Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 473 here

On line 110 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1039 here

On line 254 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 926 here

On line 254 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 791 here

On line 255 dite

video »

6/28/2008 3:33:57 PM

Pafytyrėsia e institucionalizuar?!

Deputetėt nė kėrkim tė kodit etik


28 Qershor 2008 - Njė nga vuajtjet mė tė mėdha tė shoqėrisė sonė, duket mungesa e fytyrės, atė qė shqiptarėt e kishin determinuar mijėra vjet mė parė, dhe e ruajtėn deri nė ditėt e sotme.

Ndėrkohė, qė ky dimension etik i koduar nė Kanun, nuk ėshtė studiuar thuaja fare dhe gati aspak nga ata qė do tė duhej tė merreshin mė sė shumti me kėtė, psikologėt, por edhe filozofėt shqiptarė.

Ndėrsa, kjo ēėshtje riaktualizohet mrekullisht, por jo si kodim i Kanunit shqiptar, nga filozofi i njohur Emanuel Levinas, nė Etika dhe Pafundėsia.
Shqiptarėt besohej se filozofinė jetėsore e kishin lidhur pėrjetėsisht me fytyrėn, ndėrkohė qė veēanėrisht shumica e pėrfaqėsuesve tė tyre e kanė sjellė nė krizė kėtė identitet.

Deputetėt nė Ditėn e Pavarėsisė miratuan simbolet, Flamurin dhe Stemėn shtetėrore, pa i parė, mė pas shumica miratoi edhe Kushtetutėn pa e diskutuar, himnin po ashtu duke shkelur procedurat kuvendare dhe nė vazhdimėsi miratuan mbi 40 ligje pa i diskutuar fare, kėto tė fundit me njė procedurė tė miratuar paraprakisht, qė kushtėzonte miratimin e ligjeve nė emėr tė Pakos, me ndalimin e shfaqjes sė mendimit pėr to nga deputetėt.

Tė gjitha kėto ndodhėn nė emėr tė njė patriotizmi tė brishtė, qė Kosova ta fitonte sovranitetin e mbikėqyrur nė emėr tė Pakos Ahtisari ose si shkėmbim pėr tė, herė tė bazuar nė thirrje morale dhe tjetėr herė nė legale, pra njė dyfytyrėsi gati e institucionalizuar.

Rėnia e mocioneve dhe fytyra e deputetit

Por, gjithė ajo qė ndodhi deri tani nė emėr tė Pakos, duket se po rrezikohet seriozisht me Letrėn e Ban Ki Munit, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, duke kėrcėnuar t’i jap edhe njė grusht serioz fytyrės sė politikės sė Kosovės, e cila rezultoi me shpalljen e bisedimeve dy palėshe me Serbinė nė gjashtė fusha.

Pikėrisht kėrkesa pėr diskutimin e kėsaj Letre nga Kuvendi, e propozuar nga deputeti i pavarur Driton Tali, e kthyer nė mocion me mbėshtetjen edhe nga pesė deputetė tė tjerė, u mbyll me refuzimin e futjes sė kėtij propozimi nė rendin e ditės pėr seancėn e Kuvendit tė 30 qershorit, pėr shkak tė tėrheqjes sė nėnshkrimit tė deputetes Syzanė Novobėrdali (AKR), hapi debatin pėr etikėn e deputetit.

E njėjta gjė ndodhi edhe me mocionin tjetėr pėr nxjerrjen e njė deklarate nga Kuvendi pėr pengimin e krijimit tė strukturave paralele nga pakicat serbe, pas tėrheqjes sė nėnshkrimit nga deputetja Dritė Maliqi (LDD). Edhe pse u tha se qė tė dyja e tėrhoqėn nėnshkrimin nga presioni, edhe nė rast tė tėrheqjes vullnetare apo si nė rastin e parė, shtrohet nevoja e Kodit Etik, tė diskutimit tė mėnyrave pėr ta mbrojtur fytyrėn.

Kjo tėrheqje padashtas e ka vėnė nė pozitė tė palakmueshme motivimin e deputetėve pėr tė ndėrmarrė iniciativa, si nė rastin e paraqitjes sė mocioneve, kur deputetėt mund tė bashkohen pėrtej grupeve dhe bindjeve partiake qė u pėrkasin.

Ndėrkohė, qė paraqitja e tėrheqjes sė nėnshkrimeve ka nxitur debat edhe nė mbledhjen e fundit tė Kryesisė sė Kuvendit: cila ėshtė fytyra qė duhet tė ketė deputeti?

Nėse ndodhė, siē i kishte deklaruar Syzanė Novobėrdali, autorit tė mocionit Driton Talit, se nuk kishte qenė e vėmendshme kur kishte nėnshkruar mocionin pėr diskutimin e legalitetit tė Letrės sė Ban Ki Mun-it nė raport me Pakon Ahtisari, por se e kishte bėrė nga bindja se po nėnshkruante mocionin pėr tė diskutuar pėrpjekjet e pakicės serbe pėr tė krijuar struktura paralele. Kjo lajthitje e supozuar si e mundshme, sėrish indikon papjekurinė e pėrfaqėsuesit.

Pėr Driton Talin, edhe pa njė kod tė shkruar, figurat publike duhet t’ia ruajnė fytyrėn vetvetes. “Unė besoj qė fytyra publike duhet tė jetė e vetėdijshme pėr deklaratat publike dhe t’i mbetet besnike mendimit, qėndrimit apo deklarimit publik, pėr shkak tė etikės politike”, thotė Tali.






Ai thotė se shprehja e ideve dhe mendimeve duhet tė mbrohet pavarėsisht pasojave. “Etika politike vetvetiu ia imponon fytyrės publike qė tė mendojė mirė pėr atė qė do ta thotė, dhe gjithashtu tė mos e thotė vetėm pėr pėrfitim tė ēastit apo sa pėr ta thėnė, por t’i mbetet besnike ideve, pikėpamjeve pavarėsisht konsekuencave, dhe gjithashtu tė mos bėjė politikė pėr inat apo pėr hir tė dikujt”, thotė ai, duke saktėsuar se kjo do tė rregullonte vetvetiu ēėshtjen etike, por pa pėrjashtuar nga ky kod as shėrbyesit civil dhe as figurat mediale. Por, megjithatė Tali mendon se njė kod etik duhet tė miratohet nė njė kohė sa mė tė shpejtė nga Kuvendi.

Kodi i propozuar

Komisioni Kuvendar pėr Imunitete, Mandate dhe Rregullore, ndėrkohė qė ėshtė duke pėrgatitur njė Projekt-Rregullore tė Punės sė Kuvendit, dhe pėr tė punuar nė ‘qetėsi’ ka shkuar nė Ohėr tė enjten, ėshtė duke e pėrgatitur edhe kodin etik pėr deputetėt.

Nė parimet e pėrgjithshme tė kėtij Projekt-Kodi, deputetėt obligohen qė t’u pėrmbahen ligjeve, dhe tė ‘veprojnė nė pajtim me besimin e popullit’, ndėrsa janė pėrcaktuar kėto parime qė duhet t’i ketė deputeti: vetėmohimi, integriteti moral, objektiviteti, pėrgjegjėsia, sinqeriteti, ndershmėria dhe aftėsia udhėheqėse. Deputeti do tė jetė i detyruar tė shmang rastet e pėrfitimit tė interesit apo nėse kjo ka tė bėjė me tė, atėherė duhet tė shmang votimin. Po ashtu deputetit i ndalohet qė tė ‘propagojė ose tė iniciojė ēfarėdo rrjedhe ose ēėshtje nė mbledhje tė Kuvendit apo tė komisioneve, si shkėmbim pėr pagim ose pėrfitim tė njė natyre tjetėr, qoftė direkte apo indirekte’. “E njėjta gjė vlen, nėse pagesa ose pėrfitimi ėshtė pranuar nga anėtari i familjes sė ngushtė tė deputetit”.

Kodi, nėse miratohet si i atillė, parasheh qė deputetėt tė regjistrojnė interesat e tyre, dhe qė deklaratėn t’ia dorėzojnė Zyrės sė Kryetarit tė Kuvendit brenda 30 ditėsh nga seanca inauguruese. Deklarata pėrfshin, punėsimin, tregtinė nga e cila pėrfiton, drejtimi i ndėrmarrjeve publike ose private, kontratat pėr gazetari, shkrime, ligjėrata, ‘dhurata jashtė vlerės sė pėrcaktuar nga kryetari i Kuvendit’, sponzorizimin pėr kandidim nė zgjedhje etj. Ndoshta me kompletimin e anės formale do tė fillojė edhe mbizotėrimi i arsyes sė shėndoshė.




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 97 here