Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 305 here

On line 65 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 885 here

On line 209 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 777 here

On line 209 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 666 here

On line 210 dite

video »

6/26/2008 9:45:15 AM

Myfarete Laze: 'Ramiz Alia mė hapi rrugėn e kėngės'

EKSLUZIVE/ Myfarete Laze: 'Mė e rėndėsishmja ka qenė pėr mua bashkėpunimi me Zhulianėn nė vitin 1999 me kėngėm 'Tė ndez njė shpresė'


Albert Zholi
a_zholi@yahoo.com


26 Qershor 2008 - Dhe pse e kam takuar disa herė kėngėtaren e mirėnjohur Myfarete Laze, munda ta marr nė intervistė nė ditėn e promovimit tė librave tė poetes Zhuljana Jorganxhi. Si gjithmonė e qeshur dhe energjike, ajo kėndoi live, duke sjellė njė atmosferė krejt tjetėr nė sallėn e Operas dhe Baletit. Skena pėr tė ėshtė pjesa mė magjike e jetės, pasi emocionet nė rrjedhėn e viteve kanė qenė tė panumėrta. Rruga e saj skenike i pėrngjan lundrimit tė njė anijeje nė tė gjitha stinėt e vitit, ku kalon valė, dallgė, stuhi, ciklone, rrebeshe detare, por nė fund del nė breg fitimtare dhe e sigurt. Sipas saj puna dhe humori janė sekretet e suksesit dhe siguria e hapave tė jetės.

Do tė na thoni diēka mbi bashkėpunimin tuaj me poeten Zhuliana Jorganxhi?

Kam pasur fatin qė tė kem disa bashkėpunime me Zhuliana Jorganxhi dhe gjithmonė jam krenuar me jetėn time artistike se kam punuar me poetėt mė tė mirė dhe me kompozitorėt mė tė mirė shqiptar. Duke e ditur shpirtin e Zhulianės duke parė frymėzimin e Zhulianės, trajtimin qė na ka bėrė Zhuliana ne kėngėtarėve tė reja, kam krijuar njė besim tė paparė dhe ky besim ishte bashkė me fjalėn qė ajo dha bashkė me poezinė e saj. Ka qenė dhe mbetet pėr mua shėmbėlltyrė e korrektėsisė dhe pėrgjegjėsisė sė madhe nė punė. Kur lexoja tekstet e saj, pėrqėndrohesha e tėra. Mė jepte emocion. Poezia e saj tė detyronte tė jepje maksimumin. Njė poete potente qė tė ngjall zili, nė kuptimin e mirė tė fjalės.

Kur ka qenė bashkėpunimi i parė me Zhulianėn?

Bashkėpunimi i parė ka qenė nė vitet ‘78, me kėngėn “Shoqet ilegale” me muzikė tė Agim Prodanit, ku u vlerėsuam edhe me ēmim tė parė. Njė tekst qė mund tė jetė ndėrruar mbi 70 herė se ishte me porosi, ajo donte me thėnė tjetėr gjė dhe ja ndryshonin. Bile edhe tre ditė para festivalit ia kanė ndėrruar tekstin, kjo ishte e pabesueshme.

Ju kishit vite qė kishit dalė nė skenė pasi morėt kėtė lloj bashkėpunimi?

Ky ishte bashkėpunimi i parė nė vitin 1978, dhe unė isha 18 vjeē. Kjo ishte dhe dalja ime e parė nė festival dhe mora ēmim tė parė me dy kollosa Zhuliana Jorganxhi dhe Agim Prodanin. Njė eksperiencė e shkėlqyer. Njė moment qė i kalon kufijtė e pėrshkrimit normal.

Si u ndjeve atė ditė ti, njė kėngėtare me dy kollosa merr ēmim tė parė?

Atė ditė unė nuk kam qenė e vetėdijėshme pėr ēmimin, kam qenė shumė e re. Njerėzit mė uronin, por nuk ia dija vlerėn, mė vonė kam ditur ē’peshė mbaja dhe mbaj ende. Pra sot po ja njoh vlerėn. Por mė e rėndėsishmja ka qenė pėr mua bashkėpunimi me Zhulianėn nė vitin 1999 me kėngėm “Tė ndez njė shpresė”, kur ishte koha e tranzicionit nė Shqipėri, ajo shkroi njė tekst brilant, ku thotė:

Kape ditėn tėnde mos e mbyt me lot
Mos i thuaj vetes tė rrosh apo tė mos rrosh
Hape zemrėn, ndize shpresėn
Tė jetoj me ty njeri
Dhe mos thuaj duke ndenjur
Mė shpėto perėndi


Kjo pėr mua ėshtė njė mrekulli qė Zhuliana ma ka falė. Duket sikur vargjet burojnė nga qielli dhe frymojnė fllad pranveror. Kėto vargje tė relaksojnė, tė ndezin imagjinatėn, tė shtyjnė drejt qetėsisė shpirtėrore.

Sa bashkėpunime keni bėrė me Zhulianėn dhe me Agimin?

Me Agim Prodanin kam 4 bashkėpunime, ndėrsa me Zhulianėn kam 12 bashkėpunime. Ishte ajo kohė kur ne vinim nė festival dhe nuk kishim telefona dhe donim tė flisnim me familjen. Tirana atėherė pėr ne nga Shkodra na dukej shumė larg. Shkonim tek PTT-ja dhe centralistja na thonte shko tek 3, apo 4 dhe tė prisje radhėn. Radhė pa mbarim. Kudo radhė. Ishte ftohtė, binte shi, dhe fėmijėt shkonin nė shkollė dhe unė nuk i shihja. Nuk dija ēfarė bėnin. Atėherė nuk ishte rruga si tani qė shkon pėr 2 orė. Ne flinim nėpėr hotele dhe fėmijėt i linim nė shtėpi duke menduar vazhdimisht pėr ta. Dhe i thoshja Zhulianės nuk munda tė flas me fėmijėt dhe qaja. Dhe ajo thoshte:

Zėri yt nė telefon
mė tha pranė teje
zėrin tėnd se harroj
unė prapė tė erdha


ishin katėr vargje dhe mbas tre vjetėve Zhuliana e ktheu nė poezi tė plotė kėnge.

Kush ka qenė dita mė e bukur e jetės suaj nė skenė?

Unė kam shumė ditė tė bukura. Ditė tė bukura kanė qenė kur kam kėnduar “shoqet tona ilegale”, “nėn kurorėn e ullirit”, “udhėt e atdheut”, “nė pragun e vegjėlisė”, “eja”, “A ta ndez njė shpresė”, etj.. Kam shumė momente tė bukura dhe nuk i ndaj dot.

Po dita mė e vėshtirė nė skenė kur ka qenė?

Dita mė e keqe pėr mua ka qenė dita e tretė e festivalit tė parė (pėr mua), kur nuk mė lanė tė hyja tė kėndoja. U befasova. Ēfarė kisha bėrė? Nuk mund ta mendoja veten atė mbrėmje jashtė skenės. Isha nė momentet mė tė bukura tė jetės. Prisja jashtė dhe nuk kuptoja asgjė. Kam hyrė nė festival 10 minuta pėrpara se tė kėndoja. I jam shumė mirėnjohėse shokut Ramiz Alia qė megjithė letrat anonime qė kishin ardhur nga Saranda pėr mua, ai tha se kjo vajzė do tė kėndojė. Pra ajo ditė e keqe, pati edhe njė ditė tė mirė. M’i hapi rrugėt e jetės. Mė solli pranverė nė rrugėn e bukur tė kėngės. Po tė mos ishte ky moment ndoshta... Qielli i nxirė ndriēohet nė momentin kur shpresa venitet.

Si e keni ndjerė veten me kėtė tranzicion?

Ėshtė njė tranzicion i gjatė, ku fajin kryesor e kemi vetė.


Sa kėngė keni nė repertorin tuaj?

(Qesh), tani po e bėj iventarin. Tani po kėndoj ...

Nė kėtė sallė ju ndoshta sillni njė atmosferė krejt tjetėr. Humor, batuta, pėrshėndtje ...po si nėnė si jeni ?

Humorin nuk e ndaj nga vetja. Shkodra ma ka kultivuar deri nė detaj. Humori mė jep forcė. Ndoshta se shkodranėt e kanė nė gjak humorin. Ndėrsa me vajzat ruaj sensin e masės. E qeshur, por edhe kėrkuese kur duhet. Mė ka qėlluar tė shkėputem shpesh prej tyre nėpėr turne koncertesh dhe nė shumė raste edhe kam bėrė lėshime nė emėr tė sė mirės. Por dhe atyre u kam kultivuar dėshirėn pėr punė dhe humorin e sinqertė.






Sot kėtu ka shumė poetė dhe kėngėtarė, ndjeheni mirė mes tyre?

Artistėt shqiptarė janė heronj, janė tė veēantė. Jo se janė tanėt...Dikur janė privuar shumė, sot u duhet tė sakrifikojnė po aq shumė sa u ėshtė privuar. S’ka njė status pėr ta, s’ka njė rregullator tė punės sė tyre. Nė tė dy sistemet ata kanė sakrifikuar shumė.

Me se po merret aktualisht Myfaretja?

Me shumė projekte. Por sot s’mund tė flas mė shumė. Pra ndoshta troket njė kėngė e re, apo njė album i ri.

Vitet kalojnė ju po aq dinamike dhe e freskėt. Nė kėto kapėrcime vitesh nuk ka ndryshuar asgjė tek Myfaretja?

Sigurisht ka ndryshuar. Bile pėr mirė. Po tė them se tashmė jam bėrė mė e duruar, mė kėmbėngulėse, mė e fortė, … Jeta mė ka kalitur. I ruhem shumė debatit dhe u hap rrugė inatēinjve.




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 86 here