Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
6/26/2008 3:23:33 PM
Kriza e Madhe e viteve '30 dhe gjendja e sotme e ekonomisė
Ekonomistėt kanė filluar tė bėjnė paralelizėm midis ekonomisė sė tanishme amerikane dhe periudhiudhės sė Krizės sė Madhe ekonomike tė viteve 1930
Marre nga Zeri i Amerikes
info@hermesnews.org
26 Qershor 2008- Ekonomistėt kanė filluar tė bėjnė paralelizėm midis ekonomisė sė tanishme amerikane dhe periudhiudhės sė Krizės sė Madhe ekonomike tė viteve 1930. Gazetarja pėr ekonominė dhe historiania e njohur Amity Shlaes paralajmėron nė librin e saj tė ri The Forgotten Man - Njeriu i Harruar, se do tė ishte gabim tė pėrsėriteshin politikat qeveritare tė periudhės sė Krizės sė Madhe. Marrėveshja e Re u paraqit nga Presidenti Franklin Roosevelt mes viteve 1933 dhe 1938 pėr tė reformuar sistemin financiar amerikan dhe pėr tė gjallėruar ekonominė gjatė periudhės sė Krizės sė Madhe. Nė librin e saj, Amity Shlaes thotė se kjo politikė asnjėherė nuk pati sukses pėr tė ndihmuar njeriun e harruar nė fundin e piramidės ekonomike. Ajo pėrpiqet nė librin e saj tė tregojė se aktivizmi i qeverisė federale duke pėrdorur shpenzimet qeveritare dhe programet sociale pėr tė rimėkėmbur ekonominė, nuk funksionoi. "Pamė shumė ligje tė mbrapshta qė u formuluan nė emėr tė politikave dhe rimėkėmbjes qė nė fakt ngadalėsuan ekonominė. Ngritėm ēmimet e fuqisė punėtore nė Shtetet e Bashkuara, kur miratuam ligjin e famshėm tė punės nė vitin 1935. E rritėm kėtė ēmim nė njė kohė kur kompanitė nuk mund ta pėrballonin atė dhe kjo solli probleme duke kontribuar nė depresionin e asaj kohe".
Gazetarja dhe ekspertja e Kėshillit pėr Marrėdhėniet me Jashtė beson se asnjė zhvillim i vetėm ekonomik nuk i ka transformuar politikat amerikane mė shumė sesa Depresioni i Madh. Qė nga kriza e madhe e tregut tė aksioneve nė vitin 1929 deri nė hyrjen e Shteteve tė Bashkuara nė Luftėn e Dytė Botėrore, ekonomia e vendit ngeci, me njė nivel tė papunėsisė nė gati 20 pėrqind. Fillimisht nėn politikat e presidentit Herbert Hoover dhe mė pas nėn ato tė Franklin Rooseveltit, thotė zonja Shlaes, qeveria federale u bė gjithnjė e mė ndėrhyrėse duke u bėrė mė e madhe sesa vetė shtetet. "Mėsimi i parė ėshtė se kjo pėrqasje nuk ėshtė aq ndihmėse dhe nuk i ndihmoi Shtetet e Bashkuara nė vitet 30. Mėsimi i dytė mendoj se ėshtė qė politikat monetare janė shumė e rėndėsishme. Amerika kishte njė deflacion tė tmerrshėm nė atė periudhė dhe Roosevelti u pėrpoq ta zgjidhte atė duke arritut tė bėnte diēka". Autorja argumenton se gjatė viteve 1930, qeveria federale mendoi se pushteti i saj ishte i nevojshėm pėr ta nxjerrė vendin nga depresioni, kėshtu qė Roosevelti njoftoi njė Marrėveshje tė Re pėr popullin amerikan. Ai shtoi subvencionet pėr fermerėt, ndryshoi sistemin bankar dhe krijoi
Administratėn pėr Rimėkėmbjes Kombėtare e cila rregullonte shumė aspekte tė biznesit derisa u shpall jokushtetuese nė vitin 1935. Me krijimin e sistemit tė Sigurimeve Shoqėrore dhe programeve qė lidhen me tė, Amity Shlaes thotė se presidenti Roosevelti zgjeroi ndikimin e qeverisė federale, shtoi personelin e saj dhe krijoi botėn politike nė tė cilėn jetojmė tani. Ajo thotė se presidenti i ardhshėm amerikan nuk duhet tė rivendosė tė njėjtat mundėsi ndėrhyrjeje si Roosevelti nė ekonominė e tanishme tė dobėsuar.
"Nė se Barack Obama ose John McCain do tė vinin e tė thoshin na duhet njė instrumet me njė forcė tė paimagjinueshme, siē bėri Roosevelti kur erdhi nė postin e tij, kjo do tė trembėte tregun dhe ne tė gjithė do tė paguanim pasojat e saj". Nė librin e saj The Forgotten Man, gazetarja Shlaes thotė se mendimi i tanishėm ėshtė se Marrėveshja e Re ishte modeli mė i mirė qė kemi pėr atė ēfarė mund tė bėjė qeveria pėr shtresat e ulta tė shoqėrisė, si nė kohė krizash ashtu edhe nė kohėn e njė stabiliteti ekonomik. Por ajo argumenton se si presidenti Hoover edhe Roosevelt mbivlerėsuan vlerat e planifikimit, intensifikuan dhe i shtynė tė njėjtat probleme qė kėrkonin ti ndreqnin. Ajo thotė se politikat e Marrėveshjes sė Re nuk duhet tė modifikohen pėr tu pėrshtatur nė ekonominė e sotme.
"Duhet tė kemi njė arsim tė lartė mė tė mirė, kemi nevojė pėr njė sistem tė thjeshtė me taksa tė uta, duhet ta ēojmė sistemin e sigurimeve shėndetėsore mė shumė drejt sektorit privat. Kontributet tona pėr ēėshtjet sociale janė mė pak sesa nė Evropė, dhe ne kemi pasurinė dhe besimin pėr ti reformuar ato. Pra pėr tė mėnjanuar ngecjen ekonomike nė Shtetet e Bashkuara duhe tė bėjnė tė gjitha kėto". Libri The Forgotten Man vė njė theks tė veēantė nė ata qė nuk pėrfituan nga programet e Marrėveshjes sė re dhe sesi atyre iu desh tė paguanin pėr shpenzimet e mėdha qeveritare. Amity Shlaes thotė se beson se realiteti mė i rėndėsishėm pėr tu mbajtur mend nga brezi ynė ėshtė se pa politika tė reja qeveritare, fėmijėt tanė do tė duhet tė paguajnė ēmimin.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 67 here