Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
6/27/2008 8:33:25 AM
. Pse lufton a derėzi. As pėr mua as pėr ti. Po pėr gjithė Shqipėri .!
(12 dhjetor 1991- 12 dhjetor 2006)
Xhemil Ēeli, Izmet Isufi
27 Qershor 2008 - Shoqėria shqiptare, me ndryshimet politiko-ekonomike tė fillimviteve 90-tė, u ridimenisonua gjithnjė e mė tepėr, nė pikėpamje tė shumėsisė sė mendimit dhe tė krijimit tė subjekteve tė ndryshme politike e jo politike.
Veēanėrisht nė fillimet e kėtyre transfromimeve, zhvillim tė madh mori, nga njėra anė, pluralizmi politik, i shprehur nė krijimin e partive tė ndryshme politike dhe, nga ana tjetėr, edhe mendimi i lirė, mendimi ndryshe, nga kėnde jashtė programeve e kėndvėshtrimeve apo interesave tė ngushta e tė pjesėshme partiake.
Pikėrisht, ky zė, zėri tjetėr, ishte mė pranė problemeve madhore tė pėrbashkėta, sikurse janė vlerat atdhetare e kulturore tė sė shkuarės, qė duhen ruajtur e transmetuar sa mė autentike te brezat e rinj dhe tė mėvonshėm.
Kėto vlera pėrbėjnė gurėt e themelit tė identitetit shqiptar, tė kultivuar ndėr shekuj, identitet i domosdoshėm pėr tu ruajtur si njė nga pasuritė shqiptare mė tė ēmuara e tė domosdoshme pėr tu futur nė Evropėn e Bashkuar, me vizion evropian, por natyrisht, me pamje e pėrmbajtje shqiptare. Shtete anėtare tė Evropės, madje dhe nismėtare tė krijimit tė kėtij bashkimi, janė treguar tepėr tė vėmendėshėm nė ruajtjen e transmetimin e vlerave etnozakonore, kulturore e atdhetare tė tė parėve tė tyre.
Ėshtė fakt se shumė vizitorė tė huaj, nga tė katėr anėt e botės, befasohen nga vlerat kulturore tė sė shkuarės sonė, nga polifonia labe apo nga historia e qėndresės shumėshekullore e njė populli tė vogėl, sikurse ėshtė populli ynė, qė ka qėnė, nė gjithė historinė e tij, objekt sulmesh, pushtimesh, spastrimesh etnike etj.
Pikėrisht, ato veti e virtyte morale e etnozakonore tė popullit tonė, kanė bėrė qė tė mbijetojmė nė gjithė kėto periudha pushtuese e me synime asimiluese, ndaj dhe sot tė paraqitemi si komb. Ato pėrbėjnė vlera qė duhen ruajtur, si parakusht pėr tė ekzistencėn dhe qėndrueshmėrinė e identitetit tonė, veēanėrisht nė kushtet e integrimit evropian, ku, pa dyshim, do tė ketė edhe gėrshetime identitetesh, por pa humbur thelbin e tyre.
Nė kėto rrethana shoqėria shqiptare, nė jetėn e saj gjithnjė e mė tė hapur, nė kushtet e pluralizmit tė mendimit, kishte nevojė edhe pėr krijimin e organizimeve vullnetare, qė tė qėndronin nė mbrojtje e transmetim tė kėtyre vlerave. Si njė nevojė e tillė, lindi edhe Shoqata Kulturore Atdhetare Labėria, pėrfaqėsuese e denjė e njė krahine tė lavdishme, sikurse ėshtė ajo e Labėrisė dhe vet komunitetit lab nė kėtė trevė dhe kudo qė gjendet e punon, nė tė katėr anėt e vendit, nė emigracion e deri nė diasporė.
Krijimi dhe funksionimi i saj ėshtė parė si njė vijim i klubit atdhetar Labėria tė ngritur nga Ismail Qemali nė vitin 1908. Jemi tė ndėrgjegjshėm se shoqėria globale, ku dėshirojmė tė shkojmė, kėrkon qė jo pak nga vlerat e sė kaluarės edhe tė tejkalohen, sikurse koha ka tejkaluar tė tjera. Por jemi po kaq tė ndėrgjegjėshėm se ne kemi vlera tė tilla, qė do ti mbijetojnė edhe globalizmit tė shoqėrisė, si njė vlerė e vėrtetė madje integruese e saj.
Por kjo do tė varet shumė nga vet ne, sa tė aftė e vizionarė do tė jemi pėr tė vėnė thekse e ruajtur ato vlera qė nuk bien ndesh me qytetėrimin e ri evropian e botėror, qė e pasurojnė atė dhe qė shėrbejnė si njė ushqim shpirtėror pėr popullin tonė, si vlera tė identitetit nė kushtet e shoqėrisė sė hapur botėrore.
Shoqata Kulturore Atdhetare Labėria, e ndėrgjegjėshmė pėr kohėt qė jetojmė e ato qė do tė vijnė, ku populli ynė, e nė kėtė kuadėr edhe komuniteti lab, do tė jetė pjesmarrės, ka synuar e synon tė evidencojė, tė pėrgjithėsojė e tė tansmetojė vlerat, vetitė e virytet mė tė pasura tė shpirtit lab, tė trevės sė Labėrisė, tė kultivuara ndėr shekuj e qė kanė arritur tė mbijetojnė, tė cilat i kanė shėrbyer dhe i shėrbejnė mirėkuptimit, vėllazėrimit ndėrlab, deri nė shkallė kombėtare.
Nė trajtimin e problemeve nė kėtė material, duke qėnė se flitet pėr veprimtarinė e njė shoqate nė njė periudhė kohore, pėr ngjarje e protagonistė konkretė, jemi mbėshtetur kryesisht nė arkivin e shoqatės si dhe nė gazetėn Labėria, organ i shoqatės ku, nė tėrėsi, janė materializuar gjithė problematika e veprimtaria e saj. Pėr ndonjė problem, si pėr tė dhėnat historike pėr trevėn e Labėrisė e ndonjė tjetėr, janė shfrytėzuar edhe burime tė tjera.
Nga autorėt
Pak histori per treven e Laberise
Labėria ėshtė njė krahinė e madhe qė shtrihet nė bregdetin e detit Adriatik e kryesisht tė detit Jon. Pėr shtrirjen hapsirore, por edhe pėr historinė e kėsaj treve, janė bėrė dhe bėhen diskutime tė shumta, madje edhe nė ditėt e sotme. Dhe kėto debate, natyrshėm, janė produkt i nevojės shpirtėrore tė lebėrve pėr tė ditur mė shumė e mė saktė pėr trevėn e vet, pėr historinė e tė parėve tė tyre dhe pėr tua kaluar ato, qoftė edhe gojė pas goje nipėrve e mbesave nė breza. Edhe pse Labėria ėshtė njė krahinė e njohur dhe e njėsuar nė pamjen etnokulturore, ajo nuk ka kufij tė qartė ndarės gjeografik, sidomos nė anėsitė apo nė periferitė e saj. Po kėshtu janė bėrė e bėhen sygjerime pėr qartėsime tė lidhjeve tė Kaonisė sė hershme e tė kaonėve tanė pararendės me Labėrinė dhe lebėrit.
Nė pėrmasat qė lejon njė kre i kėtij historiku 15 vjeēar tė shoqatės Labėria, po ndalemi shkurtimisht nė kėto probleme, duke ju referuar kryesisht studiuesve vendas e tė huaj, e sidomos tė atyre tė shekujve tė kaluar, madje qė nga antikiteti.
Shtirja gjeografike e krahinės dhe bashkėsisė etnokulturore labe
Studiues tė ndryshėm, mbėshtetur nė studimet e vėzhgimet e veta, por edhe nė analizė tė tė dhėnave tė autorėve tė ndryshėm, vendas e tė huaj, duke mbajtur nė vėmėndje teguesit qė materializojnė njė bashkėsi etnokulturore tė njėsuar, japin njė pamje pėrgjithėsuese tė shtrirjes gjeografike tė Labėrisė sė sotme, por gjithsesi me dallime nga njėri te tjetri, pėrsa u takon kufijve anėsorė tė shtrirjes sė saj.
Krahina e Labėrisė, sikurse vė nė dukje Porf. Ismet Elezi nė botimin e tij tė njohur Kanuni Labėrisė, ėshtė njė bashkėsi e madhe etnokulturore e formuar nė njė komunitet autokton me gjuhė, zakone e tradita kulturore tė pėrbashkėta. Ajo shtrihet nė Jugė Perėndim tė Shqipėrisė, nė rrjedhėn e majtė tė Lumit Vjosa, qė pėrfshin rreth 500 fshatra dhe pėrbėn njėrėn prej tre grupeve kryesore etnohistorike tė Shqipėrisė sė Jugut, pra tė Toskėrisė.
Nė pamje mė tė pėrgjithshme, gjeografikisht, Labėria shtrihet nė hapsirėn nė mes tre urave: tė Drashovicės, tė Dragotit (Tepelenė) dhe tė Kalasės (afėr Delvinės). Sipas Sami Frashėrit, nė botimin e tij Dhe shkronjė (Bukuresht, 1898, vepra 1, f. 413), krahina e Labėrisė shtrihet nė Jugėperėndim tė Shqipėrisė, nga lumi Vjosa nė Verilindje deri nė bregdetin e Jonit e tė Adriatikut nė Perėndim, ndėrsa nė Jugė kufizohet me lumin Pavėl. Ajo pėrfshin Grykėn e Dukatit, tė Mesaplikut, Arbėrinė, Kurveleshin, Zhulatin, Rrėzomėn, Bregun e Detit, Rrėzėn e Tepelenės etj. Sami Frashėri pranon se ndėrsa Pėrmeti e Pogoni nuk pėrfshihen nė Labėri, Rrėzėn e Tepelenės si dhe krahinėn e Himarės, pa asnjė rezervė, i quan pjesė tė trevės sė Labėrisė.
Studiuesi i huaj J. G. Hahn, pasi jep kufizimet e pėrgjithshme tė krahinės, qė nga katundet afėr Vjosės e deri nė Delvinė, ku nuk futet Pėrmeti dhe Dropulli, mbėshtetur nė analizėn e shkrimeve tė autorėve, vendas apo tė huaj, thekson se Labėria pėrfshin krahinėn e Vlorės, krahinėn e Himarės, atė tė Delvinės
dhe atė tė Kurveleshit qė ngrihet nė Perėndim tė derdhjes sė Drinosit nė Vjosė dhe nė Jugė tė Tepelenės (Studime pėr Shqipėrinė, arkivi Institutit tė Historisė, f. 7).
Ndėrsa Ago Agaj, si njė studiues i pasionuar i trevės sė Labrisė, nė librin e tij pėr Luftėn e Vlorės flet pėr kufij natyralė tė Labėrisė duke i konkretizuar: Nė Perėndim deti Adriatik, nė Veri e Lindje lumi Vjosa gjer nė grykėn e Zagories, nė Jug Gryka e Selckės, pjesa Perėndimore e maleve tė Libohovės gjer nė Nepravishtė, prej ku dhe hidhet nė Qafėn e Muzinės, merr rrėzėn jugore tė maleve tė Delvinės dhe, duke formuar njė gjysėm harku, arrin nė Nivicė Buban e mbaron prapė nė det (Lufta e Vlorės, Tiranė, 2004,, f. 4).
Po kėshtu autori Kozma Thesproti nė librin e tij Gjeografi Alvanias kai Ipiru 1830-1831, (1964, f. 210), shkruan se banorėt e maleve tė Himarės deri nė Vlorė, duke filluar njė orė nga Veriu i Delvinės, quhen lebėr dhe vendi Labėri, veēanėrisht Arbėr, Arbanon (Arvanon)
Sikurse del nga autorėt e mėsipėrm, Labėria, nė pikėpamje gjeografike ka kufij tė pėrafėrt, orientues. Dihet historikisht se treva e Labėrisė, edhe pse njė trevė etnozakonore autoktone e gjeografike me tregues tė pėrbashkėt, nuk ka qėnė asnjėherė njėsi administrative apo principatė mė vete, me kufij tė mirėpėrcaktuar. Nė se brendėsia e trevės sė Labėrisė ėshtė e qartėsuar nė pamjen hapsinore tė banorėve tė saj lebėr, nė anėsitė e saj, pėrfshirja ose jo nė tė e pjesėve tė veēanta (krahina, fshtara etj) varet nga njė sėrė faktorėsh, qė gjithėkush mund ti mbajė nė vėmendje, pavarėsisht dallimeve a prurjeve tė vogėla nė rjedhat e kohės.
Studieusit e ndryshėm, pėr tė arritur nė pėrfundime pėr shtrijen e krahinės a trevės sė njėsuar etnozakonore, mbajnė nė vėmendje treguesit kryesorė, qė lidhen me etnografinė, polifoninė karakteristike, tė drejtat zakonore apo Kanunin qė ushtrohej e ushtrohet nė to. Nga kėto kėnde shikimi ėshtė pranuar e pranohet se brenda shtrirjes hapsirore tė parashtruar tė trevės sė Labėrisė ka edhe ndonjė fshat qė nuk ėshtė lab, sikurse jashtė kėsaj shtrirjeje ka edhe jo pak fshatra labė apo tė banuara tėrėsisht nga lebėr, me norma etnozakonore labe tė pėrshtatura krahinės ku ata jetojnė. Prof. Ismet Elezi, si njohės i mirė i Labėrisė dhe i sė drejtės zakonore tė saj, shprehet se burimi mė kryesor ku mund tė mbėshtetemi, nė pėrkufizimin e shtrijes sė Labėrisė e sidomos tė lebėrve si bashkėsi, ėshtė, pa dyshim, gojėdhėna popullore, vetė populli, i cili tregon se kush ėshtė lab dhe kush jo, si njė ndjesi e brendėshme e tij.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 89 here