Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 473 here

On line 109 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1038 here

On line 253 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 923 here

On line 253 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 789 here

On line 254 dite

video »

6/28/2008 3:20:36 PM

Tunguska. Misteri i shperthimit shkaterrimtar ne Siberi

Gati nje shekull me pare ne Siberine e pamate, ndodhi nje shperthim super i madh, i barabarte me nje mije bomba berthamore te tipit Hiroshima


Edison Myrteza
edikorca@yahoo.com


28 Qershor 2008 - Gati nje shekull me pare ne Siberine e pamate, ndodhi nje shperthim super i madh, i barabarte me nje mije bomba berthamore te tipit Hiroshima. Qe prej asaj kohe, ky shperthim mbetet ende nje problem i pazgjidhur, edhe pas shume kerkimesh dhe eksplorimesh, duke ngelur nje makth edhe per kerkimet shkencore moderne.

Por pikerisht kjo eshte edhe historia e shperthimit misterioz ne Tunguska, ku me 30 qershor 2008 mbushen plot 100 vjet. Renie e nje komete apo asteroidi? Shperthim per shkaqe natyrore apo gaz metan? Shperthimi nga perplasja e ndonje anije alienesh?

Ne kete ceshtje, Tunguska gjate viteve te fundit, ka mundur te ngelet hipoteze e publikuar ne disa revista shkencore, neper artikuj dhe libra. Njeqind vjetori i misterit te Tunguskes, eshte i pazgjidhur edhe sot.

Shperthim si nje diell

30 qershori i vitit 1906 ne oren 7.14 minuta te mengjesit, kur ne zonen e siberise dita eshte ndalur, eshte pare nje objekt i ngjashem me nje disk diellor, me nje ndricim edhe me te madh se te diellit. Ne forme sferike nga te gjitha anet, ka kaluar qiellin blu dhe te bardhe, duke lene pas vetem flake dhe tym. Edhe ajri u ndryshua dhe horizonti morri nje ngjyre te kuqe, perpara se te zhdukej pas disa kohesh. Disa theksojne se kane pare me syte e tyre diskun e shndrritshem. Disa te tjere e preceptojne vetem indirekt, si nje llampe, nje kolone zjarri.

Objekti duhet te kete rene ne nje zone te pabanuar, ne nje zone ne veri me uje te sjelle nga te gjitha zonat gjeografike. Tunguska, eshte njeri nga lumenjte e medhenj qe kalon neper Siberi dhe bashkohet me ujerat e Jinisej. Panorama eshte tipike e zones siberiane. Gjithcka perreth, nje zone e mbushur me aluvione.

Zona ne dimer eshte mbreteria e debores dhe akullit, me temperatura qe shkojne 50 grade nen zero. Ne kete rajon, qe ne shekujt e pare ishte zone e pranueshme per banimin e gjuetareve nomade, objekti nuk ka identifikuar nje zone natyrore per te shperthyer me te gjithe forcen. Kjo eshte zone e rrethuar me kodra dhe male.

Pylli i karbonizuar

Shkaterrimi eshte i permasave te medha. Gati 2 mije kilometra katrore pyje jane djegur dhe shkrumbuar, mijera kafshe te zhdukura, shume gjuetare dhe banore te varfer te plagosur, por deri tani duket se nuk ka asnje te vdekur. Akoma edhe sot, si deshmi e kesaj kataklizme, qendrojne me qindra trungje te pemeve te braktisura dhe karbonizuara, duke dhene orientimin per efektin e vales shkaterruese.

Fenomeni i ndricimit ka shkuar deri ne nje rreze prej 600 deri 700 kilometrash, ndersa ato akustike disa mijera kilometra distance. Per te dhene nje ide te sjelljes se fenomenit, nese do te kishte rene ne Rome, do te ishte pare nga nje cep ne tjetrin duke shkuar nga Frankfurti ne Tripoli dhe nga Barcelona ne Beograd. Shume vjet me vone, do te ishin studimet e shumta te regjistruesve sizmike dhe barometrike, qe te lejonin te regjistronin fuqine shkaterruese te shperthimit ne Tunguska, qe ishte mbi 13 mije kilotonelata, e barabarte me shperthimin e nje mije bombave te hedhura ne Hiroshime.

Shume ore pas renies se diellit qiellor, pati nje force ndricuese me nje intensitet te jashtezakonshem. Mediat e asaj kohe folen per per shume gjera, ndersa astronomet shpjeguan se ndoshta behet fjale per nje aurore qe lidhet me aktivitetin e diellit.

Krateri qe nuk eshte me

Duke kaluar neper turbinat e Luftes se Pare Boterore dhe revolucionit bolshevik, duhet pritur viti 1921, pasi nje kerkues ne Muzeun e Mineralogjise ne Petrograd, kurioz per materialet e botuara nga gazetat ne vitin 1908, vendos te bleje gjetjet ne zonen e shkaterruar. Ai kerkoi qe te shihte goditjen, madje edhe me deshmite okulare, duke mbledhur nje sasi te madhe provash.

Kerkimet dhe rindertimi i trajektores se trupit, mendohet se behet fjale per nje meteor te madh, qe duke rene ne toke ka shkaktuar nje krater qe mund edhe te zbulohet, duke rregulluar edhe fragmentet e mbledhura nga trupi qiellor. Per te patur sukses ne nje ekspedite te mireorganizuar, ne gjendje per te hyre mes pyjesh dhe maleve qe rrethojne zonen, duhej shume vullnet.

Kulik, do te duhej te punonte per mbi gjashte vjet per te bindur pjestaret e Akademise Sovjetike te Shkencave per te financuar objektivin. Por edhe kerkimi nuk dha rezultatet e kerkuara. Pas mijera kerkimesh dhe veshtiresish, studiuesi nuk gjeti as kraterin dhe as fragmentet e meteorit.

Komete apo asteroid?

Per te kaluar gjithe keto kontradikta, nisi te dilte ne drite nje ide, e zgjeruar ne vitin 1930 nga anglezi J.W.Whipple, qe e identifikon objektin si nje komete te vogel qe ka nje madhesigati 40 metra diametrin. Nje trup qiellor, sipas tij, qe ka hyre me shpejtesi teper te madhe ne atmosfere dhe qe me pas ka dhe nje vale super te madhe shperthimi shkaterrues dhe ne te njejten kohe, per shkak te dendesise se tij te madhe dhe struktures te krijuar nga akulli dhe pluhuri, ben te shkaterrohet gjithcka qe gjen perpara.

Keshtu shpjegohet ne kete menyre fenomeni i i neteve te ndritshme, edhe nen mungesen e fragmenteve meteorike dhe kraterit te krijuar. Kjo gje ende sot, eshte hipoteza e ngritur nga shume shkencetare ruse.

Ata perendimore ne fakt, pretendojne per nje asteroid te vogel edhe pse sipas tyre shperthimi ka ndodhur ne ajer, mes 5 dhe 10 kilometrash distance, qe duket se ka lene ne toke vetem disa copeza mikroskopike.

Misteri ne fund te liqenit

Tunguska ka terhequr vemendjen edhe te nje grupi studiuesish italiane. Ata pas shume kerkimesh dhe studimesh, theksojne se kane zbuluar nje liqen te vogel te quajtur Cheko, nje krater i shkaktuar nga goditja e nje asteroidi. Hipoteza, e bere me e madhe nga revista shkencore “Toka Jone”, nuk ka rene ne vesh te shurdher nga eksperte te tjere, duke kerkuar te bejne kerkime te tjera ne fund te liqenit, per te gjetur pjese te trupit qiellor, duke qene edhe vete prova.






Mes hipotezave me te medha, ekzistojne edhe dy me te medhate qe megjithate bazohen mbi studimet shkencore te kualifikuara. E para, nga studiuesi Willar Libby, nje kerkues per tekniken e adoptimit te karbonit 14, bazohet pikersiht ne adoptimin e ketij izotopi qe ndodhet ne unazat e pemeve te djegura pas fenomenit. Hipteza e dyte, eshte studiuar nga nje grup fizikantesh te Universitetit te Teksasit, duke e quajtur fenomenin e Siberise ne vitin 1908, sic e ka pershkruar edhe astrofizikanti Stephen Hawking.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 94 here