkolla pėrqėndrohen tek gjithshka, qė nga shkenca, arti, shkencat shoqėrore e deri tek historia e vetė qytetit.Rreth 25 studentė janė tė pėrqėndruar nė punėn laboratorike, duke mbushur epruvetat me nitrogjen tė lėngshėm, pėr njė ekperiment nė lėndėn e kimisė nė shkollėn e mesme Stuyvesant tė Manhatenit. Shkolla Stuy, siē njihet nga banorėt, u themelua rreth 1 shekull mė parė, si shkollė tregtare pėr djemtė.

Sot ajo ėshtė njohur pėr programin e saj tė avanuar pėr shkencėn, teknologjinė dhe matematikėn dhe ka nxjerrė nga radhėt e saj shumė studentė qė sot janė bėrė njerėz tė famshėm, studjues tė nivelit botėror, mes tyre, edhe laureatė tė ēmimit Nobel. Rreth 3 mijė nxėnėsit qė studjojnė kėtu, mund tė zgjedhin mes 55 kurseve tė avancuara, tė nivelit tė kolegjit, si litėrsia e artit Gotik, arkitektura, apo lėnda e qeverisjes. Ja si shprehet maturantja Eva Sadej, qė ka pasion pikėrisht lėndėn e qeverisjes: "Shkenca ėshtė shumė e rėndėsishme pėr Amerikėn, por shkenca nuk vepron vetė. Shkenca bėhet nė laborator, por ėshtė qeveria ajo qė e bėn atė tė prekshme pėr tė gjithė". Ajo thotė se vitin e ardhshėm ka nė plan tė shkojė nė universitet, pėr tė studjuar pėr biologji dhe biznes. Eva dhe shokėt e saj tė klasės ju nėnshtruan njė provimi tė vėshtirė pėr t'u pranuar nė shkollėn Stuy. Me t'u pranuar nė kėtė shkollė, thotė drejtoresha Stanley Teitel, nuk ėshtė e lehtė.

"Me humor ajo thotė se studentėt kanė tri alternativa: tė sigurojnė njė mesatare tė lartė, tė flenė herėt qė tė shplodhen, ose mund tė kenė kohė pėr miqtė e tyre. Por t'i kesh tė treja thotė ajo, ėshtė e pamundur nė kėtė shkollė". Kjo nuk do tė thotė se nė Stuy nuk ka fare jetė sociale. Shkolla ka shumė aktivitete jashtė-shkollore, si klube shahu, sportive, apo grupe muzikore. Veē subjekteve tė nevojshme akademike, studentėt mėsojnė tė gjitha aspektet e riparimit dhe mirėmbajtjes sė kompjuterave dhe ata marrin diplomėn e Mikrosoftit, qė u siguron atyre punė tė paguara mirė. "... Kjo ėshtė klasė baleti nė njė shkollė tjetėr, nė shkollėn e mesme tė arteve Frank Sinatra nė lagjen Queens tė Nju Jorkut, ku nxėnėsit mėsojnė koreografi dhe elemente tė akrobacisė. Shkolla Sinatra ofron klasa tė specializuara nė kėrcim, nė artet e bukura, dramė, si dhe muzikė instrumentale e vokale". Nxėnėsit kėtu kanė 45 minuta mėsim arti ēdo ditė, krahas me programin e plotė akademik. Drejtoresha e shkollės, Donna Finn thotė se sfida ėshtė qė lėndėt e tjera tė integrohen me artin qė studjojnė nxėnėsit.

"Ėshtė fjala pėr njė tė kuptuar tė vėrtetė dhe nė thellėsi, qė pėrfshin historinė e kėsaj forme tė veēantė tė artit, domethėnien, kritikat lidhur me tė dhe pėrqėndrimin tek aftėsia e studentėve pėr tė qenė tė aftė tė kenė informacionet e nevojshme pėr artin qė ata mėsojnė. Pra, ata mbėshtesin nė kėtė mėnyrė aftėsitė e tyre nė ēdo aspekt tė arsimimit tė tyre, kėtu nė shkollėn Frank Sinatra. Uroj tė kishte patur njė shkollė tė kėsja natyre nuk ish nė shkollėn e mesme!" Shkolla tė tjera tė specilizuara tė Nju Jorkut i kushtohet historisė shoqėrore, shėndetit publik dhe shkrimit, vetė qytetit tė Nju Jorkut dhe studimit tė sė ardhmes.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 71 here