Video
Links
- "Amicizia"
- Aktuale
- Albacenter
- Albaniaonline
- Albaniasport
- Albaradio
- Albdreams
- Albemigrant
- Albplanet Studios
- Argent Muriqi
- Bathbathponjekokerr
- Bigtown
- Blog di Beppe Grillo
- Bulevard
- Chat Muzik
- Comune di Torino
- Dardania
- Explorerunivers
- Femra & Djem
- Festivali45
- FieriCom
- Filma Shqip
- Fjalori-anglisht-shqip
- ForumiShoqeria.net
- ForumiShqip
- Fundjava
- Gjithcka per studentet
- Glocal
- Gusti's News
- Horoskopi Ditor
- Horoskopi Shqip
- Horoskopi Sot
- ICCHRA
- Iliria
- ISSH
- Karilon
- Knaqu
- Konsullata e Shqiperise ne Torino
- konsumerizem 101
- Logos-Albania
- Matrapapupa, faqja e Astrit Canit
- Media Al
- Mergimtari
- Muzik Klipe
- Muzik Mp3
- Nėnė Shqipėri
- Orchestrashow
- Pallatica.Info
- Portali Shkodran
- Portokalli
- Revista Kuvendi
- Rinia Rinore
- Rinia Shqiptare nė Norvegji
- Rruzull
- Shkodranews
- Shqip.dk
- Shqip.it
- Silvana Brace
- SMS Falas
- Steve Garfield's Video Blog
- Studentet Shqiptar ne Torino
- Studentet.Info
- Studenti
- Transnational Perspectives
- Turisalba
- Universiteti i Vlores
- Vatra Arbereshe
- Vrima e Celesit
- WebShqip
- Zekthi
- Zemer Shqiptare
6/26/2008 3:02:37 PM
Prishtina vlerėson koalicionin pro-evropian nė Serbi
Institucionet e Kosovės kanė pėrshėndetur arritjen e njė marrėveshje ndėrmjet demokratėve dhe socialistėve nė Serbi pėr formimin e qeverisė sė re atje
info@hermesnews.org
26 Qershor 2008- Institucionet e Kosovės kanė pėrshėndetur arritjen e njė marrėveshje ndėrmjet demokratėve dhe socialistėve nė Serbi pėr formimin e qeverisė sė re atje, megjithėse nuk presin njė ndryshim tė madh nė qasjen e Beogradit zyrtar ndaj ēėshtjes sė Kosovės. Zėvendėskryeministri i Kosovės, Ramė Manaj tha pėr BBC-nė se ēdo kombinim qeveritar qė do tė demonstrojė frymėn proevropiane do tė jetė nė radhė tė parė nė dobi tė vet Serbisė si dhe stabilitetit nė rajon. Ai tha se qeveria e Kosovės e sheh me optimizėm formimin e qeverisė sė re tė Serbisė. 
"Ndonėse nuk mund tė them se presim efekte tė drejtpėrdrejta tė relaksimit tė marrėdhėnieve, njė kabinet qeveritar i cili do tė demonstrojė nė punėn e tij frymėn evropiane dhe orientimin pėr integrime evropiane, vlerėsojmė se nė mėnyrė indirekte do tė ketė efekte edhe nė relaksimin e marrėdhėnieve ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės", tha Manaj. Ndryshe mendon nėnkryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės nė opozitė, Ahmet Isufi. Ai vlerėson se koalicioni ndėrmjet Partisė Demokratike tė presidentit Tadiē dhe Partisė Socialiste tė ish presidentit, Slobodan Millosheviē ėshtė njė aleancė e brishtė, pasi sipas z.Isufi kėto dy parti nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt. Ai thotė se Partia Socialiste nuk ėshtė reformuar as pas vdekjes sė Millosheviē dhe ka tė njėjtėn qasje ndaj Kosovės. "Beogradi do tė ndryshojė qasjen vetėm nė sipėrfaqe, por nė thelb ajo do tė jetė njė politikė qė ka vazhduar tė jetė e tillė, e pareformuar dhe me mekanizma qė janė anti-Kosovė, sepse tėrė kohėn ėshtė investuar qė nė Kosovė tė ketė struktura paralele tė ndihmuara nga qeveria e Beogradit dhe poashtu kemi tė bėjmė me njė qasje negative ndaj Kosovės", u shpreh Isufi.
Njė pėrfaqėsues i serbėve tė Kosovės, Oliver Ivanoviē, qė ėshtė poashtu zyrtar i Partisė Demokratike tė presidentit Tadiē, thotė se qeveria e re nė Serbi do ta ofrojė mė shumė Beogradin me Brukselin. "Sa i pėrket Kosovės, ėshtė e sigurtė se kjo qeveri do tė ketė njė qasje pragmatike dhe unė insistoj nė atė se duhet tė merremi me statusin e njerėzve, sepse statusi i Kosovės nuk zgjidhet kėtu, por nė Nju Jork dhe nė Bruksel. Prandaj kjo qeveri duhet tė ketė njė retorikė tė tillė qė mundėson vendosjen e marrėdhėnieve mė tė mira me misionin ndėrkombėtar nė Kosovė, me UNMIK-u e kjo nėnkupton kushte mė tė mira tė jetės pėr serbėt qė kanė mbetur tė jetojnė kėtu", tha .Ivanoviē.
Rivendosja e dialogut Prishtinė-Beograd
Formimi i qeverisė sė re nė Beograd vlerėsohet si i rėndėsishėm nė Prishtinė edhe pėr shkak tė rivendosjes sė dialogut ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė. Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Mon ka propozuar qė Prishtina dhe Beogradi tė rifillojnė bisedimet nė gjashtė fusha: nė polici, drejtėsi, dogana, menaxhim tė vijės administrative, nė ruajtjen e trashėgimisė fetare dhe nė fushėn e transportit dhe telekomunikacionit. Rolin udhėheqės nė bisedimet e pritshme ndėrmjet palės kosovare dhe asaj serbe pritet ta ketė UNMIK-u. Shefi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, Lamberto Zannier ka deklaruar se sapo tė formohet qeveria e re, do tė vendos kontaktet me Beogradin, me qėllim tė shikimit tė mundėsive pėr rifillimin e dialogut ndėrmjet palės serbe dhe asaj kosovare.
"Unė po ndjek zhvillimet nė Beograd dhe po pres formimin e qeverisė sė re, pastaj menjėherė do tė bėj kėrkesė pėr hapjen e bisedimeve.
Do tė shkoj nė Beograd dhe do tė shoh cili ėshtė interesi i tyre pėr kėtė dialog, do tė bisedoj me autoritetet serbe se si dėshirojnė t'i strukturojnė bisedimet. Do tė shohim a ka kushte pėr tė pasur takime tė pėrbashkėta apo tė zhvillojmė diplomaci fluturuese", tha Zannier. Kreu i UNMIK-ut ka thėnė se roli i tij nė bisedimet e pritshme ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit do tė jetė lehtėsimi i tyre. "Nuk e shoh veten si ndėrmjetėsues, nuk e shoh veten duke propozuar ide apo iniciativa, unė dua tė jem lehtėsues dhe kjo ėshtė diēka qė ua kam thėnė qartė autoriteteve tė Kosovės", deklaroi ai. Qeveria e Kosovės ende nuk ka njė qėndrim rreth rifillimit tė mundshėm tė dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.
Zėvendėskryeministri Ramė Manaj tha se qeveria ėshtė duke analizuar nėse duhet tė bisedohet me Beogradin pėr fushat tė cilat i ka propozuar sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Mon. Ai la tė hapur mundėsinė e bisedimeve pėr ēėshtje teknike, por pėrjashtoi rihapjen e negociatave pėr ēėshtjen e statusit. "Ajo ēka nuk mund tė bisedohet me Serbinė, por jo vetėm me te, ēėshtjet rreth statusit. Statusi i Kosovės tashmė ėshtė definuar, ėshtė shpallur pavarėsia, ėshtė njohur nga 43 vende, procesi i njohjes vazhdon dhe ēėshtja e statusit ėshtė e padiskutueshme. Ne jemi tė interesuar qė me Serbinė tė kultivojmė marrėdhėnie tė mira si me tė gjitha vendet e rajonit dhe ēėshtjet me interes reciprok edhe mund tė shtrohen dhe diskutohen", tha zv/kryeministri Ramė Manaj.
Pėrfaqėsues tė opozitės ndėrkaq e vlerėsojnė tė parakohshme idenė e Kombeve tė Bashkuara pėr rivendosjen e dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit. Nėnkryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ahmet Isufi thotė se me Serbinė mund tė bisedohet vetėm pasi ajo ta njohė pavarėsinė e Kosovės. "Ne besojmė se Serbia ka obligim qė tė njohė realitetin e krijuar nė Kosovė, tė heqė dorė nga sistemi paralel qė dėshiron ta krijojė me serbėt e Kosovės pėrmes mbajtjes sė zgjedhjeve jolegjitime, prandaj njė dialog i tillė ėshtė herėt tė paramendohet. Duhet sė pari, tė dyja shtetet tė kenė qasje mė positive ndaj njėra tjetrės pėr tė pasur mundėsi qė tė kenė njė dialog rreth Kosovės. Serbia nuk po tregon shenja tė ndryshimit tė pozicionit tė saj dhe tani dialogu ėshtė shumė larg", tha z.Isufi.
Dialogu. jo nė nivelin politik
Rivendosja e dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit do tė jetė njė punė e vėshtirė. Kjo pėr shkak se Serbia refuzon ta pranojė palėn kosovare nė bisedime si delegacion tė njė shteti tė pavarur dhe sovran. Politikani Serb, Oliver Ivanoviē thotė se bisedimet nė nivelin e lartė politik, tani pėr tani, janė tė pamundura. "Mendoj se vendosja e raporteve ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit nuk ėshtė e mundur, sė paku jo nė nivelin e lartė politik, Serbia nuk e ka njohur dhe nuk do ta njohė pavarėsinė e Kosovės. Rrjedhimisht ndonjė trup teknik mund tė bisedojė, por organet mė tė larta shtetėrore tė Serbisė nuk do tė pėrpiqen tė kontakojnė me pėrfaqėsuesit e Serbisė", thotė z.Ivanoviē dhe shton: "Dialogu ėshtė i nevojshėm gjithmonė por ėshtė me rėndėsi qė askush tė mos nxjerrė pėrfundime politike. Kosova nuk mund tė pėrfaqėsohet nė kėto bisedime si shtet i pavarur. Nėse kemi njė pėrfaqėsim tė institucioneve tė pėrkohshme vetqeverisėse tė Kosovės nėn autoritetin e UNMIK-ut, mendoj se kjo do tė paraqiste problem shumė mė tė vogėl", shprehet politikani Serb, Oliver Ivanoviē.
Delegacionet e Prishtinės dhe tė Beogradit janė takuar shumė herė gjatė procesit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, por kanė dėshtuar tė gjejnė njė zgjidhje kompromisi, pėr shkak tė qėndrimeve skajshmėrisht tė kundėrta. Analistėt thonė se ėshtė vėshtirė tė besohet qė Prishtina dhe Beogradi tė mund tė zhvillojnė bisedime qė do tė prodhonin ndonjė rezultat, pėrderisa Serbia nuk njeh realitetin e krijuar nė Kosovė dhe vazhdon tė forcojė strukturat e saj paralele. Nė fundjavė udhėheqėsit serbė kanė paralajmėruar formimin e njė Kuvendi Serb tė Kosovės, nė tė cilin do tė marrin pjesė 45 pėrfaqėsues tė dalė nga zgjedhjet e fundit tė Serbisė.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 64 here