Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 473 here

On line 109 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1038 here

On line 253 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 923 here

On line 253 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 789 here

On line 254 dite

video »

6/26/2008 3:52:04 PM

Italianet ne kerkim te investimeve te reja ne Shqiperi

EKSLUZIVE/ Sipermarresit italian hedhin syte drejt sektoreve te rinj te zhvillimit ne Shqiperi. Vendi i shqiponjave ka hapur dyert kesaj here per sipermarresit e rajonit te Piemontes, nje nder rajonet me te pasura ne Itali.


Doriana Metollari
drejtor@hermesnews.org
© 2008 HermesNews


26 Qershor 2008 - Per here te pare nje grup imprenditoresh (sipermarresish) italian te rajonit te Piemontes ne Itali, kane zhvilluar takime me sipermarres dhe drejtues ne nivel ministror ne Shqiperi.

Takimet i organizuan me iniciativen e Konsullit Shqiptar ne Torino Giovanni Firera. Ne delegacion merrnin pjese pergjegjes se organizatave ne Piemonte si CNA (Konfederata Nacionale e Artizaneve) e cila rregjistron rreth 60.000 ndermarrje dhe API (Shoqata e Ndermarrjeve te vogla) me rreth 3000 ndermarrje.

Per cfare diskutuat me partneret shqiptar?

Giovanni Firera: Kete udhetimin disa miq te mi gazetar e quajten te rendesishem; une e ndaj me ta kete mendim, pasi per here te pare pergjegjes se organizatave piemontese (CNA e API) kane vendosur ta kuptojne nga afer shqiperine, per te takuar lideret institucional dhe imprenditorial (Konfindustrise ne Shqiperi) dhe te analizojne sektoret ku mund te nderhyhet ne periudhe te shkurter kohe. Argumentet e prekura qene shume dhe paten si qellim; nje akses interesi drejt Shqiperise.

Cilat qene rezultatet e ketij takimi?

Giovanni Firera: Rrezultatet e takimeve te ndryshme qe paten ne - Ministrine e Ekonomise, Ministrine e Integrimit, Konfindustrine Shqiptare, ISSH Shqiperi – mendoj se kane qene jashtezakonisht te favorshme. Dialogu teknik ka qene i kenaqshem prandaj uroj qe rrezultatet e ketij takimi te shkurter te prodhojne efekte mjaft pozitive per Shqiperine.






Si e pate reazlitetin shqiptar? Gjetet njje klime te favorshme per investime?

Giovanni Firera: Realitetin shqiptar e kishin imagjinuar me te keq dhe ne fakt u cuditen kur gjeten ne Tirane dhe ne Durres qytete me prespektiva te forta europiane, me nje prespektive social zhvillimi, por mbi te gjitha me nje vullnet te forte per t’u rritur e permiresuar.

U gjeten shume aspekte pozitive, me deshire shume per te bere dhe vepruar, vecanerisht ne infrasktrukture. Ka nje trend pozitiv ne te cilen italianet mund te luajne nje rol te rendeishem, vec te tjerash sepe eshte mjaft e favorshme te shkosh ne nje vend te huaj dhe ta ndjesh veten komod pasi te gjitha flasin gjuhen tende, pastaj ne Shqiperi Italia konsiderohet nje nacion guide.

Nje miqesi e vjeter qe ia vlen te kultivohet dhe te rritet, uroj me programe bashkepunimi me te shumte dhe projekte italiane konkrete. Me kete udhetim nuk kam dashur te organizoj vetem takime, por te perpiqem te krijoj nje dialog konstruktiv mes strukturave dhe njerezve qe flasin te njejten gjuhe, ajo e ekonomise dhe sipermarrjes.




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 95 here