Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohëzgjatja: 0:0

Pare 473 here

On line 110 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohëzgjatja: 3:42

Pare 1039 here

On line 254 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohëzgjatja: 0:29

Pare 926 here

On line 254 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohëzgjatja: 0:0

Pare 791 here

On line 255 dite

video »

6/26/2008 3:23:20 AM

Betohen se do vdesin te virgjera, per te ruajtur burrerine e shtepise

Burreria e grave malesore dhe vdekja e tyre te virgjera


Edison Myrteza
edikorca@yahoo.com


26 Qershor 2008- Pash Keqi e kujton diten e 60 vjeteve me pare, kur ka vendosur te behet mashkull. Ka hedhur tej veshjet e tij te zeza te femres, duke hedhur ne trup veshjet e te atit, pantallona te gjera, eshte armatosur me nje pushke gjahu duke braktisur madje edhe familjen, femijet dhe seksin. Per shekuj me radhe, ne mbylljen e madhe dhe konservative sidomos te zonave rurale ne veri te Shqiperise, te ndryshosh seksin eshte konsideruar si nje zgjidhje praktike per nje familje me pak meshkuj.

I ati i tij eshte vrare per gjakmarrje dhe ne shtepine e tyre nuk mbeti me emer mashkulli. Per kete, Pash Keqi, tashme 78 vjec, ka marre vendimin per te qene i virgjer ne jete. Ka bere gjithcka si nje mashkull i vertete, duke marre autoritetin e nje mashkulli, duke patur prane vetes edhe obligimin e hakmarrjes per vdekjen e te atit.

Ai thote se gjerat dhe ndryshimet seksuale kane ardhur edhe me pare ne Shqiperi, por tashme jane me te shumta nepermjet internetit sidomos pas rrezimit te murit te Berlinit. Ketu vajzat nuk duan te jene me meshkuj si me pare. Vetem Pash-a ka ngelur gjate 40 vjeteve i tille. “Atehere ishte mire te ishe mashkull, pasi nje femer dhe nje kafshe jane konsideruar e njejta gje”, ka thene ai me nje ze jo te forte tashme, duke u ulur me nje kembe te semure. “Tashme, grate shqiptare kane te njejtat te drejta si te meshkujve, madje jane edhe me te fuqishme. Besoj se po te isha tani do ishte me mire te isha femer”.

Tradita e betimeve dhe e virgjerise vjen e skalitur ne Kanunin e Leke Dukagjinit, nje kod qe eshte transmetuar gojarisht ne veri te Shqiperise per mese 500 vjet. Nen ligjin e Kanunit, roli i gruas eshte i ulet, duke u kujdesur per femijet dhe per te mbajtur shtepine.

Teksa jeta e nje gruaje vlen shume pak nga ajo e burrit, nje virgjereshe eshte me e mire. Nese familja patriarke vdes pa patur me pas meshkuj, grate jo te martuara ne familje, mund te gjejne zgjidhjet e jetes nga vetja e tyre. Ato betohen per virgjeri, duke marre rolin e nje burri si shefi i shtepise, transportimin e armeve, pronat dhe gjithcka tjeter te shtepise. Madje, ato vishen si meshkuj duke qene nen shoqerine edhe te jetes me shume meshkuj te tjere.

Per disa prej tyre, kjo eshte nje menyre e te pasurit autonomi, ose per te evituar nje martese te organizuar. “Te mbash virgjerine dhe te jesh e forte, eshte njera nga deshirat e ketyre grave per te qene meshkuj, duke dale madje edhe ne jeten publike”, thekson Linda Gusia, nje profesoreshe e studimeve te gjeneratave ne Universitetin e Prishtines ne Kosove. “Ka qene gati mbijetuese, ne menyren sesi meshkujt mbijetonin”.

I njohur ne familjen e tij si “Pasha”, zoti Keqi ka thene se ka vendosur te jete burri i shtepise gati ne moshen 20 vjecare, kohe edhe kur u vra babai i tij. Jane edhe kater vellezerit e tij qe kane kundershtuar regjimin komunist te Enver Hoxhes, te cilet jane denuar me 40 vjet qe pas vdekjes se tij ne vitin 1985.

Te behej burre, ka qene e vetmja menyre per te zevendesuar te emen, kater motrat e tij dhe pese femijet e tyre. Ai tashme jeton se bashku me nje famijle te madhe ne nje shtepi modeste ne Tirane. Thekson se te jetosh si burre, te lejon te debatosh edhe me grate. Ka punuar ne ndertim dhe eshte lutur ne xhami si shume burra te tjere.

Edhe sot, niperit dhe mbesat e tij, nuk kane kurajon te martohen pa lejen e “gjyshit” te tyre. “Kam qene fare i lire si burre, pasi askush nuk e dinte qe isha grua. Mund te shkoja ku te doja dhe askush nuk merrej me mua, pasi mund ta rrezoja poshte. Kam qendruar vetem me burra. Nuk di madje as te flas si grate. Nuk kam patur kurre frike”, thekson Pasha edhe pse ne kete moshe te thyer. Kur ai eshte shtruar ne spital per nje nderhyrje kirurgjikale, gruaja tjeter qe ndodhej ne te njejten dhome ka qene mjaft e tronditur nga personi qe kishte afer.

Kur vrasesi i babit te tij doli nga burgu ne moshen 80 vjecare, Pasha ishte 15 vjec. Kur ai e ka pare kete gje, per t’u hakmarre ndaj vrasjes se te atit, ka qelluar direkt edhe mbi nipin e vrasesit te babait te tij tij. “Gjithnje kam dashur te hakmerrem ndaj vrasjes se babait tim. Sigurisht qe pata dhimbje. Nipi im u vra. Por nese me vret, duhet te te vras edhe une ty”.

Ne Shqiperi, nje vend me mazhorance myslimane ne Ballkan, Kanuni eshte respektuar si nga myslimanet dhe te krishteret. Disa studiues bejne te ditur se keto ligje respektohen me teper nga vendet kryesisht te izoluara. Por theksojne se roli tradicionalist i gruas shqiptare tashme ka ndryshuar. “Gruaja shqiptare tashme eshte nje ministre dhe drejtuese e ekonomise, nje ministre e jashtme dhe e forte, e cila di te kontrolloje mire se cfare duhet bere”, ka thene Ilir Yzeiri, qe shkruan per folklorin shqiptar. “Sot, grate ne Shqiperi jane totalisht ndryshe”.

Diana Rakipi, 54 vjecare, nje roje sigurimi ne det ne qytetin e Durresit, e cila ka deklaruar se do te jete e virgjer duke u marre me kujdesin e 9 motrave, thekson se e sheh me nostalgji kohen e Enver Hoxhes. Gjate kohes se komunizmit, ajo ishte nje funksionare e larte ushtarake ne grupin e grave, duke luftuar bashke me ushtaret. Tashme sic thekson ajo, grate nuk po njohin dot vendin e tyre. “Sot grate dalin gati gjysme lakuriq neper diskoteka”, thekson 54 vjecarja Rakipi, e cila mban ne koke nje kapele ushtarake. “Gjithe jeten e kam kaluar si nje mashkull dhe gjithnje me respekt. Nuk kam pastruar asnjehere probleme, nuk kam punuar pune te renda, nuk mund madje as te gatuaj. Ka patur gjithnje nje grua qe i ka bere per mua.






Por edhe ne qytetin malor te Krujes, qe ndodhet gati 30 milje larg ne veri te Tiranes, banoret theksojne se Kanuni dhe influenca e tij ka nisur te ulet. “Grate dhe burrat thuajse jane te njejte tani”, thekson Caca Fiqiri, 60 vjecare, e cila thekson se nusja e saj e xhaxhait Qamile Stema, 88 vjecare, ne fshatin e saj eshte betuar se do te vdese e virgjer dhe si burre. “Ne e respektojme deklaraten dhe betimin e virgjerise dhe keto gra i konsiderojme si burra ne shtepi, per shkak te sakrifices se tyre te madhe. Por tashme nuk eshte ndonje problem i madh nese nuk ke nje burre ne shtepi”. Teksa shkon tek shtepia e xhaxha “Qamilit”, sheh qe ajo eshte e rrethuar nga familja e saj dhe e veshur me veshje tradicionale shqiptare dhe qeleshe.

Pasi eshte bere burre ne moshen 20 vjecare, “Qamili” thekson se mban me vete gjithnje nje pistolete. Madje ka patur raste qe eshte zene edhe me burrat. Thekson se ka bere nje betim per te ruajtur virgjerine dhe se per kete ka qene e nevojshme dhe nje sakrifice. “Te gjitha motrat e mia kane vdekur dhe jo pak here ndihem e vetme. Por nuk kam dashur kurre te martohem. Ne shtepine time kane mberritur shume vete per te ndryshuar mendjen dhe per te me martuar, por kur e kane pare se jam kthyer ne burre jane larguar menjehere”, thekson 88 vjecarja. Ajo shton se do te vdese e virgjer. Me shaka thekson se nese do te ishte martuar, do te kishte ngelur si grate tradicionale shqiptare. “Imagjinoni se c’do te thuhet per mua. Nga njera ane kam qene grua dhe nga ana tjeter kam qene burre. Me pelqen jeta ime si burre. Nuk kam asnje medyshje”.



Hermesnews©AllRightsReserved
Çdo riprodhim i paautorizuar ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.





Dërgo me email | Stampo artikullin | Artikulli është lexuar 130 here