Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 305 here

On line 65 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 884 here

On line 209 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 777 here

On line 209 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 666 here

On line 210 dite

video »

6/25/2008 3:41:08 PM

Femijet shqiptar nuk mesojne gjuhen shqipe ne Greqi

Intervista/ Jovan Mėhilli: 'Janė mbi 100 mijė (68 mijė nė Athinė) fėmijė emigrantėsh nė Greqi qė nuk mund tė mėsojnė gjuhėn shqipe. Mė shumė se 2 mijė fėmijė nuk shkonin as nė shkollat greke, ku pėr fat tė keq, njė pjesė e tyre kishte marrė rrugėn e gabuar tė lypėsave.'


Albert Zholi
a_zholi@yahoo.com


25 Qershor 2008 - Jovan Mėhilli ėshtė drejtor i Kėshillit Pedagogjik tė shkollės pėr mėsimin plotėsues tė gjuhės shqipe nė Greqi. Ai ka disa vjet qė sė bashku me shumė mėsues tė tjerė ka mundur tė hapė disa kurse tė mėsimit tė gjuhės shqipe nė Athinė. Kjo ėshtė njė nismė vullnetare, ku mėsuesit japin mėsim falas dhe si ambiente shkolle kanė pėrshtatur bėrė ambientet e shtėpive tė tyre. Para disa ditėsh ai erdhi nga Athina dhe u takua me titullarė tė Ministrisė sė Arsimit pėr ecurinė e bashkėpunimit Ministri- Kėshill Pedagogjik pėr mėsimin e gjuhės shqipe tė fėmijėve tė emigrantėve nė Greqi.

Z. Jovan kur ėshtė formatuar Kėshilli Pedagogjik i Shkollės pėr mėsimin e gjuhės shqipe nė Greqi?

Puna pėr mėsimin plotėsues tė gjuhės shqipe nė Greqi ka filluar nė 7 mars tė vitit 1998, me njė grup mėsuesish qė unė pata nderin qė ta drejtoj. Nė ato momente, ne mė shumė mėsuam pėr njė problem aktual qė ekzistonte nė Greqi, ku konkretisht mė shumė se dy mijė fėmijė nuk shkonin nė shkollat greke dhe pėr fat tė keq njė pjesė e tyre kishte marrė rrugėn e gabuar tė gėnjyer nga individė tė pandershėm, tė cilėt i kishin kthyer ata nė vjedhėsa dhe nė lypėsa dhe nėpėrmjet njė materiali zyrtar ne i ja kemi bėrė menjėherė prezent Ambasadės Shqiptare nė Athinė, Ministrisė sė Jashtme dhe Ministrisė sė Arsimit. Fakti ėshtė se pati njė reagim dhe erdhi njė dokument nėpėrmjet Ministrisė sė Jashtme, Ambasadės Shqiptare drejtuar nė emrin tim, ku u thirra nė atė kohė nė Ambasadė dhe mė ėshtė dorėzuar njė material, ku kėrkohej njė bashkėpunim. Ky ishte edhe bashkėpunimi i parė me shtetin shqiptar. Nė nėntor po tė kėtij viti 1998, unė jam ndodhur nė Ministrinė e Arsimit nė Tiranė pėr njė takim pune me njė grup pune, ku na shoqėronte edhe doktor profesor Shefik Osmani, me tė cilin i bėmė prezent ministrit shqetėsimet tona. Pata rastin qė edhe mė 9 nėntor tė atij viti tė ndodhesha me njė dokument, ku e firmosėn dy ministrat respektivisht pėr krahun tonė Ruka dhe pėr palėn greke ministri i Arsimit i asaj kohe.

Ē’pėrmbante ky dokument?

Nė njė nga pikat e kėtijė dokumenti flitet se do tė pėrmbushet kėrkesa e grupimit tonė mėsimor nė Greqi qė Ministria e Arsimit e Greqisė do tė bėnte pėrpjekje dhe do tė na krijonte mundėsitė qė ne t’i organizonim fėmijėt tanė pranė shkollave greke pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe. Pala jonė (si mėsues) mori pėrsipėr sigurimin e kontigjentit tė mėsuesve, pregatitjen e tyre pedagogjike shkencore dhe Ministria e Arsimit u angazhua qė tė na plotėsonte dhe me tekstet. Fatkeqėsisht kjo pikė nuk u realizua dhe deri mė sot nuk ėshtė realizuar. Ndėrsa Ministria jonė e arsimit ka ecur shumė pėrpara. Janė realizuar shumė pika nga ato qė kėrkoi ministria. Sot nė Shqipėri ka shumė shkolla greke. Ndėrsa Ministria e Arsimit e Greqisė nuk ka asnjė angazhim pėr kėtė problem. Kėshilli Pedagogjik u krijua nė Durrės, nė seminarin e Korrikut tė vitit 2007, ėshtė pėrshėndetur nga figura tė nderuara tė Ministrisė sė Arsimit tė Shqipėrisė dhe Ministrisė dhe Teknologjisė sė Kosovės, nga pedagogė dhe arsimdashės nga e gjithė diaspora shqiptare qė ndodheshin nė Durrės. Ne zakonisht i bėjmė mbledhjet tė organizuara tė Kėshillit Pedagogjik dhe me shumė sukses nė Mars ne mundėm qė tė realizojmė edhe seminarin e parė Pedagogjiko-Shkencor pėr tė cilėn e ndoqi me vėmendje nga fillimi dhe deri nė fund edhe ambasada jonė.

-Aktualisht kush ėshtė problemi kryesor nė Greqi pėr mėsimdhėnien ose organizimin e mėsuesve pėr dhėnien e mėsimit nė gjuhėn shqipe?

-Ne nė listat tona tė evidentuara kemi mbi 136 mėsues, tė cilėt janė me arsim tė lartė pėr ciklin e ulėt, tė cilėt kanė njė stazh prej 3-4 vjetėsh nė arsim nė Shqipėri. Zotėrojnė shumė mirė edhe gjuhėn greke, por edhe gjuhė tė huaja. Ata kanė njė nivel shkencor Pedagogjik–Psikologjik tė admirueshėm. Ne e kemi kontigjentin e nxėnėsve. Janė mbi 68 mijė fėmijė qė i pėrkasin atij cikli qė nė Greqi i thonė Dhimotiko, qė do tė thotė nga klasa e parė deri nė tė gjashtėn. Ekziston gatishmėria e tė dy palėve. Pra, pėrderisa ekziston mėsuesi dhe ekziston edhe nxėnėsi pėr mendimin tim ēdo gjė ėshtė e zgjidhur. Pengesa ėshtė fakti sepse ne na mungojnė dhe na mohojnė ambjentet dhe nė shkollat greke ne jemi pa drejtori. Edhe nė bashkitė e periferive qė jemi paraqitur na kanė thėnė se ne jemi gati t’u vemė nė dispozicion shkollat, por mjafton vetėm njė urdhėresė e Ministrisė sė Arsimit. Kėtė gjė ministria jonė nuk e ka zgjidhur dhe me sa shikoj nuk e ka dėshirėn e mirė pėr ta zgjidhur. Ne kemi njė shtrirje nė tė gjithė territorin grek gati tetė klasa i kemi nė Athinė, 7-8 klasa i kemi nė Selanik, 4 klasa i kemi nė Volos, 3 klasa i kemi nė Larisa, kemi nė Kreta, por kemi edhe nė ishujt nė skajet mė tė largėta. Nė qoftėse ne do t’i grumbullojmė kėto tė gjitha dhe tė themi se kjo pėrbėn njė shkollė pėr mėsimin e gjuhė shqipe. Afėrsisht janė 40 klasa, ku jepen mėsim nga mėsues tė specializuar dhe njė numėr mbi 700 fėmijė. Por ajo qė na pengon ne e para ėshtė mungesa e ambientet (sepse mund tė kishim edhe 200 klasa) dhe e dyta dhe qė ėshtė mė kryesorja, ėshtė se ne i kemi paraqitur kėrkesat tona vazhdimisht qė tė kemi njė qendėr qė do ta quajmė drejtori ose me njė emėrtim tjetėr dhe nuk ėshtė e vėshtirė qė qeveria jonė tė sponsorizojė dhe tė na e garantojė kėtė nė Athinė si edhe mėsueset tė kenė njė shpėrblim modest pėr punėn e tyre qė bėjnė. Unė di qė Kryeministri ėshtė shprehur pėr njė angazhim tė tillė. Ne i kemi dėrguar edhe njė letėr ministrit tė Jashtėm, ministrit tė Arsimit dhe Kryeministrit i ėshtė dėrguar njė material konkret, por faktikisht ne nuk kemi marrė asnjė pėrgjigje.

- A nuk mund tė zhvillohet mėsimi brenda shkollave publike greke nė klasa tė veēanta....?

-Ne kemi bėrė njė studim konkret. Nė Greqi shkollat janė me numra, si shkolla 48, 58, etj., etj.. Ne kemi bėrė evidentimin e fėmijėve shqiptarė dhe nuk ka shkollė nė Greqi qė ne tė mos gjejmė njė kontigjent nxėnėsish qė tė paktėn tė hapnim atje dy klasa mėsimi me 25-30 fėmijė. Kjo ėshtė njė garanci qė ne mund tė hyjmė nė kėto ambjente. Nėse do tė bėhet e mundur, programi jonė ėshtė i tillė, ku do tė hyjmė gjithmonė edhe jashtė orarit qė fėmijėt shqiptarė tė kenė mbaruar mėsimin nė gjuhėn greke. Ne mund tė hyjmė tė premten mbasdite, mund tė hyjmė tė shtunave paradite dhe tė dielave paradite dhe shumė drejtorė shkollash janė treguar tė gatshėm. Ata vetėm presin njė zgjidhje njė konsensus. Me sa kuptojmė ne, kėto kanė qenė biseda ndėrmjet dy ministrave, por asgjė nuk ėshtė bėrė me shkrim. Nėse nuk realizohet kjo ėshtė e kotė dhe Kėshilli Pedagogjik tė shpėrbėhet. Nuk mund tė punohet gjithmonė nė tė njėjtat kushte.

-Po shoqatat e tjera shqiptare a ju kanė mbėshtetur nė kėtė nismė tuajėn kaq fisnike?

-Unė vetė jam pjesėtar i njė shoqate dhe njoh shumė derjtues shoqatash. Kėto probleme janė programuar nga shoqatat dhe tė gjithė shoqatat kėtė e kanė pjesė tė programit tė tyre. Nga eksperienca dhjetėra vjeēare qė ka diaspora kėtė problem, nuk mund ta ndiqnin nė veēanti ēdo shoqatė sepse nė drejtimin e shoqatės mund tė jetė edhe njė agronom, teknik apo elektricist, kėshtu ato nuk e njohin mirė arsimin sikundėr unė nuk jam i aftė tė merrem qė tė organizoj njė ekip mjekėsor ose ushtarak. Pikėrisht ky problem ka dalė si rezultat i debateve dhe i diskutimit nė shoqata dhe lindi nevoja qė tė organizohet njė Kėshill Petagogjik qė ne nuk jemi si shoqatė, por jemi njė organizatė shkencore dhe qėndrojmė nė mes tė dy ministrive tė Arsimit tė dy vendeve. Mbėshtetja e shoqatave ėshtė morale.

-Po pėrēarjet a ekzistojnė nė kėtė Kėshill Pedagogjik?

-Pėrēarjet janė bėrė normale, por ajo qė ėshtė kryesore ėshtė fakti se ne si Kėshill Pedagogjik kemi marrė pėrshėndetjen jo vetėm tė shoqatave, por edhe tė shumė grupimeve shoqėrore qė nuk bėjnė pjesė nė shoqata, individėve, tė moshuarve, gazetarėve. Kemi dhėnė emisione nė radio nė gjuhėn shqipe (radiot greke).

Si po e propogandoni punėn dhe funksionimin e Kėshillit Pedagogjik?

Pėr kėtė janė hapur faqe tė tėra nė internet pėr shkėmbim pėrvoje. Ajo qė na pengon ėshtė indiferentizmi i theksuar i institucioneve tona nė Shqipėri. Kemi afėrsisht mbi 100 mijė fėmijė, nxėnės, gjimnazistė, paragjimnazistė studentė etj., qė mėsojnė nė shkollat greke. Ne jemi qytetarė tė shtetit shqiptar dhe sipas Kushtetutės shteti pėrgjigjet pėr shtetasit e vet. Nuk duam tė na gėnjejnė, por tė na mbėshtesin. Problemi ėshtė serioz. Pėr kėtė duhet tė punojmė dhe tė kujdesemi tė gjithė. Eshtė pėrgjegjėsi kombėtare humbja e gjihės shqipe tek fėmijėt. Heshtja ndoshta do bėjė qė njė ditė ne tė shpėrndahemi. Prandaj po pėrpiqemi dhe jemi tė vendosur qė gjuha shqipe tek fėmijėt e emigrantėve shqiptarė tė mos humbasi.






-Ē’problem tjetėr kanė emigrantėt tanė nė Greqi duke pasur parasysh qė legalizimi ndikon edhe nė shkollimin e fėmijėve?

-Javėt e fundit ndihet njė lėvizje pėr largimin e emigrantėve jo vetėm shqiptarė, por edhe tė vendeve tė tjera, por informacioni qė kam unė mund tė them qė ėshtė edhe zyrtar se do tė largohen ato emigrantė qė nuk kanė mundur dot tė legalizohen, ose qė nuk kanė mundur dot tė paraqesin dokumentet pėr t’u legalizuar. Me njė fjalė ai qė nuk i ka bėrė kėto do tė largohet. Ne dėshirojmė qė tė mos ndodhė, por kjo edhe mund tė ndodhi, ndėrsa pėr pjesėn tjetėr qė janė tė ligjėruar qė kanė marė lejen e qėndrimit ose qė presin ta marrin lejen e qėndriomit nuk besoj se ato do tė kenė probleme largimi. Por megjithatė kjo ka krijuar njė farė tensioni, njė mosbesim tek emigrantėt shqiptarė duke filluar edhe nga unė se nesėr ēdo gjė mund tė ndodhė, kėto leje qė kemi ne janė provizore, janė me njė hark kohor shumė tė shkurtėr. Fakti qė qeveria greke edhe ndryshimet e reja tė projektligjit nuk i mori parasysh kėrkesat tona, tregon se gjithmonė jemi tė rrezikuar.

Nė takimin qė patėt nė Ministrinė e Arsimit ēfarė diskutuat?

Pėr mėnyrėn e organizimit dhe funksionimit tė mėtejshėm tė Kėshillit Pedagogjik. Unė u bėra prezent edhe njėherė shqetėsimit tona. N.q.s nuk do tė gjejmė pėrkrahjen, do detyrohemi tė shpėrndahemi dhe pastaj pasojat dihen. Njė nga pėrgjigjet pozitive pėr bashkėpunim tė mėtejshėm ėshtė dhe trajimi qė do t’i bėhet 20 mėsuesve tė Kėshillit tonė Pedagogjik nė 20 Korrik nė njė Seminar specifik nė Strugė. Pashė njėfarė impenjimi, ishallah na del pėr hajėr. Problemi ėshtė shumė shqetėsues.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 57 here