Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 305 here

On line 65 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 885 here

On line 209 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 777 here

On line 209 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 666 here

On line 210 dite

video »

6/26/2008 9:01:38 AM

Shqiperia ofron nje miks ēudish dhe sharmi

Shqipėria merr sėrish vlerėsimet pozitive nga mediat ndėrkombėtare, si njė vend qė shumė shpejt do tė jetė pjesė e Bashkimit Europian, dhe qė ka marrė njė ftesė nė Samitin e Bukureshtit, pėr nė NATO, falė zhvillimit tė shpejtė nė infrastrukturė dhe ekonomie gjithnjė e nė rritje, por edhe nė luftėn me zero tolerancė ndaj krimit e korrupsionit.


Beqir Sina/ New York
BeqirS@aol.com


26 Qershor 2008 - Gazeta mė e madhe dhe mė e lexuara me rreth 2 milion kopje nė ditė nė tė gjithė territorin e SHBA-ės, prestigjozia e Kalifornise "San Francisco Chronicle" i ka kushtuar disa javė mė parė, nė njė editorial eskluziv zhvillimit tė shpejtė tė Shqipėrisė, pas rrėzimit tė komunizmit dhe hapjes sė saj - sidomos turizmit nė Shqipėri. “Shqipėria, ėshtė njė vend i pėrshtatshėm pėr tė bėrė turizem dhe shihet si njė vend qė po rrit zhvillimin e industrisė sė turizmit dhe industrisė.

Por, edhe njė vend i sigurt pas ngjarjve tragjike tė 1997, kur njerezit bridhnin rrugve me kallashnikov nė dorė
”, - ėshtė cilėsuar Shqipėria nė editorialin rekreativ tė gazetarit amerikan Bill Fink, i cila sapo ishte kthyer nga Shqipėria.

Artikulli me titull "Shqiperia ofron nje miks ēudish dhe sharmi", shkruar nga gazetari Bill Fink, shoqėruar me foto nga Berati, per gazeten me te madhe dhe me prestigjoze te Kalifornise San Francisco Chronicle, te djelen e e pare te qershorit. sipas tė cilit, “Shqipėria merr sėrish vlerėsimet pozitive nga mediat ndėrkombėtare, si njė vend qė shumė shpejt do tė jetė pjesė e Bashkimit Europian, dhe qė ka marrė njė ftesė nė Samitin e Bukureshtit, pėr nė NATO, falė zhvillimit tė shpejtė nė infrastrukturė dhe ekonomi gjithnjė e nė rritje, por edhe nė luftėn me zero tolerancė ndaj krimit e korrupsionit”.

"Shqiperia ofron nje miks ēudish dhe sharmi, shkruan Bill Fink per gazeten me te madhe dhe me prestigjoze te Kalifornise San Francisco Chronicle te djelen e e pare te qershorit. "Reklamat per turizem aventuresk ne Shqiperi vazhdojne. Shqiperia eshte nje perle e pa zbuluar. Rrezimi i statujes se "djallit" ne mes te Tiranes (Enver Hoxhes), fshirja e tij nga faqeja e nje mali - duket se nuk kane qene te lehta per Shqiperine, shkruan ne fillim te artkullit autori. Autori shkruan per nje sharm te mrekullueshem te qytetit te Beratit. Ai eshte i mrekulluar nga Berati, antika e tij dhe origjina shekullore e ketij qyteti turistik, me nje pamje terheqese dhe magjepse per turistet."

"Berati ėshtė njė ndėr qytetet e rrallė, i cili i takon agimit tė njerėzimit. Njė kohė, kur ujrat rridhnin tė pakontrolluara dhe shkatėrruese, nė kėtė zonė u krijua njė masiv shkėmbi, i zbuluar nga natyra nė sajė tė kėtij lumi, i cili duket tė jetė vėnė posaēėrisht pėr tė mirėpritur njė qytet ku jeta filloi tė organizohej pėr mė shumė se 2400 vjetė. Ky qytet, rezultat i fantazisė sė rafinuar, tėrhoqi poetėt tė shkruajnė dhe piktorėt tė pikturojnė. Qytetet si Berati kanė njė gjenezė jo tė thjeshtė. Periudha e para-qytetėrimit zgjati gati dymijė vjet.

Zbulimi nė muret e kėshtjellės, i dy ēekiēėve prej guri dhe mbetjeve metalike (pėrbėrė prej bakri dhe bronzi), qė i pėrkasin fillimit tė periudhės sė bronzit (dymijė vjet para Krishtit) e provojnė kėtė.Zbulimet e mėvonshme tė shumė pjesėve prej qeramike, tregojnė shtimin e ngulimeve tė bėra nė kėtė qendėr, derisa nė shekullin e IV para Krishtit vendi u transformua nė njė kėshtjellė nė kodėr djathtas lumit Osum, e cila shėnoi origjinėn e qytetit. Kėshtjella me bazamente ilire, u ruajt nė shekuj dhe nė shekujt
"

- Pesė gjerat me tė veēanta pėr Shqipėrinė e shqiptarėt
1 .Bunkier , bunkier bunkier : Shqipėria ka mijėra bunkier betoni tė mbira si kėrpudhat, nė ēdo "pėllėmbė" tė tokės shqiptare, ndėrtuar nė kohėn e Luftės sė Ftohtė. Disa prej tyre janė lėnė "djerrė", disa janė lyera me ngjyra tė bukura murale, ndėrsa disa tė tjera janė kthyer edhe nė kafe-bar.

2 .Zoti e Bekoftė Amerikėn.
Pėr atė qė SHBA-sė, bėnė mė 1999 kur ndihmuan vėllezėrit kosovar, nga spastrmi etnik serb. Amerikanėt, janė populli mė dashur i shqiptarve, tė cilėt(shqiptarėt) janė mė pro- amerikanėt nė botė. Flamurin amerikan, e gjenė nė ēdo institucion shqiptar, shtėpi, rrugė, lokal duke e valvitur nė shehshet shqiptare.

Tė takosh njė shqiptar, sapo t'i thuash qė jam amerikan , merr njė shtrėngim dore tė fortė dhe njė "Falenderim shumė tė ngrohtė - Ju faleminderit pėr atė ēka keni bėrė pėr ne " i thonė shqiptarėt ēdo turisti amerikan.


3 Shqipėria, ėshtė vendi i traditave tė ēuditshme.
Shumė zakone tė tyre nė Amerikė nuk njihen fare. Disa tė tjera janė si nė Amerikė. Kėtė e veren kur takohesh me njė shqiptarė.

4. Koha kur , bregdeti "magjik" shqiptarė ishte i rrethuar nga bazat ushtarake e ruhej nga ushtarėt "Dr. Djallit" siē i thėrrasin tashti shqiptarėt ish diktatorit tė tyre Enver Hoxhės, ka pėrfunduar. Bregdeti, ėshtė njė perlė e vėrtet, nga Shkodra, Shėngjini, Durrėsi, Divjaka, Semani, Vlora, Dhermiu, Himara e Saranda, e hapur dhe e lirė pėr turisimin me hotele teper luksoze.

5 . Mbreti Zog, tash ka mbetur si emėr, i cili u bė Mbret nė 1928, dhe pasi Italia fashiste pushtoi vendin, Mbreti Zog dhe familja e tij u largua nė exil. Mbreti Zog vdiq mė 1961. Nipi i tij princi Leka ėshtė bėrė pjesė e qeverisė sė kryeministrit Berisha.

Turistet qė do tė vizitojnė Shqipėrinė, kėtė vit do tė jenė edhe mė tė sigurt, tani qė Shqipėria u pranua nė NATO, pasi kjo e fundit gjithsesi do tė jetė e detyruar tė mbrojė shtetasit e vet. Investimet nė bregdet janė realizuar me 101.1% mė shumė se nė vitin 1984. “Plazhet tona janė tė uritura pėr mish turisti” ka puhuar Ministri i Turisimit Ylli Pango, “por koha e keqe me shi, e nxitur nga opozita, u pėrpoq tė sabotonte sezonin turistik. Njė tentativė e dėshtuar nuk e ndal ministrinė e Turisimit, sepse turisimi ėshtė detyrė mbi detyrat”, citohet tė ketė thėnė ministri Pango .



© 2008 HermesNews





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 50 here