Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 613 here

On line 150 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1149 here

On line 294 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1039 here

On line 294 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 897 here

On line 295 dite

video »

6/27/2008 3:17:27 PM

Mugabe vazhdon me zgjedhjet presidenciale

Zimbabvianėt kanė filluar votimin nė raundin e dytė tė zgjedhjeve presidenciale ku Robert Mugabe ėshtė kandidati i vetėm



info@hermesnews.org

27 Qershor 2008- Zimbabvianėt kanė filluar votimin nė raundin e dytė tė zgjedhjeve presidenciale ku Robert Mugabe ėshtė kandidati i vetėm. Udhėheqėsi i opozitės, Morgan Tsvangirai, i cili e mundi zotin Mugabe nė raundin e parė, u tėrhoq nga gara si rezultat i dhunės dhe kėrcėnimit qė po i bėhej pėrkrahėsve tė tij.

Ai i bėri thirrje atyre tė mbroheshin vetė nga sulme tė tjera. Udhėheqėsi i opozitės, Morgan Tsvangirai, tregoi se ēfarė mendonte ai se do tė ndodhte. "Vlerėsimi ynė ėshtė se njerėzit do tė detyrohen qė me forcė tė shkojnė nė qendrat e votimit. Ushtria ėshtė e dislokuar. Nė zonat e thella, udhėheqėsit tradicionalė do tė pėrdoren qė tė sigurojnė qė tė gjithė subjektet e tyre do tė shkojnė tė votojnė. Pra, mund tė ketė pjesėmarrje masive, jo sepse kjo ėshtė dėshira e popullit, por si rezultat i rolit tė ushtrisė dhe drejtuesve tradicionalė qė do tė detyrojnė njerėzit nė kėto kuti votimi." Mugabe ka injoruar thirrjet qė kanė ardhur nga vende tė tjera afrikane pėr tė shtyrė zgjedhjet. Vendi mė i fundit ishte Nigeria qė tha se kishte dyshime se nė Zimbabve do tė mbaheshin zgjedhje tė lira nė rrethanat aktuale.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 41 here