Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Tiranaobserver
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
6/28/2008 9:29:01 AM
Interviste me Kryesocialistin Edi Rama
EKSLUZIVE/ Edi Rama: Ne nė Athinė ditėn e diel do tė zhvillojmė njė takim me tė gjithė shtresat e emigrantėve, pa dallim, nė vazhdim tė 'Dialog me Shqipėrinė'.
Albert Zholi
a_zholi@yahoo.com
28 Qershor 2008 - Z. Rama fill pas Brukselit ju do tė shkoni nė fqinjin tonė jugor, cili do tė jetė qėllimi i vizitės tuaj nė Greqi?
Edi Rama: Partia Socialiste do tė marrė pjesė nė takimin e Asamblesė sė Internacionales Socialiste (nė Greqi), si njė anėtare me tė drejta tė plota, ku ne do tė shprehim me forcė reformat qė janė ndėrmarrė nė Shqipėri, me aleancat e spektrit tė majtė. PS shkon nė Internacionalen Socialiste, mbas njė dialogu shumė tė madh me tė gjitha shtresat e vendit, me gjithė shqiptarėt dhe ne do tė shprehim nė kėtė takim, rėndėsinė shumė tė madhe qė kanė aleancat jo vetėm mes partive tė Internacionales, por edhe mes partive tė majta nė Shqipėri. PS nė kėtė takim, do tė shprehė qėndrimin nė reformat e fundit nė Shqipėri, problematikėn shumė tė madhe qė ka demokracia shqiptare. Ne vazhdojmė tė pėrkrahim gjithmonė e me shumė forcė, mbėshtetjen qė kanė deputetėt socialistė nė parlamentin Europian, pėr tė mbėshtetur zhvillimin e vendit tonė, anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO, futjen e Shqipėrisė nė familjen e madhe Europiane (sidomos pas takimeve tė fundit nė Bruksel).
Ju nė takimet e pardjeshme me pėrfaqėsues tė lartė tė BE dhe KE u shprehėt se qeveria shqiptare nuk pėrmbush objektivat dhe nuk arrin tė plotėsojė detyrat e shtėpisė evropiane
Edi Rama: Po. Eshtė e vėrtetė. Pa dyshim qė qeveria shqiptare nuk ka arritur dot tė pėrmbushė objektivat dhe tė plotėsojė detyrat e shtėpisė evropiane. Nga ana tjetėr ne si opozitė jemi tė kėnaqur qė shohim se imazhi qė opozita pėrcjell (siē e thashė pardje), ėshtė njė imazh i pėlqyeshėm. Opozita pėrcjell njė punė tė duartrokitur dhe tė pėlqyeshme, e cila ėshtė njė shpresė e qartė qė konfirmohet nė tė gjitha takimet qė kemi marrė nė turin Dialog me Shqipėrinė. Nė kėtė dialog, ka dalė nė pah roli i opozitės si njė forcė qė udhėheq me pėrgjegjshmėri kur ėshtė puna pėr interesat kombėtare dhe qė nuk bėn vetėm pasqyrimin e deformimeve tė qeverisė, por krijon dritaren, ku njerėzit tė shohin tė ardhmen, ndryshimin. Tashmė populli e ka tė qartė se ndryshimi qė ne do tė sjellim do tė jetė njė ndryshim i prekshėm, real, qė qytetarėt do ta shijojnė nė jetėn e tyre tė pėrditėshme.
Ju pas takimit tė Samitit tė Internacionales Socialiste, a e keni nė axhendė ndonjė takim me emigrantėt nė Greqi?
Edi Rama: PS dhe lidershipi i saj kanė treguar se ėshtė njė parti serioze, kjo e treguar nė mėnyrėn mė tė sinqertė nė dialogun me tė gjithė shqiptarėt (e theksoj kėtė me tė gjithė shqiptarėt). PS synon pėr njė aleancė shumė tė madhe, aleancė mbi tė majtėn dhe tė djathtėn, me qytetarinė shqipatre, pėr tė patur mundėsinė, qė ky vend tė jetė shumė mė ndryshe se ēėshtė. PS kėrkon qė me zgjedhjet e vitit 2009, ti jap njė shans mė shumė Shqipėrisė, pėr tu pranuar nė familjen europiane. PS kėrkon qė me zgjedhjet e 2009, ne tė kemi njė realitet, komplet tė ndryshuar nė Shqipėri, tė kemi, shumė mė tepėr hapėsira, tė kemi mundėsi zhvillimi. Dhe natyrisht, do tė ishte mėse i mangėt dialogu i nisur, n.q.s nuk do tė shtrihet nė pjesėn mė aktive tė shoqėrisė shqiptare, me njerėzit e punės dhe tė sakrificės, me njerėzit, tė cilėt pėr ēdo ditė po e rrisin pozitivisht imazhin e Shqipėrisė kudo nė botė, me njerėzit qė ndihmojnė nė mėnyrėn mė tė madhe ekonominė shqiptare. Dhe pjesa mė e madhe e kėtyre emigrantėve ėshtė nė Greqi. Aty janė afėrsisht 700 mijė emigrantė, nga tė gjitha krahinat e vendit, tė cilėt mbajnė kontakte tė pėrditshme me atdheun dhe ne e ēmojmė shumė punėn dhe ndihmėn e tyre. Ne i mbėshtesim ata nė ēdo moment dhe duam tė njohim mė nga afėr shqetėsimet e tyre. Por, PS, tashmė do ta ketė pjesė tė veēantė tė programit tė sajė punėn qė duhet tė bėjė me emigrantėt tanė nė Greqi (por edhe kudo ndodhen), punėn pėr ti afruar ata, pėr tė shkėmbyer eksperiencat me ta. Prandaj, PS nuk mund tė linte jashtė dialogut tė saj me Shqipėrinė hallet dhe shqetėsimet dhe bashkėbisedimin miqėsor me ta
Pėr kėtė arsye, ne do tė ndodhemi nė Athinė ditėn e diel mbasdite ora 18:00 (simbas Athinės) nė Sheshin Karaiskaqi, Qendra Muzikore Petro Lluka, ku do tė zhvillojmė njė takim me tė gjithė, emigrantėt, me tė gjithė shtresat e emigrantėve, pa dallim. Pra, do tė jetė takim mes shqiptarėve, pėr tė qarė sė bashku hallet, pėr tė evidentuar problemet. Ne nė Athinė kemi strukturat tona tė partisė, tė cilat do tė ndihmojnė nė kėtė organizim, por e theksova, pavarėsisht organizimit, nuk do tė jetė njė takim me anėtarėt dhe simpatizantėt e PS (me ata do tė kemi takime tė veēanta), por ajo qė kėrkojmė ėshtė, tė marrim prej tyre mesazhin dhe kėrkesat e tyre tė drejtpėrdrejta. PS, me ekpertėt e saj dhe me ekspertė ndėrkombėtarė, po pėrgatit platformėn e saj pėr bashkėpunimin dhe mėnyrėn e votimit tė emigrantėve nė zgjedhjet elektorale tė vitit 2009. PS do tė kėrkojė fitoren nė zgjedhjet e ardhshme, natyrisht, duke kėrkuar shumė mbėshtetjen e emigrantėve.
Si do tė arrihet qė emigrantėt tė votojnė nė mėnyrė masive vitin e ardhshėm, duke pasur parasysh se nė 18 vjet ata kanė votuar nė mėnyrė simbolike, pėr tė mos thėnė tė papėrfillshme, kur nė emigracion janė rrethh 750 mijė emigrantė nė moshė votuese?
Edi Rama: Ne do tė kėrkojmė qė mbėshtetja e emigrantėve tė shprehet nė tė gjitha mėnyrat dhe nė tė gjitha format. Natyrisht Kodi i ri Elektoral, do tė pėrcaktojė dhe mėnyrėn e votimit tė emigrantėve. Por megjithė kėtė, ne besojmė se, forca e emigrantėve ėshtė shumė e madhe, mbėshtetja apo lidhja e kahershme e familjeve shqiptare me pjestarėt e familjes (emigracionin) tregon se ata kanė njė ndikim shumė tė madh tek mendimi i emigrantėve, pasi njohin punėn e tyre. Viti 2009, kėrkon ndryshimin e Shqipėrisė dhe nuk kemi ku gjejmė njė forcė apo grupim shoqėror, qė, mund tė mbėshtesin mė shumė kėto ndryshime, se forca dhe mendimi i emigrantėve, pasi ata tashmė janė mė tė emancipuar, mė tė civilizuar, mė tė edukuar me punėn dhe pėrgjegjėsinė e votės. Prandaj, ne si forcė e ndryshimit, do tė kėrkojmė qė kėsaj fuqie, ti bashkojmė, bashkėngjisim, sakrificat, mundimin dhe vullnetin e emigrantėve shqiptarė kudo qė janė, veēanėrisht atyre nė Greqi.
Paraprakisht, ju njiheni me problemet e emigrantėve tanė nė Greqi?
Edi Rama: Sigurisht qė po. Ne kemi kohė qė po punojmė dhe po plotėsojmė programin dhe pėrgatisim platformėn tonė nė drejtim tė punės me emigracionin. Kemi njė staf tė specializuar qė njihet dhe mban lidhje tė vazhdueshme me emigrantėt, njė strukturė brenda PS-sė. Konkretisht, katėr janė problemet e emigrantėve tanė nė Greqi: Legalizimi i emigrantėve (konkretisht i atyre qė kanė mangėsi nė dokumentacion dhe mendohet se do tė deportohen), mėsimi i gjuhės shqipe, njohja e punės si emigrant si vite pensioni (nė kėtė drejtim duhet tė punojmė pėr mė tej sa ėshtė bėrė me qeverinė greke pėr njė marrėveshje mė efikase) dhe problemi i fundit, zvarritja e madhe e procesit tė legalizimit me radhė pa fund dhe me shkresurina burokratike qė jo vetėm kėrkojnė kohė, shuma tė mėdha, por edhe dokumentacion pa fund, qė nė kuadrin e tė qėnit emigrant, nuk mund tė realizohen. Nė sajė tė kėtyre evdidentimeve, stafi ynė po bėn detajimet pėr tė bashkėpunuar, pėr ti bėrė prezent qeverisė greke, qė, duke i shqyrtuar tė mund tė merren nė konsideratė disa prej kėrkesave qė janė mė evidente dhe thelbėsore pėr punėn dhe jetėn e pėrditėshme tė emigrantėve tanė nė Greqi. Por tė jemi real, tė vetėdijshėm. Tė gjitha problemet nuk mund tė zgjidhen nė njė ditė, me njė kėrkesė, me njė marrėveshje. Kėto janė probleme tė evidentuara dhe kėrkesat tona do tė jenė sistematike, racionale, tė kujdesshme dhe shumė korrekte. PS ėshtė koshiente se problemet e emigrantėve nuk mund tė zgjidhen menjėherė. Ekzistojnė disa faktorė.
Mund tė na pėrcillini disa prej tyre?
Edi Rama: Janė shumė faktorė. Sė pari, sepse ende vetė BE-ja, nuk ka njė politikė standarte tė unifikuar pėr emigracionin. Secili vend ka procese legalizimi qė nuk pėrputhen me vendet e tjera. Kjo varet nga zhvillimi ekonomik dhe nga pozicioni gjeografik i vendit qė ėshtė emigrant importues. Nė kėtė kėndvėshtrim edhe problemet janė tė ndryshme nė vende tė ndryshme, ku ka emigrantė shqiptarė. Sė dyti, vetė Greqia nuk ka njė eksperiencė nė fushėn e importit tė emigracionit. Greqia deri nė vitin 1988, ka qenė njė nga vendet emigrant eksportues. Bile, njė vend qė zinte ndėr vendet e para nė Europė pėr eksportimin e emigrantėve. Parė nė kėtė detaj, eksperienca e saj nuk ka qenė nė nivele qė tė pėrballonte jo vetėm fluksin e madh, por edhe me legjislacion. Greqia u ndodh e papėrgatitur nė kėtė fushė dhe zvarritjet nė procesin e legalizimit kanė ardhur dhe pėr kėtė arsye. Pavarėsisht se ne duam dhe shohim anėn tonė tė problemit, atė tė tė drejtave tė emigrantėve tanė, kjo situatė ka rėnduar nė procesin e legalizimit tė emigrantėve. Shteti grek nuk ka pasur struktura tė veēanta tė specializuara nė kėtė drejtim, gjė qė e kanė vuajtur emigrantėt e pafajshėm. Kalimi nga njė vend emigrant eksportues nė njė vend emigrantimportues, snxorri nė pah mangėsitė nė legjislacion, por edhe nė mėnyrėn e pasigurt tė menaxhimit tė menjėhershėm tė njė situate tė tillė tė panjohur. Vetė qeveritė greke 1990-2007, e kanė pranuar kėtė fakt.
Ju mendoni se PS me programin e saj ėshtė mė afėr emigrantėve nė Greqi?
Edi Rama: Jo vetėm me programin, por ne jemi dhe fizikisht. Herė pas here deputetė apo anėtarė tė Kryesisė jo vetėm nė vizita zyrtare, kanė realizuar dhe realizojnė takime me strukturat tona kudo nė Greqi si Athinė, Selanik, Janinė etj
Por me gjithė kėto, nuk dua tė them se puna jonė ka qenė perfekte, sistematike, me rezultat tė kėnaqshme. Jo. Kėto janė hapat e para, ku ne jemi tė bindur se puna jonė, politika jonė nė drejtim tė emigarcionit ėshtė mė e pranueshmja, mė e sinqerta dhe ka pėr tė gjetur shtratin e ngrohtė tek pjesa dėrrmuese e emigrantėve. Ne i njohim mė mirė se ēdo parti tjetėr shqtėsimet e tyre, ne njohim forcėn e tyre dhe ēmojmė nė mėnyrė tė veēantė ndihmėn qė ata i japin atdheut. Vetėm emigrantėt e Greqisė sjellin ēdo vit nė atdhe rreth 500 milionė dollarė, ose afėrsisht gjysmėn e atyre qė sjellin emigrantėt nga gjithė bota. Por dihet se, emigrantėt nė Greqi pėrbėjnė 55% tė emigrantėve tanė nė 46 vende tė botės ku janė vendosur. Ndaj kėtyre njerėzve punėtorė, vėmendja duhet tė jetė mė e madhe, pasi ata tė imponohen me punėn e tyre me vlerat e tyre intelektuale. Shumė prej tyre i sheh nė fromacionet orkestrale nga mė tė dėgjuarat nė Greqi, tė tjerė nė skuadrat mė tė mira tė futbollit, volejbollit, peshėngritjes. Ata po i japin jo vetėm ndihmė ekonomike, por edhe emėr Shqipėrisė nė Greqi. Janė ambasadorėt mė tė mirė tė kulturės shqiptare. Duke i njohur, detyrimisht hidhen vetiu themelet e miqėsisė dhe bashkėpunimit.
Pas Greqisė ky tur do tė vazhdojė dhe mė tej nė Itali apo nė vende tė tjera, ku ka emigrantė shqiptarė?
Po, padyshim. PS e ka nė njė nga prioritetet e punės sė saj, vendosjen e njė lidhjeje tė vazhdueshme me emigrantėt shqiptarė kudo qė ndodhen. Ashtu si nė Greqi, ne kemi ndėrtuar strukturat dhe degėt e PS edhe nė Itali, dhe nė disa vende tė tjera tė Europės dhe po punojmė seriozisht qė kėto lidhje ti forcojmė. Ne jemi koshientė se me ndihmėn e emigrantėve, tė cilėt shikojnė shumė mė tepėr se si duhet tė bėhet dhe se si duhet tė jetė Shqipėria, pa dyshim do tė jetė pjesė e dabatit dhe punės tonė, nė programin e ri elektoral. Ne tashmė me lidhjet tona, dimė qė nė Itali janė rreth 324 mijė emigrantė shqiptarė, tė cilėt, pėr nga numri, janė tė dytėt nė Itali pas marokenėve. (pa marrė tashmė nė konsideratė rumunėt qė janė futur nė BE). Ashtu si dhe nė Greqi, ne jemi nė korrent tė problemeve tė emigrantėve nė Itali, tė cilėt, nė ndryshim nga Greqia, kanė disa kushte lehtėsuese pėrsa i pėrket legalizimit dhe bashkimit familjar. Konkretisht, dimė se Italia ka lehtėsime pėrsa i pėrketė bashkimit familjar nė kushtet e tė qėnit prind.. Gjithashtu, vitet e fundit vihet re se lėvizjet e emigrantėve tė Italisė drejt atdheut janė shpeshtuar jo vetėm pėr asrye tė marrjes sė dokumentacionit, por edhe pėr faktin se njė pjesė e mirė e emigrantėve tanė aty, janė integruar nė jetėn e shoqėrisė italiane si dhe njė numėr i madh (nė mos gabojė rreth 24 mijė emigrantė) kanė hapur dhe aktivitetet e tyre private, sipėrmarje tė vogla dhe tė mesme. Kjo falė punė sė tyre tė palodhur, por dhe njohjes sė tregut tė punės, pėrshtatjes nė kėtė treg dhe shpirtit tė iniciativės pėr tė hyrė nė rrugėn e biznesit dhe pse nė njė vend tė huaj.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 83 here