Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Tiranaobserver
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
6/27/2008 8:47:50 AM
Interviste me Blendi Klosin; 'Dialogu me Shqipėrinė' edhe nė emigracion
Intervista/BLENDI KLOSI: Emigrantėt qė kanė 17 vjet punė e kuptojnė qė me Edi Ramėn mund tė gjejnė pėrputhjen e idealeve dhe shpresave tė tyre.
Albert Zholi
a_zholi@yahoo.com
27 Qershor 2008 - Dialogun me Shqipėrinė tashmė do ti kaloj kufijtė gjeografik tė Republikės dhe do tė vazhdojė nė Greqi, Itali, Britani etj.. Sipas Blendi Klosit, dialogu do tė vazhdojė kudo qė ka emigrantė shqiptarė, pasi ata janė pjesė e atdheut.
Partia Socialiste sipas tij, nė programin e vet i jep njė rėndėsi tė madhe emigrantėve dhe dialogu nė emigracionin nuk do tė jetė vetėm pėr qėllime partiake, apo pėr qėllime elektoriale, e cila synohet edhe nga partitė e tjera, tė cilėt duan ta kapin kėtė hapėsirė.
Sipas tij, puna me emigracionin duhet tė jetė njė punė politike ashtu siē zhvillohet me tė gjithė shtresat e tjera tė shoqėrisė nė turin tonė nė atdhe.
Kjo ėshtė pjesa aktive, ėshtė pjesa, e cila punon, vitale dhe ne kemi bindje dhe shumė dėshirė, respekt dhe vendosmėri pėr tė punuar me emigrantėt, shprehet Klosi
Z. Klosi kohėt e fundit vihet re se Partia Socialiste i ka kthyer shumė sytė nga emigrantėt, pse bėhet kjo kthesė e menjėherėshme e PS-sė?
Partia Socialiste nė asnjė rast nuk e ka tėrhequr vėmendjen, nga njė pjesė shumė aktive e shoqėrisė qė ėshtė emigracioni shqiptar. Do tė kujtoja kėtu takimin e Kryetarit tė Partisė Socialiste me grup emigratėsh sidomos nė Greqi dhe nė Itali, por edhe nė Angli e mė gjėrė, duke kėrkuar qė nė kėto hapėsira ne tė kemi strukturat tona. Kėtė e them me kėnaqėsi tė madhe se ne kemi struktura tė qėndrueshme tė Partisė Socialiste si asnjė parti tjetėr politike nė kėto vende. Kryesisht kemi njė lidhje shumė tė fortė nė Greqi, ku emigracioni ėshtė shumė i madh dhe ėshtė shumė i organizuar. Aty ne kemi arritur tė gjejmė qendrat e bashkėpunimit. Kėto struktura partiake tė Partisė Socialiste janė shumė aktive atje dhe janė pjesė aktive e forumeve tona nė Tiranė. Nė ēdo kongres partie ne kemi pėrfaqėsues tė komunitetit shqiptar qė jeton nė kėto zona. Natyrisht, nuk mund tė mohoja qė ne kemi shumė pėr tė bėrė dhe kemi marrė pėrsipėr njė bashkėpunim me pjesėn mė aktive tė popullsisė. Do tė doja tė isha realisht i bindur qė nė tė gjitha kėto takime qė ne kemi zhvilluar nė tė gjithė vendin nė Dialogun me Shqipėrinė ėshtė ndjerė padyshim mungesa e brezit tė ri nga fshatrat dhe pėrsėri nė ēdo fshat dhe qytet shikohet se forcat aktive pėr punė ndodhen tė gjithė nė emigracion. Njė pjesė shumė e madhe e votuesve tė vitit 2009, ndodhen nė emigracion. Ne mendojmė qė puna nė emigracionin nuk do tė jetė vetėm pėr qėllime partiake, apo pėr qėllime elektoriale, e cila synohet edhe nga partitė e tjera, tė cilėt duan ta kapin kėtė hapėsirė. Ne mendojmė se puna me emigracionin duhet tė jetė njė punė politike ashtu siē zhvillohet me tė gjithė shtresat e tjera tė shoqėrisė nė turin tonė nė atdhe. Kjo ėshtė pjesa aktive, ėshtė pjesa, e cila punon, vitale dhe ne kemi bindje dhe shumė dėshirė, respekt dhe vendosmėri pėr tė punuar me emigrantėt. E gjitha Partia Socialiste, politika e re, politika e lidershipit, ėshtė njė politikė, e cila kėrkon ta transformojė Shqipėrinė. Mesazhet tona tė transformimit, mesazhet tona pėr njė Shqipėri tė re, pėr njė shqipėri qė tė ndryshojė, por jo me kėto ritme zhvillimi nė kėto vite demokraci, qė janė mė tė pėrfaqėsuara se kudo tek emigracioni. Emigrantėt janė ata qė e kuptojnė mė mirė se kushdo tjetėr se sa shumė duhet tė ndryshojė Shqipėria. Emigrantėt janė ata qė e kuptojnė mė mirė se kushėdo tjetėr diferencėn e madhe qė ka demokracia moderne me demokracinė qė zhvillohet nė Shqipėri. Emigratėt e kuptojnė mė mirė se kushdo tjetėr qė, ēdo tė thotė tė kesh standarte tė jetesės, standarte shėrbimi, standarte sigurie dhe jetese. Pėr kėtė arsye Partia Socialiste do tė vazhdojė tė ketė kontakte shumė tė mira dhe do ti justifikojė kėto kontakte me tė gjithė grupimet e emigrantėve dhe me strukturat tona atje. Struktura, tė cilėt ne do ti ritakojmė nė njė takim qė Kryetari i Partisė Socialiste do tė zhvillojė nė fund tė kėtij muaji me datė 29 qershor nė Athinė me emigrantėt. Kjo me anė tė turit tė Kryetarit tė Partisė Socialiste Dialogu me Shqipėrinė. Tur, i cili tani ka kaluar fazėn e tij pėrmbyllėse nė tė gjithė komunat e bashkitė e vendit dhe nuk do tė ishte i plotė nėqoftėse nuk do tė kishte njė takim me pėrfaqėsuesit e emigracionit, me tė gjithė ata qė duan tė thonė mendimin e tyre pėr mėnyrėn se si po zhvillohet Shqipėria dhe me ata njerėz, tė cilėt po sjellin me kursimet e tyre njė ndryshim shumė tė madh tė jetės sė vendit. Ne si forcė politike nė asnjė rast nuk e kuptojmė zhvillimin e vendit pa forcimin e emigracionit dhe pa forcimin e lidhjes ndėrmjet Shqipėrisė dhe shqiptarėve tė saj kudo qė jetojnė. Padyshim, me pavarėsinė e Kosovės, e gjithė kjo politikė duhet tė marrė njė frymė tjetėr. Tani duhet tė bashkėpunojmė me tė gjitha grupimet e shqiptarėve kudo nė botė, pėr arsyen e vetme se tashmė me politikėn e re tė PS-sė, Shqipėria i ka tė gjitha shanset qė tė jetė njė nga vendet mė tė zhvilluara tė rajonit, nė ekonomi dhe nė bujqėsi.
Ju folėt pėr turin qė ka marė Rama nė tė gjithė Shqipėrinė dhe nė emigracion. Ēfarė eksperience ka fituar Partia Socialiste nė kėtė tur, qė ndoshta do ta bėjė pjesė tė programit tė saj?
Turi Dialogu me Shqipėrinė ka sjellė pėr Partinė Socialiste njė kėndvėshtrim tjetėr pėr sa i pėrket mėnyrės se si bėhet politika e realitetit, ose pėr tė pasqyruar se ku gjendet politika nė realitetin shqiptar. Turi Dialog me Shqipėrinė, ka evidentuar nė mėnyrė tė dhimbshme, hallet e mėdha qė ka Shqipėria (dhe kėrkesat qė ka pėr zhvillim), problematikėn shumė tė madhe qė ka nė shumė nė zona tė pazhvilluara, po ashtu edhe nė zonat rurale. Turi Dialog me Shqipėrinė i zhvilluar nė mėnyrė spektakolare nė tė gjithė komunat dhe bashkitė e vendit ka evidentuar problemet e mėdhaja qė ka fshati. Ky tur nė mėnyrė krejtėsisht tė thellė ka kuptuar problemet sociale qė kanė sot tė rinjtė, ka evidentuar se sa larg jemi ne nė krahasim me njė qeverisje moderne. Ne jemi pjesė e familjes sė madhe europiane dhe qytetarėt shqiptarė janė shumė larg standarteve. Ne nuk mund tė themi se jemi njė shtet me demokraci kur jemi njė shtet, ku sistemi edukativ ėshtė drejt kolapsit dhe ky tur e evidentoi mė sė miri kėtė shqetėsim. Ne nuk mund tė themi qė jemi vend, i cili siguron jetėn e njerėzve kur turi Dialog me Shqipėrinė evidentoi probleme shumė tė mėdhaja pėr sigurinė e jetės. Ky tur mendoj se ka arritur njė sukses shumė tė madh nė politikėn e kėtyre 20-vjetėve, ku tregoi qartė se politika nuk bėhet vetėm me fjalė nėpėrmjet ekranit tė televizorit, por edhe duke shkuar aty ku njerėzit jetojnė, punojnė, vuajnė, ndihen tė lėnė pas dore, mundohen tė mbijetojnė.
Pa pjesėmarjen e emigrantėve, votimet nuk do tė jenė reale, si ka punuar dhe punon PS pėr votimin e emigrantėve?
Kėtė do ta ndaja nė dy aspekte, aspektin e tė qėnit politikan, kėtu do tė mbaja mbi vete problemet qė politika shqiptare ose gabimet qė politika shqiptare ka nė kėto 20 vjet, e cila nuk ka arritur tė sigurojė elementaren e demokracisė, e para pėr tė patur zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, e dyta hapėsira pėr tė patur zgjedhje me format tė qartė, (lista e votuesve dhe tė kartave tė identitetit), qė shqiptarėt kudo qė janė tė jenė njė herė e mirė tė regjistruar nė listėn e zgjedhsave. Kjo ėshtė elementarja me tė cilėn tė gjithė vendet e tjera kėrkojnė votimin e emigrantėve. Meqenėse personat janė tė regjistruar vetėm njė herė nė regjistrat e shtetit italian, grek, turk, apo maqedonas, votojnė vetėm njė herė. Nė rastin e Shqipėrisė ne jemi nė njė realitet shumė pak pozitiv, ku dhe nė mes tė kryeqytetit, ne kemi tė regjistruar disa herė tė njėjtit njerėz nė listat e votimit. Kemi njerėz qė votojnė disa herė pėr arsye politike apo pėr pagesa fare minimale. Ne e kemi shumė tė vėshtirė nė njė realitet, ku nuk kemi njė regjistėr unikal me kartat e identitetit tė sigurojmė njė votim tė lirė. Prandaj, nė kushte nė tė cilat ndodhet realiteti administrativ i procesit zgjedhor nė Shqipėri, ne po pregatitemi pėr njė luftė shumė tė fortė pėr tė mbrojtur votėn nė Shqipėri dhe do tė kėrkojmė qė tė mbrojmė me tė gjitha kushtet, qė emigrantėt tė kenė mundėsi tė shprehin besimin e tyre politik. Kjo pėrgjegjėsi i ngelet nė dorė atyre qė kanė nė dorė tė qeverisin, pasi ata duhet dhe i kanė mundėsitė tė aplikojnė standarte paraprake pėr tė gjithė, pa pėrjashtuar emigrantėt. Kur tė jepet mundėsia qė vota tė meret dhe jepet njė herė dhe vetėm njė herė tė vetme, ne do tė jemi shumė dakort qė tė bashkėpunojmė qė shqiptarėt emigrant tė votojnė. Por nėqoftėse kjo punė do tu lihet nė dorė vetėm ambasadave, tė cilat kanė treguar mė sė keqi qė, janė pėrfaqėsues tė politikės sė sotėme, atėherė pėr ne si forcė politike do tė jetė shumė e vėshtirė qė ky besim, i cili ėshtė shumė i mangėt nė Shqipėri tė jetė me nota tė caktuara edhe jashtė Shqipėrisė.
Mbas Greqisė a ka menduar Rama tė bėjė ndonjė tur tjetėr pėr emigrantėt?
Ne tani mbaruam fazėn e parė tė Dialogut me Shqipėrinė. Kjo ishte faza ku ne mblodhėm mendime nga qytetarėt, mė sė shumti ne do tė jemi shumė aktiv nė fazėn e dytė, kur ekspertėt tanė tė ndihmuar nga ekspertėt ndėrkombėtarė tė kenė pregatitur tezat dhe reformat qė do tė drejtojė programin tonė tė qeverisė. Ne do tė jemi shumė aktiv me emigrantėt, por edhe pėr efektin e madh elektoral qė kanė emigrantėt dhe influencėn e tyre tė padiskutueshme nė familjet e tyre, dhe duke llogjikuar kėtu edhe traditėn e madhe tė shqiptarėve dhe lidhjet familjare, dhe do tė vazhdojmė kontaktet me tė gjithė grupimet e emigrantėve jo vetėm nė Athinė, dhe nė qytetet mėdha tė Greqisė, por nė ēdo qytet grek, po ashtu edhe nė grupime tė shqiptarėve shumė tė mėdha nė Itali dhe mė gjerė.
Ju mendoni qė do tė pėrsėritet pėrsėri 97 nė takimet e Finos dhe tė Nanos nė Athinė, duke pasur parasysh se ėshtė lėnė pas dore emigracioni kėto vitet e fundit?
-Ne e kemi theksuar edhe gjatė turit Dialog me Shqipėrinė nė komunat shqiptare dhe nė qytetet shqiptare. E rėndėsishme ėshtė qė kėto aktivitete tė mos konsiderohem aktivitete partiake. Kėto do tė konsiderohen si aktivitete, ku politika kontakton me qytetarinė, ku politika kėrkon qė nėpėrmjet zėdhėnėsit tė saj tė Partisė Socialiste, kryetarit tė saj z.Edi Rama, tė shprehi keqardhje pėr ato qė politika nuk i ka realizuar shqiptarėve nė 17 vjet. Ti ofrojė shqiptarėve apo tregojė realisht (nė rast se Partia Socialiste do tė vijė nė pushtet, apo duke qenė tani nė opozitė) se ne vazhdojmė tė tregojmė se jemi njė forcė shumė e fuqishme politike mbi interesa partiake. Prioritet i politikės sonė janė interesat e zhvillimit tė vendit. Mendoj se emigrantėt janė grupimi, i cili kupton mė mirė se ēdo grupim tjetėr, sa se e nevojėshme ėshtė nevoja e ndryshimit dhe Edi Rama vazhdon tė jetė njeriu i ndryshimit nė Shqipėri. Gjithė shqiptarėt e kanė kuptuar se, tė arrish gjithēka pėr njė ndryshim tė vendit apo njė reformė tė thellė duhet shumė punė. Njeriu qė mban me vete petkun e atij, qė punon dhe nuk lodhet ėshtė Edi Rama. Prandaj dhe emigrantėt qė kanė 17 vjet punė e kuptojnė qė me Edi Ramėn mund tė gjejnė pėrputhjen e idealeve dhe shpresave tė tyre.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 57 here