Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 305 here

On line 65 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 884 here

On line 209 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 777 here

On line 209 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 666 here

On line 210 dite

video »

6/27/2008 9:30:15 AM

Pese dite ne qiell ne hapur

Temperaturat e larta dhe kushtet tejet te veshtira me te cilat perballen qe prej 4 ditesh kane ndikuar edhe ne krijimin e infeksioneve te lekures tek femijet e 3 familjeve.


Ergys Kavaja/ Shkoder
ergyskavaja@gmail.com


27 Qershor 2008 - Nje vendim I Gjykates se Rrethit Shkoder per "kthim te pronesise dhe nxjerrje te banoreve nga prona e ish pronareve", eshte egzekutuar nga Zyra e Permbarimit, e cila ka lene ne rruge 14 anetaret e familjeve, Ndreshaj, Hardodhija dhe Jukniqi.




Temperaturat e larta dhe kushtet tejet te veshtira me te cilat perballen qe prej 4 ditesh kane ndikuar edhe ne krijimin e infeksioneve te lekures tek femijet e 3 familjeve te lartpermendura.

Pjesetaret e ketyre familojeve, pohojne se jetojne ne kushte mjaft te veshtira, duke e quajtur te padrejte nxjerrjen e tyre nga banesat ku kane jetuar, pa u gjetur me perpara nje tjeter banese per tu strehuar.

Madje, njera nder banoret, Drita Ndreshaj, thekson se edhe kryeministri Berisha eshte ne dijeni te ketij problemi, por zbatimi eshte krejtesisht I kundert me urdherin qe ka dhene kreu I qeverise, nderkohe qe I bejne thirrje deputeteve te Shkodres dhe shtetit, qe t'I kthejne syta edhe nga ata.

Te pa strehet tregojne se te gjitha veshjet, materialet tjera, madje edhe ilacet I kane brenda ne shtepi dhe nuk mund te marrin asgje, pasi dyert e shtepive ku kane jetuar deri me tani, jane kycur me dry nga ana e Zyres se Permbarimit.

Familjet Ndreshaj dhe Hardodhija ka 17 vite qe jetojne ne zyrat e Ish Zukth Kashtes, e cila eshte ndertuar ne pronen e ish pronareve dhe me vendim gjykate I eshte kthyer pronarit qe ne kete rast eshte Myftinia Shkoder.

Nje shkrese ekryeministrit Berisha e dates 21.11.2006, mes te tjerash shkruan "Porosia e Kryeminstrit eshte qe te gjendet nje vend strehim per keto 3 familje para se te nxirren nga vendi ku banojne aktualisht", por deri me tani keto familje nuk kane gjetur asnje zgjidhje, nderkohe qe sonte eshte nata e 5 qe 14 anetare (mes te cileve 10 femije 2 te semure nje me aftesi te kufizuar) do te kalojne naten ne "qiell te hapur".






© 2008 HermesNews





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 46 here